E hene, 29.04.2024, 06:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Eduard Dilo: Donika Hahmitaj dhe poezia e saj

E premte, 22.01.2016, 10:22 PM


DONIKA HAMITAJ DHE POEZIA E SAJ SHPIRTËRORE

Nga Eduard M. Dilo

Mrekullohesh kur të jepet mundësia të lexosh vargjet e poetes tashmë të afirmuar si e tillë, Donika Hamitaj. Poezia e saj është krejt shpirtërore, një poezi që të josh, sepse në vargjet e saj flet zemra e dëstinuar për të përcjellë mesazhe aq njerëzore, edukative, të domosdoshme sidomos në kohën që përjetojmë.

Në vargje ajo ka vendosur aq kuptueshëm, kaq çiltër, kaq bukur, gjithçka. Ajo edhe pse një shpirt i përvuajtur, vuajtjet nuk e kanë mposhtur, por ajo i ka mposhtur në brendësi të saj ato, dhe është formuar me karakter të lartë.

Duke u bërë e fortë, duke vuajtur ajo vetë, nuk do që të tjerët të vuajnë, por do të përcjellë vetëm mirësi për këdo... Mesazhë tejet njerëzore përcjell ajo tek poezia "Kënga Tragjike".

Është kënga që asaj i oshëtin në veshë, i futet në shpirt, kënga që këndonte babai i saj, kur vala shpirtin ta shkrumbonte, si dhe nënës që "Mbi gërmadha e mjerime, aty ku i shqyhej zemra, gjenin kohë të këndonin duke sfiduar realitetin e hidhur për të rritur plot kurajo fëmijët. Donika është e lindur poete me shpirt poetic, edhe pse ia vranë fëmijërinë e ia coptuan rininë. Në kohën që ndryshoi sistemi, shpërtheu e gjeti vetëveten, u bë ashtu siç e meriton. Me butësinë e një nëne, më ëmbëlsinë e një femre krijuese të bukur e model (jo vetëm në pamje, por sidomos në shpirt), vjen ashtu thjeshtë e pa bujë në vargje, vjen ëmbël, me një varg tërheqës e domethënës, më një poezi që kur njihesh më të bëhet domosdoshmëri e përherëshme ta lexosh. Ajo reflekton kudo mirësi, në jetën e përditshme, kudo..., natyrisht edhe në poezi:

"Përse shpirt po ligështohesh?...

Brënda meje përse shkumon?!...

... Përse shpirt me ujërat ndeshesh!...

Mos me lotin je dashuruar?...

Ndize ti shkëndijën e shpresës!

...Lër pas dete dhe oqeane,

Fluturo si zog me krahë të lira!.."

Sa bukur poetja del nga ligështimi, nga mërzitja e shpirtit, pushon lotët e "dashuruar" me to jashtë dëshirës së saj, dhe fluturon me krahë të lirë si zogjtë, si shqiponjat. Ajo është e drejtë, e vendosur drejt arritjes së qëllimit të saj, mposht gjithëçka që kërkon ta mposhtë dhe jeton e lirë në vetëvete! Sa e sinqertë, me sa shpirt të pastërt poetja zbraz "thesin e zemrës" tek shoqja me vlerë! Ajo atë nuk e ndërron me asnjë thesar: "Thesar është ajo/ shoqe e sinqertë,/ thesar mbi thesarë"- shkruan poetja.  Donika, duke qenë fisnike në shpirt, e mbrujtur dhe edukuar me frymë të Shenjtë Biblik. - Perëndia nuk kërkon asgjë nga askush, veç kërkon që këdo vetë po të mundet ta ndihmojë, t’i japë... (Poezia "Bashkë me ju o njerëz").

Varg optimist, varg plot ngjyra të bukura, plot metafora figurash, që aq këndshëm qëndrojnë si gjerdan e japin mesazhe mirësie. E tillë është poezia e Donikës, kësaj poeteshe që me vargun shpirtëror që shkruan, ushqen shpirtra të bukur. Sa shumë ajo e dashuron të vuajturën Shqipëri - edhe pse bishat na kanë ndarë- sepse një emër kemi, jemi gjithë shqiptarë! Ajo di të falë, di të mëshirojë ata mjeranë të mjerë, pra përcjell mesazhe briliante si rrallëkush...

Është nga të paktat poete që në letlrsinë tonë bashkëkohore, të këtë vargje shpirtërore, vargje që hyjnë në zemër të kujtdo që është Njeri! Plagët nuk shërohen thotë poetja, ato veniten. E vërteta është e hidhur, duam s'duam do ta pranojmë. Sa zemra kanë ndjerë dhimbje, kanë ndjerë çkulje nga krahërori, nga koha- diktaturë...! Një e tillë është Donika jonë, por ajo di të falë, të mëshirojë mjeranët e xhindosur që janë vërtetë të pandreqshëm, edhe pse kohët kanë ndërruar.

Donika shkruan qartë, saktë, me një stil të kuptueshëm nga kushdo, shkruan thjeshtl. Ajo ka gjithmonë shpresë dhë është e sigurt që drita e sfidon terrin. Me Besim të patundur tek Krijuesi, ajo predikon e reflekton duke përcjellë aq bukur e njerëzishëm të mirën. Optimizëm, oh sa optimizëm ka vargu i saj! (Gardelina ose Ankimet e Pjeshkës). "Dritë në mës të lotëve" - që në titull poezi që ka tërheqjen magjike kur e lexon: mes trishtimit lind një jetë - poetja bëhet Nënë. Nënë është gjëja më e Shejtë dhe më e Shtrenjtë, e Nëna poete – Donika, shkruan aq bukur, tamam zemër e flijuar për mirësi, nënë e dashuri!

"Sfida", një poezi sfidë ndaj së keqës, vuajtjeve Jezusianë që Ai përsëri Fal! Më shpirt e dashuri vargjet për Reimondin, mjaltin e mjaltit. "Mos luaj me zemrën" poezi që përcjrell paralajmërim për të mos bërë keq kurrë... Poezia "Nostalgji prej Nëne", e bukur sa s’ka. Aty do gjesh dashurinë sublime të Nënës, do gjesh vargun brilant ku fryma e Nënës frymon me frymën e Fëmijës edhë pse Ai është i rritur, i madhuar, i bërë Baba. Sa bukur: "frymon bashkë, me frymën tënde". Tejet shpirtërorë vargjet donikjane, aq sa të hyjnë në zemër, nuk do që libri të mbarojë, kërkon vazhdim, vazhdim akoma... Portreti i Babait, një xhevahir i gjallë në poezitë e saj: "Ti ndriçoje lart si pishtarë,/ Terri i zi dritën ta fshehu,,,/ Ta shoi prapë, s'gjeti karar! / Si skifteri pëllumbin, të shqeu...”  Donika shpirt qelibar, ndiqte vuajtjet në heshtje të të Atit dhe shkruan:

"Enden rrotull disa kujtime...

Si hije të zëza me baltë mbuluar!

Shkelin mbi vuajtje e mundime,

aty ku plagët ende s'janë shëruar"...

Nuk janë shëruar se mbartin ato "vite të mallkimit". "Sikur për ty Nënë..."një poezi shumë shpirtërore, mrekulli e gjallë që buron nga pena e saj: Nënë: - sikur të krahasoja ngrohtësinë që ke harxhuar / As dielli t’i japë tokës, më shumë nuk mund..../  Ngrohja e Nënës më e ngrohtë se diëlli i korrikut! Një gjetje tejet e qëlluar dhe e bukur kjo! Librat e Donikës "Ëndrra vrastare" dhe "Sfidat e Shpirtit" , janë libra që të frymëzojnë, të bëjnë që jetën ta shikosh më bukur dhe ta dashuroshë atë.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora