E marte, 12.11.2024, 02:35 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Në shtypshkronjën e braktisur

E merkure, 27.01.2016, 08:38 PM


Neki Lulaj

 

NË SHTYPSHKRONJËN E BRAKTISUR

 

Në Bukureshtin e ngohtë te Hani i  Shtegtarit

Në lagjen e mendje ndriturës Elena Gjika

Kthen një rrugicë e lëmuar me kocka guri

Një pallat i braktisur nga shkronjat e shqipes

Ende rrin në kembë e bën divan heshtja e harlisur

Ruan me fanatizëm edhe sot frymën e Rilindjes

 

Kjo rrugë dikurë dihatej, gumëzhonte e fliste shqip

Se këtu u thyen shkrojnat u botuan veprat e Naimit

Kollej ngrysej e errej nga shtegtarët korçarë tregtarë

Që i jepnin nderin shqipes shkrinin djersën me shkronja ar

Siç m’u kthyen si blanë disa të rreshkura mendime

Për Naim, Nolin Lasgushin Asdrenin dhe Eftimiun

 

Këta lotë rridhnin faqeve të murit me gurë të rreshkur

Ofshamë me dhimbje e albra prej ashklash shpirti

Mjekrra e trarëve rrjeta marimangash të zgjatura

Çerrë-çerrë një karkalec i harlisur nga zgalat e murit

Nën vargjet e Bagëti e Bujqesisë lëshon zë e sjellë mall

Këtu brenda kundërmon aroma e shqipes nëpë vite e mote

Këtu ndarjen e shekullit po e pi me një gllënjkë me lotë

 

Kjo shtëpi muze* në shpinë të godinës Karoca me Birrë

Pa mbishkrim shqip pa gjurmë veç aromë kombëtare

Këtu kohëhrat u arratisën me turravrapin e erës

E vitet shtrydhën ndërgjegjen mërgimtare

Këto dyer këto shkallë kjo kthinë e thinjur si Sharri plak

Joshin flatrimet gjuhës së arbërit me oshëtima mërgimtarësh

 

Këtu preka gjurmët e djersën me tamthat e gishtërinjve

Në këtë aureolë drite mujsha thagmës ia kishte rritë shtatin

Në katin e dytë për çudi lotonte çatija

Sytë më kullosin përmbi trarin eshkë e myshk rritur

Ja këtu dikurë u velën agimet e bardha shtegtare

Për këte bukuri përrallore në folenë e fjalës shqiptare

____

*Strada Lipscani Nr. 2

 

 

DARKË NË HANIN E SHTEGTARIT

 

Kjo mjegull me lloh bore në fund të nëntorit

Ka kapërdi  rrugët dhe Hanin e Shtegtarit

Ku dikurë takoheshin miqët e vjetër n’këtë çerdhe

Të bijve të shqipes t’zhurritur me mall mërgimtari

Sonte shtërngohen si rrupi i jetës duart e dy miqve të ri

Me rrrypin e shpirtit të mikpritjes shqiptare

 

Këtu mes pallateve që puthnin qiellin e mjegullt

Më behet se dëgjoja zërat e shqipeve të bekuar

Përfaqsuesve të shoqatatës „Drita“ të Bukureshtit

Ecë e ecë mbi buzët e lumit dhe valët e kohës

Naum Vexhilharxhi me një thes mendje atdhetari

Abetaret shqipe mbi supet e lesën e shpirtit ngarkuar

 

Në vitet e moteve të shkuara këtu te Hani

I Shtegtarit darkonin mentarët e kombi

Kohët e pamëshirshme nuk lanë gjurmë

Por patriotët lanë dhjatat e praruara me ar

Shkrime e mbresa në qendrën e rumunëve bujarë

 

Darkonin e prallmisnin ne vekun e shekullit

Mbi fatin e kombit me zjarrin e shpirtit

Burim drite me psallme murgu e ëndrra dhe lotë

Për fatin e atdheut të robëruar e lirinë e shqiptarit

 

 

TE BUSTI I EFTIMIUT

 

Agsholli i dhjetorit praron parkun e 77 mrekullive

Agsholl  dielli  i lumnuem në vlimin e shpirtit të pandehur

Shpurpurish dushkun vjeshtor me hapat e rënduar

Për kohën e pafundësisë për ta prekur bregun e njomë

Ndjej një aromë gjurmë shqiptarie nga moti i shkuar

Shklas si kalorës rrugën shqipe ku dikurë

Vitor Eftimiu  i pavdekshëm pat kaluar

 

Ec e ec dhe shtrydhë mallin e kujtimeve përbrenda

Sa herë kaloi imzot këtu pari me cigare mbi buzë

I prekur nga pesha e fjalës e mallit dhe vegimit

Të djaloshit nga Boboshtica e Korçës hallerënduar

Poeti dramaturgu publicist krijuesi i mërgimit

Kulministi i kulturës universale Viktor Eftimiu-

 

Hapëroj e tulatem nxitueshëm që ta prek kurreshtjen

Me mikun që më rrëfen për kolosët e shqipes n’Rumnani

S`ndalem sa nuk ndalen cicërimat e zogjve shpendmirë

N’parkun e bukurisë me lloj-lloj drurësh e shkurrash lozonjare

I këndon kohës kori i mirëseardhjes sime tingëllim

Shkojmë te miku i vargut që i ligjëroi epokës dhe historisë

 

Na del përpara një  burrë me një buzëqeshje të trishtë

Nga pandehuria e theu heshtjen malluese me mirëseardhje

Nga gllofkat e syve me rrodhën lotët randuar

Enden fjalët e hingëllojnë shtjellave të shpirtit

Kur pashë Vitorin me mrekullinë e artit të praruar shqiptar

Fjalët nisën të më vringëllojnë si shpata e Gjergjit krrutan

 

Pranë bronxit i preka mikut botën e hijeve

Ia zgjata dorën e ngohtë rreth qafe në shenjë përmallimi

I dhashë mall Atdheu e i mora mall mërgimi

Shpëtuan lotët e çastit si glufat e uji i gurrave të Drinit

Me tëmthat e shpirtit preka trupin e atdhetarit nga Bobashtica

Shkrimtarit tonë i takon merita  lavdimadhja

 

Aty më del përpara një pallat akademie

Që ishte zografisur emri i Viktorit Eftimiut

Heq skalpen e hap portën ngjitem shkallëve i mahnitur

Trokas në derën ka aty tuboheshin në dhomën e punës

Mendjendriturit  e Rilindjrs kombëtare rrethi i Eftimiut

Por për fat ìsh aty dera e mbyllur nga kush e di se kush

S’e pashë askend kishin ikur ne botën e hijeve s`takova njeri

 

 

PARA KONTINENTALIT

 

Rrëshqet makina rrugëve të Bukureshtit

Në këtë pasdite të strehave mjegullore

Pas shfletimit të një pasurie letrare-shpirtërore

Me poetët e pendës së agimeve të bardha

Me muzat e shpirtit të ëndrrrave shpresë mira

Ftohem për një kafe darkë magjie

E nderi në shëpinë e Ismai Qemalit

Nderë poetit nga Kosova

 

Këtu lotët prej guri më rrshqitën faqeve

Kur në  hyrje të….Kontinentalit

Na pret burri i shtetit të mëvetësisë Ismail Qemali

Rrënjët e mbjellura në tokën e huaj me gjurmë shqiptarie

Plotë me drita vezulluese n´mes kurora trëndafilash

Isa buzëqesh ëmbël mes dafinash

 

Afrohem qetë-qetë para madhështisë një heshtje e harlisur

Fjalët me bëhen gurrë bagazhe parajse me heshtjen time 

I dhuroj një minut heshtje një lumë pluhur drite meteorësh

Ma falë një buzëqeshje te trishtë dhuratë nga Kosova

Falë me shëndet të përcjellë Isa Boletini nga Bajgora

 

I bie në gjunjë burrit famoz të shqiptarisë

Për t’i berë nderin është pakë 103 vjet

Për punën e vyer e sakrificën e madhe

I ndihuar nga Gurakuqi dhe atdhetarët e degdisur

Shqiptarë nga trojet shqiptare të komunitetit atdhetar

 

Këtu lanë gjumrë shqiptarët  nëpër shekuj

Këtu frenkuentuan emrat me nam Nikollë Naço

Elena Gjika, Noli, Kuteli, Lasgushi e Asdreni

Këto relikte na shtojnë nderë hapin portat e shpirtit

Këto gjurmë histori muzës së poetit i japin jetë

Në darkën solemne të parajsës së fjalës rumune

 

 

TE PORTA E ASDRENIT

 

Sot u ndalëm në rrugën Mihail Voda Nr. 13

Me karthija shpirti që ta ndezim zjarrin

Ku ka jetuar e buruar Hymni i Flamurit

Thërras në shqip sipas zakonit

A po pret miq o Asdren burri…

 

Asnjë fjalë e asnjë zë s`shpërthen nga mbrenda

Heshtja i përngjan amfiteatrit antik mbuluar nga zezelina

Këtu paska zënë rrënje qetësia lëshoj frymë nga psherëtima

Nunuris me veten time këtu ka jetuar dikurë poeti

I degdisur nga atdheu që e mundoi dashuria

 

Muret i kishte bre koha e pamëshirësia

Teja e viteve në vetmi

Nga kjo portë doli Hymi i Flamurit

Mesha e shpirtit për gjithëshqiptari

 

Parmakët e dritareve i kishte ngrënë rribaku i erës

Këto faqe të ndritura të historisë

Se i zoti nuk ua ven më dorën

Ikën me zogjtë shtegtarë në truallin e atësisë

 

Sa mall pata ta takoja atdhetarin që e rrotoi jetën

Mbi këto shkallë guri që moti i ka rropatur këmbët

Të ulem në shkallë të dredhim cigaret

Të bisedojmë si dy shqipet maje bregut

 

Por su bë askush i gjallë

Me grinë ndienjat e flamosura

Këtu Asdreni moti nuk ka ardhë

Ka shkua ta shërojë një brengë shpirti të prangosur

 

Me këto kujtime i ktheva shpinën

At kat  shtëpie e ngarkova në mendje

At aureolë të pralmisur

Shumë të vjetër të braktisur

Ajo ish parajsë shqiptare

Kala me bedena e qendisur...



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora