Kulturë
Keka: Austro-Hungaria avokate e popullit shqiptar
E premte, 29.01.2016, 10:33 PM
Austro-Hungaria avokate e popullit shqiptar
Nga Gjon Keka
Për ta njohur më thellë rishfaqejn e ekzistencës së shtetit shqiptar në nëntorin e vitint 1912 duhet njohur edhe krahun e djathtë të kësaj mundësie historike që iu dha shqiptarëve pas pushtimit barbar osman pesqind e ca vjecar,e ky krah sigurisht që nuk është askush tjetër pos Monarkisë Austro-Hungareze.është pikërisht kjo Monarki që punoj nga brenda dhe jashtë për ta ngjall ndjenjën nacionale tek shqiptarët, për t'ia nisur procesit të krijimit të një shteti të pavarur shqiptar europian dhe jo aziatik.Ky kapitull i marrdhënieve në mes të Monarkisë Austro-Hungareze dhe shqiptarëve duhet të jetë pjesë e kapitujve të vecantë të historisë së Shqipërië, duke ditur se fal kësaj Monarkie Shqipëria u shfaq sërish në hartën e saj pas një shlyerje që i kishte bërë pushtuesi barbar osman.
Tendencat e politikës turke e sllave për të mos e lënë të rishfaqet ekzistenca e shtetit shqiptar dhe bashkë me të e Shqipërisë ishin të vazhdueshme ,por ja që një nga fuqitë e mëdha europiane të asaj kohe ,pra Austro-Hungaria nuk lejonte që ky popull të harrohet(Konferenca e Londrës 1912) sërish ashtu sic ishte harruar në Kongresin e Berlinit të vitit 1878,por nuk lejonte edhe të coptohej ,pra ky vend u bë mbrojtës i cështjes së drejtë të popullit shqiptar.Kështu në këtë rast fal miqësisë dhe politikës së jashtme Austro-Hungareze Shqipërinë nuk e anashkaluan si në raste tjera,prandaj në Londër u vendos në mënyrë unanime se Shqipëria duhet të vijë në ekzistencë si shtet.
Në një Telegram që mbanë datën 1 Dhjetor 1912, Graf Berchtold ,i shkruan Konsullit të Monarkisë në Shqipëri se “ai dhe monarkia mbështesin fuqishëm Shqipërinë dhe popullin e saj i cili ka një simpati të madhe për Austro-Hungarinë duke i dhënë kështu mbështetje morale e materiale edhe qeverisë së përkohshme “në të gjitha zhvillimet e saj të mëpastajme ,qeveri kjo e cila doli me rastin e kuvendit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.(Graf Berchtold an Konsul Lejhanec in Valona, Telegramm, Wien, 1. Dezember 1912,Vide136)Këtu shihet tepër qartë se Monarkia Austro-Hungareze qëndronte në krah dhe pas vendimeve të popullit shqiptar për të qenë të pavarur dhe të lirë.Në fakt procesi politik deri të akti i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë ishte bërë në kordinim të plotë dhe me mbështetje të madhe e të pakursyer nga Austro-Hungaria si në aspektin diplomatik, politik,moral etj.Në këtë kontekst është e natyrshme të potencohet edhe kjo se pikërisht menjeher pas ngritjes se flamurit ne nentor te vitit 1912 te pranishmit prane dyerve te konsullates Austro-Hungareze kendonin dhe brohorisnin keshtu: "Rroftë Shqipëria,"„Rroftë Austria" , „Es lebe Albanien", „Es lebe Österreich".(Kommission für Neuere Geschichte Österreichs, H. Böhlaus, 1930)
Jo të rastësishme ishin këto brohoritje,zëri i popullit dëshmoj aty tepër qartë se kush ishte miku ,mbrojtësi dhe mbështetësi i aspiratave të tyre dhe kush armiku,prandaj Austro-Hungaria ishte e vetmja monarki e kohës dhe fuqi europiane që në procese vendimtare dhe historike të popullit shqiptar ka luajtur rolin e avokatit mbrojtës për lirin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas.Ndërsa me të drejtë shprehej një nga përfaqësuesit e monarkisë austriake në Shkodër se “shqiptarët duhet të mendojnë në mënyrë të qartë se ata kanë një avokat këtu.”Dhe kjo dëshmohet këtu sic edhe nënvizohet tepër qartë:"shqiptarë!(...)ne nuk kemi ardhur si pushtues në vendin tuaj, por nga nevoja për të larguar(dëbuar) armiqtë e monarkisë, të cilët në të njëjtën kohë kanë qenë gjithmonë armiqtë e juaj të betuar. Ju e dini që Monarkia Austro-Hungareze është përpjekuar gjithmonë për të ruajtur unitetin e popullit shqiptar dhe integritetin e tokës shqiptare; ..."(Österreichische monatsschrift für den Orient, Bd43,1917)
Ausro-Hungaria ka qenë edhe një faktorët e dobishëm të mbrojtjes edhe të shqiptarëve katolik në kuadër të Protektoratit të kultit ,gjatë tërë kohës sa ajo ka qenë e pranishme në Shqipëri ka kontribuar në ruajtje e qetësisë, në zhvillimin e infrastrukturës, në edukim e arsimi si dhe hapjen e shkollave të reja për mësim në gjuhën shqipe.Mund të thuhet se monarkia me punën e saj dhe mbështetjen që i bënte popullit shqiptare kishte fituar edhe simpatin e popullit.Sepse ajo nuk kishte ardh si pushtuese ,por si mbrojtëse dhe mike e shqiptarëve për ta ndihmuar në shumë sfera të jetës këtë popull të mbyllur me shekuj në errësirën e perandorisë barbare osmane.
Megjithkëtë në anën tjetër u bë cmos që të pengohet monarkia në të gjitha mënyrat si nga brenda ashtu edhe nga jashtë duke nxit armiqësi dhe kriju iluzione nga shërbëtorët e politikës turko-sllave. “Poshtu më pas ishte krijuar edhe një konfederat e shteteve sllave të ballkanit me Turqinë ,ku në të njëjtën kohë kjo tregonte tendencat armiqësore kundër Austro-Hungarisë.Për të përforcuar idenë e kësaj konfederate princi sllav bëri një vizit në Konstantinopoj.” Kjo konfederat turko-sllave kishte për qëllim të pengonte Austro-Hungarinë që të mbështeste popullin shqiptarë në rrugën e tij, në ruajtjen dhe mbrojtjen e tij.(Nr.2098, Bericht aus Konstantinopel,6 April 1910,Nr.26 A(eing.9 April.)Ausfert.)
Një nga mbretërit e Malit të Zi bënte cmos që t'i përziente kartat me Austrinë, por Austria nuk lejonte që lojën e marrëzisë ta luanin ata, meqë mbreti malazezë nuk arriti të luaj me kartat e tilla e futi në lojë kartën që kishte gjetë e ai ishte Esad Pasha fytyra e tradhëtisë dhe poshtërimit.Kështu që në maje të këtyre kartave qëndronte Esad Pasha, një tradhëtar dhe pjellë e mendësisë osmane që i shërbënte interesave të armiqëve, ku edhe u dekorua më pas nga armiqtë për tradhëtin dhe shërbimin që i kishte bërë.Por si gjithmonë tradhëtarët i vretë drejtësia dhe e vërteta dhe kjo u pa si tek Haxhiqamili më parë ashtu edhe te Esad Pasha më vonë ,por edhe tani në ditët tona haxhiqamilët dhe esadpashat do të kenë të njëjtin fat.
Por sic dihet aventurat e “shqiptarëve” si Esad Pasha dhe Haxhi Qamili çonin ujë në mullirin e politikës turko-sllve ,kështu intrigat dhe tradhëtit e Esad Pashës dhe Haxhi Qamilit e dëmtuan rëndë ekzistencën dhe imazhin e Shqipërisë ,sepse këto aventura të tyre të tradhëtive dhe intrigave rezultuan me anarki dhe moszhvillim, mosecje dhe pamundësisë që vendi të ecën në rrugën e duhur edhe pse Princ ëilhelm ëied kishte bërë mjaftë përpjekje për ta vendos rendin, ligjin si dhe vendos Shqipërinë në rrugën e saj europiane dhe me të ardhme.Kështuqë"trazirat e nxitura në Esad Pasha të cilat shpejt kishin marrë edhe karakterin e revoltave formale e vështirësuan mjaftë shumë punën e Princit ëied dhe fronin e tij,ndoshta edhe jeta e tij ishte tanim jo e sigurt për sa kohë që Esad Pasha ishte në Shqipëri."(Österreichische Rundschau, Bd 39,C.Konegen, 1914)
Megjithkëtë Austro-Hungaria arriti për aq sa kishte mundësi të bënte që Shqiptarëve t'i dhuronte një shtet të cilin e gëzojn sot, e që po të mos ishte kjo monarki shteti shqiptar nuk do të ishte i pavarur dhe i lirë nga skllavëria e pushtuesit osman.Dhe sigurisht se shteti shqiptar do të ishte edhe më i copëtuar dhe i ndarë ,por fal vendit mik Austro-Hungarisë dhe politikës së saj të jashtme si një nga fuqitë e madhe të kohës Shqipëria u mbrojtë nga grabitjet e mëtutjeshme dhe futja në pazare turko-sllave.Si më parë ashtu edhe tani Austri është një vend mik i vecantë i shqiptarëve europian, që ka luajtur rol tepër të madh si në aspektin politik, diplomatik,ekonimik etj.Por shqiptarët e vërtetë duhet të mos harrojn asnjëherë mbështetjen, ndihmën dhe mbrojtjen që i bëri popullit shqiptar dhe ekzistencës së Shqipërisë monarkia Austro-Hungareze.Në fakt si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të ndërtohet një monument i kujtesës dhe falenderimit për ndihmën e madhe që ky vend i ka dhënë popullit tonë në kohërat më të vështira të tij.Ndërsa edhe sot Austria është kontributorja e madhe e paqes, stabilitetit dhe proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar dhe kalon shtetet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.