Kulturë
Luan Kalana: Elida Topciu Janushi-artistja famoze
E marte, 26.01.2016, 09:00 PM
Elida Topciu Janushi-artistja aktore famoze e Teatrit Popullor Kombetar
nje aktore e madhe shqiptare devolleshe
Nga Luan Kalana, Florida SHBA
Te gjithe e dime se aktoret e medhenj te hollywoodit si Jon e Jim Belushi dhe kohet e fundit Eliza Dushku, me origjine shqiptare, nga Devolli e te tjere jane nga me famozet ne bote.Por pak e njohur eshte per ne, mbare opinionin shqiptar, aktorja e madhe e shquar, e talentuar, popullore e Teatrit Kombetar, ELIDA TOPCIU Janushi, nga Vishocica e Devollit.
Elida, u be teper e degjuar me komedine” Pallati 176 ” me interpretimin e rolit kryesor bashke me te madhin Roland Trebicken, Vani me Marjeten [Elida }, me ate zerin e embel e te foluri me aksent te devollit, por me shume me humorin e saj te thelle e popullor.Ajo ka interpretuar ne shume role kryesore te dramave te Teatri Popullor, duke u vleresuar me disa cmime kombetare. Elida eshte e njohur edhe per interpretimin e ne filmat artistike shqiptare ne rolet kryesore.
Eli [Elida ]u lind me 1 gusht 1953 e u rit ne nje familje te madhe me emer e me tradita patriotike dhe intelektuale ne Vishocice, Devoll..Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit, pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat, vazhdi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit.Ruaj shume kujtime e mbresa per te si komshie qe ishim por dhe si nje nxenese e shkelqyer ne mesime dhe talentuar.Edhe kur ishte ne Tiarane, ajo vinte ne fshat, e na takonte me mall e me respekt te madh.
Ajo edhe kur u rit i ruajti traditat dhe vityte e vajzave te thjeshta e te mencura devollesha por dhe te talentuara.Me pas bashke motrat e medhaja te saj dhe me dhjetra vajza intelektuale vishocare dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat, ku u shquan si pune tore te kualifikuara.Atje mori pjese ne grupin e teatri, me te njejtin rol, qe kish interpretuar me pare me grupin famos te teatrit te Vishocices, shume te degjuar ne Devoll e ne Korce.
Talentin e saj brilant si aktore e zbulon artisti i popullit Naim Frasheri, i cili u kujdes edhe per vazhdimin e shklles se larte per ahtore ne Tirane, qe e mbaroi shkelqyeshem, por me shume spikati talentii saj natyral.Behet anetare e grupit te teatrit kombetar ku shume shpejt vajze e re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama. Talentin e saj e dalluan qe nxenese me ato recitimet e saj gjithe emocinuese, me pas me tetarit e shkollesne ato vite q e drejtoja si mesues qe isha ne Vishocice., nga ku ishte dhe berthama e grupit te tearit te amtor Vishocices.
Nje vajze e re dhe e njome i besohet disa role, me te cilin e kam pasur partnere ne role kryesor ne drama “Njerz te brezt tone” e te tjere. Por shume shpejt largohet per ne Berat.vendin e saj e zene shume vaza te talentuara vishocare duke ndekur gjurmret e Elides, dhe behen aktore te talentuara me grupun e teatrit te Vishocices, te cilat perbejne disa gjenerata, e shume emra .
Elida, me keqardhje e themi se ka disa vite qe eshte shkeputur nga skena e teatrit per arsye shendetasore, por ajo eshte e pa ndare mes nesh, me ate zerin plot humor e kumbues te saj, me ato role te pavdeshme, duke mbetur nje aktore e madhe e pazevendesueshme me interpretimet e roleve te saj.
Ajo interpretoi shume role ne drama e ne filma duke filluar me filmin e pare “Brazdat, “Shoku yne Tili ”, ”Enderr per nje karige ”, ” Kush e solli Dorontinen “, " “Po vjen ai “, "Shoket te nje kuadre" me aktorin inteigjent Petraq Marjanin dhe se fundi filmin ‘La America “, te Piro Milkanit, e te tjere. Duke biseduar me shoqen e saj te ngushte e partnere ne disa role kryesore te teatrti kombetar, Pavlina Mani, bashke me regjizorin e madh Piro Mani ne New York, ata se ndajne nga goja ate duke folur per te, si njeri si nje grua e persosur dhe emacipuar ne familje me burin e me femijet, dhe shume dashur e popullore ne shoqeri, pa le nje aktore e madhe shqiptare e talentuar.
Ne nje takim me intelektualet e devollit e te korces ne Waterbury te Connecticutit ne SHBA, ku ishin te ftuar poeti Agim Shehu me banim ne Zvicer, Aktorja e talentuar e humorit Zhujeta Kulla, Komediani i madh i Shqiperise, kritiku dhe publicisti Pellumb Kulla, me banim ne New York, gjate bisedes konkluduam se Elida me koleget e partneret e vet, i perket asaj plejade te ndritur te Artisteve shqiptare, te kalibrit boteror, holliwoodianet super stare shqiptare, qe shenuan hop cilesor ne interpretimin e roleve e figurave brilante te paperseritura, ne drama e ne kinematografine shqiptare.
Per gjithcka qe permendem shkurt, me lart, mendojme se figura te tilla te artit kombetar si Elida, meritojne me shume vemedje e interes nga media dhe intitucionet kulturore te cilat i kane dhene artit e kultures kombetare shqiptare talentin e shpirtin e tyre artistik, kane bere emer duke ia ngritur lart emrin devollit, vendit e krenarise kombetare Teatrit dhe Kinematografise shqiptare.
I urojme shendet te plote dhe dite te bardha pas kesaj, e cila mbetet nje artiste aktore famoze, nderi e krenaria jone e Devollit por e mbare Shqiperise.