Kulturë
Drita Binaj: Një gotë verë për dolli
E merkure, 27.01.2016, 08:00 PM
Ballina e revistës Shqiptari me poeteshën Drita Nikoliqi Binaj (2016)
Drita Binaj
NJË GOTË VERË PËR DOLLI
Dhe gdhendi vargje lotësh me gëzime
Kjo më rebelon e falë pavdekësi
Në çdo çast jete.
Dhe të gjitha t’i falë Ty
Asgjë s’e ndaloj për veti
Kjo ndjenë e bukur më kaplon
Ndjehem se jam vet’ Mbreti...
Nuk dua varr as vdekje
Ku toka të më tretë
Dua të këndoj përjetësisht
O vargu im – shpirti im
Vetëm ti më mbete në jetë!
Sa herë qielli turbullohet
Më krijon tmerre jete
Sterrë lemerie tej për tej
Se humbën të vërtetat në paudhësi
E ligësi o vargu im
Morra shtegun
E mërzitur ktheva te ti!
Një gotë verë për dolli
Për të vërtetën veshur në zi
Me të mallkuarën djallëzi që
Mbretërinë e mban për mrekulli.
Ti mallkim stolisesh
Me dhimbjet e mija
Nga jetat e juaja azmati
Te engjëjt i dëbuat nga pabesia
Re e zezë kapluar ka njerzinë.
Të këndojnë me fjalë boshe
Por madhështore
Falën bukën e helmuar
Anekënd tokës arbërore
Ëndërr e tretur e vjedhur prore.