E hene, 29.04.2024, 06:13 PM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Limani: Teknika e kompozimit modern

E diele, 24.01.2016, 12:53 PM


TEKNIKA E KOMPOZICIONIT MODERN NË FUSHËN E MUZIKËS ARTISTIKE

(KRESHNIK ALIÇKAJ – Simfonia nr. 3. Luajtur: nga Orkestra e Filarmonisë së Kosovës)

Autori i simfonisë, kompozitori, Kreshnik Aliçkaj, me kujdes dhe respekt të vacantë për muzikën e kultivuar, i çaset teknikës së kompozicionit modern me të gjitha tiparet e qëndrueshme dhe të pranueshme, si vlera të pakontestueshme të një muzike me frymë evropiane – ku luhen veprat serioze dhe të avancuara të mizikës serioze, të kuptuar dhe të pëlqyer në kuptimin e gjithmbarshëm të artistikës…

Nga Remzi Limani

Kompozitori dhe pedagogu, Kreshnik Aliçkaj, me simfoninë e tij nr. 3 – pa dyshim na dhuroi diçka të bukur, diçka rrallëherë e dëgjuar nga kompozitorët shqipatarë, aq më tepër, kur bëhet fjalë për diçka seroze, të vendosur në katrorin magjik të muzikës artistike, e cila do përkushtim serioz, frymë dhe ndjenjë prej një mjeshtri mendjehollë të kësaj fushe tejet sensibile për tu prekur dhe vargëzuar si duhet në gjerdanin e vlerave të artit dhe kulturës kombëtare.

Mbi këtë bazë të qëndrueshme, kompozitori, Kreshnik Aliçkaj, punën e tij prej kompozitori e ka kuptuar seriozisht dhe me të njejtën frymë serioziteti i qaset krijimtarisë në fushën e muzikës klasike, e cila në vetvete ngërthen zërat e kësaj treve - zërat e dalë nga shpirti i njeriut tonë indigjen.

Tani, kompozitori respektiv, në kuptimin e një ngjarjeje të parë e të dëgjuar, jo rastësisht, duvakun e nusës së përgjakur e hap me bubullimin e tupanit, si pjesa më thelbësore e një nisme për thirrjen e kushtrimit… dhe, më pastaj, fut gjithë instrumentet në funksion me ngjyrime dhe intonacione të ndryshme, për ta kuptuar rrjedhen e ngjarjes së paramenduar dhe të ndërtuar në vepër orkestrale. Ndaj, Kompozitori, Aliçkaj, bënë kujdes, që instrumentet në skenë, katërçipërisht, në mënyrë dhe formë të qartë muzikale, të na jep një pasqyrim sa më lucid për timbrin e kulluar, pa asnjë disonancë, që mund ta prishte baraspeshën estetike të zërit dhe të interpretimit. Pra, këta dy faktorë të rendësishëm, Aliçkaj, me sukses të jashtëzakonshëm arriti t`i mbajë në një konsistencë lidhshmërie dhe konsonancë të një tërsie harmonke. Këtu pra, vepren e tij, Simfonia nr. 3 e shohim edhe si një konsolacion, që i bie të jetë një këngë ngushëllimi për të gjithë ata që u sakrifikuan për të sotmën dhe për të nesërmën tonë – qoftë e shëndetshme o Zot!

Së këndejmi, çfarëdo që dëgjojmë nga insrumentet e ndryshme të vëndosura në skenë, nga ekzekutimi dhe loja brilante e instrumentalistëve, brenda simfonisë në fjalë, ne dëgjojmë dhe përjetojmë shumëçka. Pra, në kontekstin e ekzekutimit, ne dëgjojmë shumë vaje, shumë thirrma drejtuar qiellit dhe zërin e kushtrimit gjithandej trojeve tona. Pastaj dëgjojmë trokun e kuajve të qiellit dhe bubullimat e shqyera mbi Dardani, që në të dëgjuar, çdo gjë në qiell na bëhet e vrugët nga dhembja e një kohe të vrarë. Këtë na thotë edhe vaji i lahutës edhe flauti, edhe zbutja tonale, që në fakt, autori i simfonisë, prajshëm mundohej t`i pashit gjërat me një lurtim të kënshëm, për ta mbajtur baraspeshën e dhembjes tonë shekullore. Këtë pra, veprën e komponuar dhe të gërshetuar mes tragjikës dhe artistikës, z. Kreshnik, nxjerrë në pah madhështinë e saj dhe e bënë veçane, duke e veshur me gjuhën e kërkuar muzikale, e cila ka rrjedhën kronologjike, kompozicionale moderne, e cila ndahet në disa pjesë interpretimi muzikal, krejtësisht natyrshëm pa u hetuar asnjë kapërcim i palakmueshëm tonal. Dhe, brenda kësaj mrekullie artistike, dëgjuesi hetueshëm udhëton nëpër kohë dhe shtjellat e historisë, ngjarjet nëpër kohë dhe hapësirat shqiptare. Pra, autori i simfonisë z. Aliçkaj, me kujdes dhe respekt për muzikën e kultivuar, i çaset teknikës së kompozicionit modern me të gjitha tiparet e qëndrueshme dhe të pranueshme, si vlera të pakontestueshme të një muzike me frymë evropiane – ku luhen veprat serioze dhe të avancuara të mizikës serioze, të kuptuar dhe të pëlqyer në kuptimin e gjithmbarshëm të artistikës… Tani, jo rastësisht, kompozitori i nderuar, në mes tingujve parajsorë njerrë edhe zërin e lahutës si sinonim i këngës kreshnike me motive shqiptare, sepse, i gjithë burimi i simfonisë ka rrjedhën e burimit autokton. Në këtë kuptim, simfonia nr. 3 është gatuar nga brumi i bukatorës shqiptare, nga gjëmat e një kohe të vrarë, të njerr nga Toka e Djegur dhe bloza e grurit të kallur nga barbarët jargavecë… Pra, të këndosh pa fjalë, është një mjeshtri e vaçantë dhe e theksuar në kuptimin ndijorë tek tingulli, i cili na flet për tragjikën, kushtrimin, thirrmat drejt qiellit dhe pafajësinë e një etnosi më të vjetrin në Gadishullin Ballkanik.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora