Kulturë
Skënder Hoxha: Zjarr Prometheu
E merkure, 20.01.2016, 07:35 PM
SKËNDER R. HOXHA
ZJARR PROMETHEU
/Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës./
Agimeve e muzgjeve shpirt i ndezur
Në unor Dukagjini tej Ylberit
Flakë Janari ku drithërinë zemrat
Flakë janari ku lëshojnë shtat ëndrrat.
Kitarë e përvuajtur në krahë muzash
Me tela të kurdisur n’Dubovik
Harfë e moçme magjepse e fashitur
Lyrë Orfeu e shndërruar në mit.
Në Flakë Janari u lind Kanjushë e Verdhë
Fluturojnë e bien Jusufi tha –
Trohat e përgjakura rrugës skamnore
Dimrave të ftohtë duke i mbledhë.
Në hartë Ilire vegim engjëllor
Me duart plot zjarr Prometeu
A është baladë profetike a këngë trimoshi
Rrugës së kalvarit Jusufi Kadriu Bardhoshi
Figura në bronz e në vargje rubaish.
Natë kobtare n’Allaman nxiu
Shtrigat hienat e moheve e pritave
Në llahtari veshur me lëkurë djalli
Thurën shëmtinë në kristale shtrëngatash
Flakë Janari u bë Fanar i pashuar.
Shifra: “PROMETHEU”