E hene, 04.03.2024, 01:28 AM (GMT)

Kulturë

Octavian Mihalcea: Shenjat e interiorizimit

E hene, 01.02.2016, 07:10 PM


SHENJAT E INTERIORIZIMIT

Nga Octavian Mihalcea

Vargjet e Zonjës Cristiana Maria Purdescu zënë fill në një regjistër të vjeshtërimit  që ende nuk është shkëputur nga përvëlimet e diellzuara të stinës së ngrohtë. Hipersensibiliteti lirik manifestohet me një ashpërsi të veçantë. Mospërmbushjet e dëshirave diktojnë lëvizjet e shpirtit poetik, u nënshtrohen provokimeve të shumta. Kështusoj, tentacioni i braktisjes është fort afër. Pluraliteti i të panjohurave determinon një gjendje të konstante të pasigurisë, e prekur nga karakteri më pak i qëndrueshëm ndaj dofarë lidhjesh sentimentale: “Rrugë të përshkuara nga shirat,/ Gjethe tashmë të ndryshkura/ Dhe ne,/ Për ne çka po di?// Po flas për ty/ Dritarja dhe rruga e errët/ Një vetëtimë shkëput nga qielli/ Një copë.// Qiell, gjysmë qielli,/ Gjysmë dashuri,/ Vetëm shkretëtira mbetet e tërë/ Nga të gjitha.” (Nga të gjitha).

Fërgëllima dimërore bëhet gjithnjë e më kërcënuese. Punktualisht, Cristiana Maria Purdescu trajton edhe subjektin e thellë humanitar të aktorëve që janë shkëputur nga hapsira telurike, duke impresionuar mirësjelljen dhe vertikalitetin e keqardhjeve: “Gjithnjë e më shumë tërhiqen në varreza/ Të stolisura me trëndafila,/ Lozin në teatrin absurd të vdekjes.// Të veshur me një avull të tejdukshëm/ Vënë pjesë kaherë të perënduara, skenarë/ Të degdisur në myshk./ Nganjëherë tërhiqen/ Në shpinë të skenës dhe, të përngutshëm,/ U japin autografe engjëjve të bronztë.” (Gjithnjë e më shumë – Aktorëve të vdekur).

Pikturaliteti i poemave mban shenjat e pangatërruara të vuajtjes. Impresione të rrufeshme sjellin në plan të parë aktualitetin e zemrës së ngarkuar me një gamë përpjekjesh. Peizazhi i vlagtë bashkëpërputhet me aspektin e një problematike të brendshme, e prekur nga valët e llojllojshme të fërgëllimit. Zotërimi kthjelltësisë së gërshetuar me zymtësinë, në vargjet e Cristiana Maria Purdescu shpeshherë shndërrohet në shtesë. Hyjet e natës privilegjojnë rrethana komplekse fluide, thellësisht misterioze. Përkohshmëria sentimentale kaplon proporcione shtypëse: “Përpiqu të më kërkosh/ Në asgjësinë e shpellës platonike,/ Në pamundësinë për të dashur tjetërkend,/ Në nevojën për të qenë me mua,/ Në palumturi!// Përpiqu të më ndjesh/ Në gjakun e nxehtë/ Nga ora qetësuese e natës.// Përpiqu të më kundrosh kudoqoftë,/ Në butësinë e një hashure,/ Në krenarinë e  një kontrasti të qartësisë së errët,/ Ndërmjet selvive të të pikëlluara në varreza,/ Apo mes gjetheve.// Përpiqu të më ripërbësh/ Nga copat e së shkuarës dhe/ Aktualizomë!// S’dua të nisem në shpartallim/ Rrugëve tashmë degdisura/ Në shikime të padukshme.// Mundohu…” (Përpiqu).

Është e dallueshme edhe substanca e një patetizmi plotësues. Nganjëherë peizazhi lirik kaplon përmasa kaherë të perënduara. Për mbrojtje janë të ftuara lulet mishngrënëse që shpërthejnë thuajse nga një humnerë fantomatike e idealeve të shembura. Nokturna fundamentale, së bashku me plotfuqinë e vetmisë, determinon interiorizimin e pashkrirë të ndjeshmërisë së lartë: “Mbetu/ Qoftëse është natë,/ Vetmia nuk të mundon,/ Trishtimi s’është shtypës./ Mbetu,/ Dhimbja është dorëza që na përshtatet.” (Dhimbja është). Persiston, pa ndryshim, tentative për të frekuentuar zona thellëisht të shpirtëzuara. Poezitë e Zonjës Cristiana Maria Purdescu janë të vendosura nën një ndikim të saktë selenar, duke u realizuar kështusoj një sinkretizëm i mistershëm ndëmjet hijeve të së shkuarës dhe problematikës gjithmonë të gjallë të asaj që do të vijë.

Cristiana Maria Purdescu

U lind më 21 shkurt 1964 në komunën Negreni, rrethi i Teleormanit. Kreu Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Agrikole në Universitetin e Bukureshtit (1985); Fakultetin e Biologjisë në të njëjtin Universitet (1995). Pas një viti, më 1996 kreu Shkollën Teknike Postgjimnaziste – Grupi Shkollar i Industrisë së lehtë „Nichita StanescU2 në Bukuresht (Specialiteti Projektimi i Veshjeve).  Në ndërkohë kreu Fakultetin e Arteve Dekorative dhe Design (Specializim për Arte Tekstile – Modë), pranë Universitetit Nacional të Arteve në Bukuresht (2005). Pas masteratit në shkencat ekonomike (Menexhmenti i investimeve) me dizertacionin „Investime të huaja direkte dhe impakti i tyre lidhur me ekonomitë e tranzicionit”, mbrojti doktoratën në Arte Plastike dhe Dekorative në Universitetin Nacional të Arteve në Bukuresht, me tezën „Aksesorët e veshjes femërore – art dhe domosdoshmëri”.

Kariera: Profesore e bilogjisë në disa shkolla gjenerale dhe grupe shkollare në provincë dhe Bukuresht (1985-1996), profesor titullar i Liceut të Arteve Plastike „N. Tonitza” dhe në Kolegjin Nacional „I. L. Caragiale” në Bukuresht. Aktualisht është designer vestimentar në shtëpinë e saj të modës. Cristiana Maria Purdescu është artiste dhe anëtare e Unionit të Artistëve Plastikë të Rumanisë, me një numër të madh ekspozitash personale dhe në grup artesh dekorative, si dhe me prezantime modash në atdhe dhe botën e jashtme (1992-2015). Prezente në shtyp me artikuj të panumrët lidhur me sukseset e saja artistike,

Njëherit është poete dhe anëtare e Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë, prezente në antologji, almanake dhe fjalorë të letërsisë.  Debutoi me vëllimin „Poezi – gjeni lirik”, Bukuresht 2000. Pasojnë vëllime tjera si: „Amor&Psyche” (rumansisht-italisht), 2000; „Gjahu i hijeve”, 2001; „jeta. Një jehonë”, 2002; „Frymëmarr muzgun – Respiro il crepuscolo” (rumanisht-italisht), 2002; „vetmia e lejuar – Solitude permise” (rumanisht-frëngjisht), 2003; „Shenjtërimi i një loti – The sacrament of a tear” (rumanisht-anglisht), 2004; „Më e re me një fjalë-Più giovane d’una parola” (rumanisht-italisht), 2006; „Duke e thelluar misterin - Deepening the mystery” (rumanisht-anglisht), 2010; „Shkapërderdhja për të qenë – Wastefulness” (rumanisht-anglisht), 2013.           Cristiana është laureate e një varg çmimesh importante për poezi duke fituar gjithmonë vendin e parë (2006-2014).



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora