E marte, 10.12.2024, 11:09 AM (GMT)

Kulturë

Përparim Hysi: Ky të "shkrin"...

E merkure, 27.01.2016, 06:39 PM


Ky të "shkrin"...

Tregim shpotitës

(ish-kolegëve në Drejtorinë Arsimore, Fier)

Nga Përparim Hysi

Nga dymbëdhjetë veta që punonin në Drejtorinë Arsmore ( e kam fjalën për inspektorët që mbulonin lëndë të ndryshme në shkolla), në një zyrë të madhe punonim tetë veta. Kish qëlluar që ishim katër meshkuj dhe katër femra. Më i moshuari isha unë, se vetëm në vitet e demokarcisë kisha "basyret" që të punoja  si inspektor, se gati, mbi tridhjetë e pesë vjet, fshatrave si puna e atij "shterparit" të Naim Frashërit që nuk i qasej dot stanit. Jo vetëm që ishim katër me katër, por dhe me profil qemë pak si ballë për ballë. Femrat që të gjitha qenë të martuara dhe familjare shumë të mira. Sa të mira si familjare, aq dhe të mira si pamje. Dhe, sado që mbanin vite goxha mbi supe, po të përdorja një eufemizëm, mund të thoshe pa frikë: vesa (nënkupto vitet), nuk ka se ç'i bën betonit. Eufemizma është paksa vulgare dhe, në shprehem kështu,  kjo është pazotësia ime. Por, nga që jam pak si nusja që e bëj "kulaçin të shtrëmbër" gjithnjë dhe, nga që gjithmonë më "kanë rrahur", se them të drejtën, për të qenë i drejtpërdrejtë me koleget  e mia, që të katra ishin të bukura. Natyrisht,  në këtë "paradë" profilesh, njëra qe përmbi shoqe. Qe si e bërë me dorë dhe unë (epo të moshuarit i lejohet të bëjë dhe ndonjë shpoti), açik në vend ta thërrisja me emrin e  saj, i thosha: Ornela Muti! Epo sahanët pa kapak dhe qemë bërë aq  konfidencial, që shkëmbenim dhe ndonjë shaka pa zarar mes nesh. Po dhe në këto shakatë, dashje pa dashje, sikur ua rrëmbeva "tapitë" të tjerëve dhe njëzëri (sidomos,nga ato femrat) thoshin: Ti, Papi, të shkrin!!!

*    *   *

"Ky të  shkrin?!!!". Kjo thënie qe si thikë me dy presa, se, edhe kur e kisha seriozisht, më mbeti:- Të shkrin ti, Papi.

Tani më ndiqni me kujdes dhe më vini në kandar: të shkrij apo  të "ngrij" unë. Ulur tek tavolina ime e punës dhe çiltër fare dhe pa pikën e ndrojes, sytë ia kisha ngulur asaj: Ornelës. Edhe ajo shikonte dhe, me  që unë "të shkrija", as që e kthyer nga unë, po tek më i riu nga ne: tek  Vilsoni. Unë, sado që të "shkrij", plasa nga marazi.

Në atë kohë, sa kishte dalë në shtyp ajo "korroqyqja" që kish bërë Klintoni, President  i Amerikës. Dhe, ngaqë Ornela, nuk ma vërshëlleu, ia thirra:

" Ballë për ballë me mua

Sytë nga Vilsoni

S'të bën gjë Xhorxh Bushi

Ruhu  nga  Klintoni..."

Shpotia ime ua çoi buzën  vesh më vesh kolegëve, por mua, ama, më rroftë shpotia. Dhe vazhdova unë, si për ta "zbutur" marazin,mirë bën,- iu drejtova Ornelës,- se unë nga Mbrostar-Ura jam. Dhe më ka gjetur si ajo që rrëfente xha Loni, një nga bashkëfshatarët  e mi.

-Pse?- m'u drejtuan si njëzëri kolegët. Ç'rrëfente, xha Loni?

Dhe unë, për ta "shkrirë" pak situatën, fillova të tregoj për xha Lonin.

... Kur u bë kooperativë Mbrostari, qe fshat i vogël me gati 50-shtëpi (i kishte apo nuk i kishte) dhe vetëm tri familje (kushërinj me njëri-tjetrin, ishin orthodoksë). Kooperativa shkoi keq mos më keq dhe qeveria, për t'i ndihmuar paksa, u dhuroi disa derra. Ata ,myslimanët, jo vetëm s'e hanin mishin e derrit, po nuk i shihnin dot me sy dhe, pa dyshim, me derra shkoi një nga këta ortodoksët.  Më shqeto: Xha Loni. Kooperativa ndante me kg sipas ditëve të punës dhe vetëm, xha Loni, që ruante derrat, paguhej fiks me dyzet e pesë ditë në muaj. Vetëm ai siguronte të ardhura për familjen e të tjerët mbetën, pothuaj, me gisht në gojë. Me gisht në gojë, por gojë kishin për të folur, siç po flas dhe unë tani.

Ata:- Qysh i ke derrat, xha Loni?

Xha Loni:- Mirë të falaminderit, zotëria juaj (shponte me bodec ai).  Dhe për t'i bërë edhe më zilar ata, e  zgjaste përgjigjen enkas:- Ja, unë i ruaj, po shoqëria gëzohet!!!  Ç' të gëzuar se?!!! Bereqetin xha Loni i dyzet e pesë ditëve në muaj e çonte në  shtëpinë e tij, po qëllonte larg e larg, sidozot unë me këtë, Vilsonin.

Dhe prapë:- Të shkrin ti, Papi!!!

*    *   *

Aty nga viti 2000, unë ika  në Amerikë. Edhe nja dy-tre kolegë sosën po në Amerikë. Aty  nga viti 2010 erdha në Shqipëri, por jo për gjithmonë. Malli më kisha marr për të gjithë dhe, pa dyshim, edhe për kolegët. Kur katër nga koleget i gjeta në një klub. M'u hodhën të gjitha në qafë dhe  më puthën siç puthen miqtë  e mirë. Por që të gjitha më puthën në faqe. Unë, nga që të "shkrij", prapë e zbraza:

- Se mos u rrëshket buza dhe më puthni në buzë? Se vetëm fëmijtë puthen në faqe.

Dhe ato:- Akoma nuk i ke lënë shkatë? Të shkrin ti, Papi...

Tiranë, 25 janar 2016



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora