E shtune, 27.07.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Mustafë Rugova: Më ra n'mend fjala e një plaku

E enjte, 21.01.2016, 08:05 PM


Më ra n'mend  fjala e një plaku

 

Nga Mustafë Rugova

 

M'ka pas pyet nje mik i motshem,

pse ne  s'bahemi si te  tjeret (!!)

aaah sa ngusht e kam ndie veten

çka me i'thanë, e mbeta i vjerrtë.

 

Ia kthej shpinen mos t'më shihte

(gjoja m'duel mue një-farë pune)

rrenë mos t'bahet, fjala s'më dilte

me m'bet ne gryke o i'mjeri une.

 

U sjllesha kot tuj u perdredhë

per ta gjet njat t'shkreten fjalë

per At' Zot krejt ceher u bana

si s'ja g'zova ate zemer t'bardhe.

 

E zotnia, gjithë ngelet zotni

nuk te nguc pertej se duhet

te dy u bame ma zi se cungu

e lam n'rrugë fjalen e lumët!

 

Tuj e marrë veten me t'mire

(si nga lodhja ne rrugetim)

më ra n'mend  fjala e nje plaku:,

asht gjynah me ra n'deshprim!

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, Janar 2016-



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora