Kulturë
Xhevat Rexhaj: Presidenti Rugova - koncepti për liri
E merkure, 03.02.2016, 06:44 PM
Anton Quni: Presidenti Rugova konceptet për liri, pavaresi e demokraci i ka pa të lidhura ngushtë me mekanizma dhe mënyra të shoqerive perëndimore!
Shkruan: Xhevat Rexhaj
Të dielen me 31 janar nën organizimin e Nëndegës së LDK së në Zürich, prire nga Lulzim Maliqi dhe ne bashkeveprim me Degën e LDK se Zvicër u mbajtë data përkujtuese në dhjetëvjetorin e vdekjës së Presidentit Rugova. Në përkujtim ishin prezentë edhe tre deputet nga LDK ja : Zonja Doruntinë E. Maloku, Anton Quni dhe koordinatori i LDK se për diaporë Salih Morina. Në sallën e mbushur me veprimtarë gra e burra nën intonimin e Hymnit Kur ka ra kushtrimi n`Kosovë, u mbajtën dy fjalime shumë brumore për dhe rreth figurës së Rugovës. Në emër të degës Zvicër lexoi kryetari Haki Latifi, ndërsa në emër të Kryetarit të LDK se dhe vet LDK së në Prishtinë një biografi vërtet të brumosur e lexoi Komandanti i njohur dhe deputeti Anton Quni. Të pranishmit me shumë vëmendje përcolën Z. Quni dhe me plotë mburrje duartrokiten për te. Më vonë nën moderimin e Zonjës Gonxhe Osaj u ndanë edhe mirënjohje. Z. Salih Morina Degës së LDK së i dhuroi disa cd me material burimor nga Shtëpija e Pavarësise, ndërsa për punë të çmuar në gazetari mirënjohje morën Z. Dr. Llukman Halili dhe Xhevat Rexhaj, për angazhime të duhura u vleresuan me mirenjohje: Doruntina Maloku, Anton Quni dhe Salih Morina, ndërsa si veprimtar i njohur me dekada dhe njeriu që ofron gjithnji lokalin e vet Restaurant Salmen për manifestime shqiptare u shperblye me mirenjohje Z. S. Komani dhe veprimtari Mirash Hajdaraj. Tubimi ishte shumë mire i organizuar dhe me plotë kuptimin e fjalës në nivel.