E marte, 10.12.2024, 05:18 AM (GMT)

Kulturë

Dhimitër Pojanaku: Statistika rrëfen anën e errët

E marte, 26.01.2016, 08:37 PM


Kthimi i zanafillës në numuror

STATISTIKA RRËFEN ANËN E ERRËT

(përballë vegjëlisë,ambasadorëve dhe emisarëve të BE-së)

Lindjen time,sidomos anën e errët, e kërkojne me qiri ofiqarët në  vendet e vobekta,ato diktatoriale dhe ato që duan të lulëzojnë menjëherë pas vobektësisë e të hyjnë në rradhë të qytetërime të mëdha.Do rrëfehëm ndryshe nga të tjerët,që mos u qorrolleps me pandehma.Vetë do shtroj pyetjet,vetë do përgjigjem,madje do krijoj  e ndaj edhe kapitujt si një shkrimtare e zonja.

Nga Dhimitër Pojanaku

1.Lindja e parë e djallëzuar.

Lindjen e parë të djallëzuar ,në një vend tmerrësisht të vobektë, e pata në një skërkë,të ngjizuar nga një fushar.Dalldia për fushën e kish çuar fusharin  në organet më të larta të vendit.Fushari , një ditë kalonte udhës që gjarpëronte mes maleve.I kapi syri një skërkë,një si pllajë të vogël në lugth të malit.Atje shkëlqente dielli si mbi  llamarinën e një çatie stil alpin  në pikun e verës.Pse,fantazoi fushari ofiqar,pse mos të bëhën edhe skërkat pjellore e  të japin grurë sa fushat,madje me shumë? E kështu,qeveria mbështeti apriori inde-në!Punë ditë e natë!Rridhte një si përrua  sa një gisht nën këmbët e malit,500 m vertical, larg skërkës.Pa ,që ta kisha lindjen më të lehte,më  bënë shkallë prej druri, e me kova, ngjitnin ujin si xhuxhët punëtorë...pa dha rezultat,ja kaloi fushës në kuintalët për hektar,  dhe filluan të mbillej grurë në të gjitha skërkat e vendit.Po më sillni pak ujë se m`u tha gryka.Shyqyr! Triumfi nga lindja në skërkë më bëri të shkëlqej  nëpër banderola,isha në krye të festave,kongreseve.Ofiqarët e vendit më donin,më mbanin në gji!Por nuk vajti shumë dhe skërkat filluan të më urrejne fshehur ,ndërsa fushat ,  që u bënë dembele,  që po shëndosheshin e zgjeroheshin nga rehatia aq sa  po u hynin në hise edhe fundeve të kodrave,më thurrrnin himne lavdie,më vinin kurora dafine mbi krye.Në çdo presidium unë rrija gjithmonë në mes.Keni  dëgjuar njerëz mbi tokë të urrejnë hënën e plotë?Ata të skërkave, po,sepse sapo dilte hëna e plotë,binte alarmi,çoheshin të gjithë banorët që jetonin afër skërkave dhe punonin si të ishte mesi i ditës.E dini çudinë?!Skërkat kënaqeshin më shumë me djersën e fshatarëve se me ujin e shiut,ka kripë thoshin,na trullos  e zbut edhe barin troskë,të ashpër  si heshtë iriqi.E si të mos bënin sarkazmë?Unë u thashë famë,e kur varfërinë e kap kapadaillëku , ecën revan porsi  revan si kuajt e egër në savanë.E dini ku është këtu ana ime e errët?Se katundarëve anës skërkave,nuk u mbeti askund dhjamë në trup për shkak të drobitjes,pra  rendjes pas rendimentit për haktar,pra qëllimit fisnik të lindjes sime.Vërtet këtu gabova,por c`faj kam unë se kështu i polli mendja një fushari,I cili  meqë u bë ofiqar I lartë mund të më ngjizte kollaj –kollaj?Pastaj…jo,nuk kam vendosur të flas sot për të mirat e mia,ato i dini,i dini si ngrija urat fët e fët,si një brigadë rinie sa kalonte normat,nxiste tjetrën e ura,kapte qiellin.Aty isha e pastër,pa anë të errta,kisha për lindje vrullin rinor,he,të tjera kohë,O tempera o mores”..Por le të rrimë ku jemi.A nuk ëndërronin  skërkat që sapo iI lindi  mali t`u ngjanin fushave,epo ja,u doli ëndërra! I kisha parë mbrëmjeve  tek vidheshin sa për një xhiro tek fushat, ecnin kryelartë,as I shikonin fare,thua po kalon jo nëpër një fushë të pamatë por thjesht mbi një pellgushkë? A nuk ishte parade  absurde e skërkave para fushave,a nuk ishte kjo edhe  lavdia ime?!

Përse ke afeksionin të lindësh në vendbanime të vogla,gati të panjohura,është një tjetër pyetje,ndoshta pak me spec.Nuk  është  thjesht një  trill romantik,unë mund të ëndërroj vetëm në raste të veçanta,të përcaktuara.Pastaj,kush nuk do të lindë në metropol  ngjizur brenda një barku të nginjur?!Po unë ju thashë,kam edhe anën e errët, dhe, në metropol ,sa e venë re këtë lindje, e mbytin si mackat .Se si i gjejnë fijet e më lidhin,gati më asfiksojnë, nuk e di.Ofiqarët e dinë,ata që kanë në dorë mistëret e lindjes sime padyshim që dinë edhe misteret e abortit.

(Ndërkohë që statistika po kërkontë përsëri ujë,dikush thirri ,Jo,jo, ujë asaj! Le t`I thahet e digjet gryka,sepse vetëm kështu do ja ktheje zërin që m`i morri djalit tim,fytyrën,emrin.Jo ujë, flamës, po ç`pate moj që hodhe dobiçin  në rrugicën tonë,nuk të dilin udhët e metropolit,apo t`I lidhin këmbët në nje këpucë atje,ta mbërçelnin  buçen,dashka edhe uje flama!Jo,jo, ujë asaj!Ishte një meso grua .që gjeti edhe forca të mposhte mllefin dhe t`I kërkonte ndjesë publikut kur e larguan.Uf,tha statistika,me një fytyrë të bardhe e pa ngjyrë si ekranet e kinemave verore pa u shfaqur ende filmi.Ndodhin në rrëfimet e hapura në publik, unë e mora sy rrezikun e do rifilloj.Ujin ?Po, këtu qënka,nuk e pashë nga turbullimi.Gjerbi një glënjkë e nisi shtruar e shtruar sikur azgjë të mos kish ndodhur.)

2.Kthimi I zanafillës në numuror.

Kur rrëfen në publik anën e errët padyshim është pendimi që pasi të gërric e shpon me ditë e net,sidomos natën, të shtyn drejt finales.Kot u nxitua ajo meso grua.Do dilja edhe atje.Dhe,do dal.Po dua t`u paraqes pak dekor, për tu`a bërë këtë pjesë të vështirë, sa më të lehtë në të kuptuar.

Një nga lindjet më të vështira ka qënë së fundi,më duket para afro dy vitesh.Vendi im kish kohë që përpiqej të dilte nga vobektësia ,larg gjithçaje të sistemit totalitar.Për shkak të  të memories ende të  gjallë të ish sistemeve të mëparshme,vendi  e bëntë udhën me zik-zake drejt demokracisë,në  kërkim të ofiqarë më të kulluar si udhëheqës apo prijës.Vendi kish kohë që ëndërronte të hynte në qyteterimet e mëdha.Por Evropa nuk të pranonte aq kollaj,Në Kodin penal kish kohë që rrinte si e ngrirë figura e korrupsionit në togat e zeza.Kjo figurë duhejt të dilte patjetër,të kuptohej që këtyre vendeve të vobekta, do u vinte lulëzimi duke luftuar të keqen brenda tyre e jo duke hapur kanat më kanat bankat e Europës, se kur i ke miushët  në shtëpi,sado grurë të kesh( e shihni që nuk i harrova skërkat) ai, firakset dhe hambarëve u dalin edhe dërrasat e skërmitura.

Pra ,kish erdhur koha për lindjen time.Nuk doja të lindja në pjesen e epërme të një qyteti liqenor,por ashtu rrodhi fati,ose më saktë ,ashtu e bënë fatin agjentët e mij.Se unë kam një dyzynë agjentësh,me duar sterile,të devotshëm për të më mbrojtur nga çdo dështim apo alarm për dështim.

Kur u kuptova që s`duhej ta bëja atë lindje, ish tepër vonë.Linda nga një grua që i derdhej shëndeti mbi sy,gushë,bark e këmbë si urmat blluckë.Njeriun që ndiqnim duhet patjetër ta kthenim në statistikë,në numuror.E dinim  se,sa të kthehej në statistikë,unë do i merrja atij fytyrën,zërin,dëgjimin,gjithçka,do I merrja, zanafillën.Kishim ditë që e përgjonim,e ndiqnim deri tek molla e kuqe, e përse,për t`I dhënë ca kacadhe që do kishin lebetitur edhe ambasadorët më të fuqishëm dhe emisarët e BE- për zgjerim.

Po ju mund të thoni pse togat e zeza  nuk e zbuluan intrigën,ndjekjen  që I bëri gruaja që më lindi deri tek molla e kuqe,? Eh,i keni parë ato betejat mesjetare në fushë të hapur?Perandorët qëndrojnë majë kodrës, rrethuar nga garda,vegjëlia shkon në rrathët e para e përleshet trup me trup . E pse u dashka të linin kodrën ku prej andej bëhej sehir  qetë e qetë? Fundja,ç`do humbiste liqenori,se mos kish vila,a jahte,a jaguarë,.E pashë me sytë e mia,një shtëpi kish, gjysëm prej qerpiçi  e kish e gjysëm me tulla,50 m2 në çdo kat, që po të prekje njërin mur , në rrotullim, mund të të godiste supin  muri tjetër .Po unë e bëra të pasur,me gjashtë shtëpi,që ju të Evropës mos na qortonit e na i zinit trumpetat me kashtë.Atë koteckën që u fola, e kish ndarë I shkreti në gjashtë regjistrime hipoteke,se elbete,mos zireshin fëmijapër pasuri,pasuri  zezën,thuaj!Eh,ka cene provinca,cene prej vërteti.

E kisha fjalën që nuk kish arsye që perandorët të linin kodrën e t`i përvisheshin betejës në fushë të hapur.Mos e dhëntëe zoti!Fundja unë linda ,përse të më mbytnin?Ju thashë,ish tepër vonë për të shtuar pyetjen në duhej të lindja apo jo,tepër vonë… Prit mos gaboj,kish edhe nga togat e zeza,disa që e kapën kurtjhin ndaj liqenorit,por mbetën në pakicë,i mbyti shumica.Sa zët e kam marë shumicën…

E takova liqenorin pak ditë pasi kisha lindur.Nuk artikulonte dot dy fjalë,  më thanë që kishte qënë orator,I rridhin fjalët si uji I përroit në rrëpirë ,kur duhej, por edhe si lumi në qetësi,kur duhej. Keq më erdhi por ajo që kisha bërë ,nuk zhbëhëj.Më duket ish Pashkë,unë s`jam besimtare por sikur më tha një vezë të zezë.Ndoshta ja thashë unë,ku do e gjente ai, dhe, aq më shumë të zezë.Nuk e di çfarë ngjau, por kur dola nga dhomat e paraburgimit nuk e kisha vezën, e kërkova në të gjitha xhepat,se sanati im do set  xhepash.Tani ,sa herë lind nga ana ime e erët, e rreme, më del përpara ajo vezë,është e bardhë si drita, por sa e mbështjell  me duar ,veza nxihet dhe sikur dalin  prej saj  zogj të mëdhenj,më krahë tmerësisht të mëdhenj,e fluturojnë si të xhindosur.Si thoni ,mos jam sëmurë,apo, do sëmurem?

Eh,Si tani më kujtohet,ende pa  u lindur tek rrugica e pjesës së epërme të atij qyteti liqenor,pa nxjerrë kokën  fëmija shpëtimtar para Europës ,,në vend buçitën këmbanat,mediat lëshuan fishekzjarrë,kanalet më të fuqishme televizive u ranë topave,aq sa të shurdhërve, u erdhi dëgjimi,të vërbërve ,drita,memecëve gjuha.Ende i kam në vesh ato këmbana që ranë akoma pa i`a vënë liqenorit ndër duar ato dy bylyzykët e ftohtë.E ku nuk më çuan ofiqarët e vendit, më ngrinin hoptha me ca të qeshura si prej debili,e drejt tek sallat ovale,drejt në thelb të Be.U mahnita nga podiumet,nuk kish më si ato të skërkave,nëpër vatra culture nguc e nguc,ishin podium plot-e-përplot,pushtuar nga dritat.

Në fakt kjo lindje kish tre qëllime,me sa ma rrok mua rradakja.Fundja,po bëj edhe unë pak filozofi.E para kutphet,do isha një kurban si blatim  për Evropën,e dyta,do isha një parzmore për pasunarët e vërtetë,të cilët,tani,mund të shkëlqenin me kadife florin e paligjshëm,madje mund ta shtonin pa pikë sëkëlldie.Pse?Sepse luftëtarët e korrupsionit kish çelur shtegun e dhive,atje kishte më tepër mister,më tepër krijmtari në zbulimin e skemave,më tepër intrigë.Së fundmi ,ofiqarët kish me çfarë të ngazëllenin vegjëlinë,idhtarët,të cilët tash e tutje do I donin e do punonin gjithë zell,sepse…sepse…, u kap  kobiti që vidhte mushmollat e shtëpisë më çelës kopil.

Kleçka

Po,kishte një kleçkë,pa të cilën unë nuk do isha.Unë vërtët nuk jam Sharlec Homs,por ca gjëra i di nga ekspeditat e mia kriminale.Liqenori ,në një nga kthesat,ose ulicë,siç tha e moshuara ,u përball me gruan që më lindi,në mund të quhej grua.Më dukej se në vend të farës për lindjen time ajo kish grumbulluar jo qumësht tgë prerë por helm nepërkash.Ai e shpërfilli,nuk I foli.Këtu ra alarmi,por asnjë nuk  e zuri paniku.Operacioni nuk mund të mbyllej,barku u gruas ishte gati për lindje,me pisuska e stërpisuska,me….E urdhëruan ta ndiqte liqenorin dhe ajo vraponte duke gulçuar,I hidhej gjithçka përpjetë.Ajo grua ish nga vegjëlia,zor se e ka kuptuar ose do e kuptojë  mënxyrën që po kaurdiste.Dhe ,e zuri tek porta e Mares,si tani më kujtohet kur çarku u shkreh.Po duhej kamufluar  në karta mospërfillja e liqenorit,që gruaja që më lindi ,mos kish nxitje nga agjentet,pra të ish lindje me duar sterile,siç kam përmendur diku në rrëfimin tim.Se po u pikas nxitja për të shtëntë në kurth liqenorin ,eja dëgjoje Evropën! Le qe doni të hyni tek ne do thoshin,që hiqeni kaq ëngjëllorë, por kërkoni edhe shtigje të errëta,plot djallëzi.Kërkoki të na jepni të sëmurin për të shëndoshë,qindrarkën për flori të vjedhur…Dhe në karta ,u shpik gjesti makabër ” lëvizje me kokë”.Jo,nuk kish asnjë lëvizje ,asnjë! Ju betohem me ditët e mia më të qelqta,më të gazmendura!Liqenori,të them të drejtën, nuk ja shtiu sytë e jo më t`ë lëvizte kryet  e t`I bënte shënja !Jo!Po të kesh dëshirë,kushdo,mund të arrijë në këtë vërtetësine time,mjaft të shohin  imët dhe me  sy njerëzor dosjen e liqenorit.Është goxha vërtet,por kur hyn në rreth nuk bredh dot më si peshku në det, rritesh nën kujdes,majmesh ose më saktë, të majmin.

Po ku e kam ujin?Kaq me kursim e paski?Kuçedra e ka zaptuar?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora