Kulturë
Demir Krasniqi: Mall për Kërçovën
E hene, 01.02.2016, 08:22 PM
SA MË KA MARRË MALLI TË SHKOJ KAH KËRÇOVA
Oh , sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Kërçova –
T’ shoh fshatrat dhe malet – këngët që ua këndova !
Oh, sa m’ ka marrë malli të dalë te Kalaja –
Me këngë flakë ta kalli nga shpirti e sevdaja !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj në Krushinë –
T’ dal në atë shpat mali, t’ këndoj për Zhubrinë !
Prej aty ta shoh Kërçovën me rrethinë
Dhe t’ia këndoj këngët bashkë me violinë !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj në Garanë –
T’ kujtoj dasmat, ndejat , bukën ku kam ngranë !
Aty ku ka lindur trim Dervish Llokaçi –
T’ vjetër e të rinj me këngë do t’ i kënaqi !
Oh , sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Shitova –
T’ kujtoj Ali Zejnën , që dikur këndova !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj kah Berikova –
T’ua këndoj në dasma , këngët nga Gjakova !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj në Mahmude –
Nga thellësia e shpirtit t’i këndoj prelude !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj në Arangjell –
T’ua këndoj traditat , njerëzit porsi engjëll !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj në Popojan –
T’ ua këndoj këngët n’ melos tropojan !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj n’ dasma t’ Reçanit –
T’ua këndoj këngët n’ melos të Deçanit !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Greshnica –
T’ua këndoj këngët s’ bashku me mezhnica !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Sërbica –
T’ ia këndoj këngën bukës që gatuan baçica !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Cërvica –
Atje ku mikpritja bahet hiq pa spica !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Leshnica –
T’ua këndoj këngët që i këndon Drenica !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj kah Jagolli –
T’ua këndoj këngët burrave t’ atij trolli !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj në Trapçindoll –
T’ua këndoj mikpritjen , sofrat me bukë boll !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj në Kolibarë –
T’i shoh ata burra që janë n’ rrugë të mbarë !
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj në Kollarë –
T’ iu këndoj mësuesve s’ bashku me shkollarë !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj n’ dasma t’ Baçishtës –
T’ua këndoj këngët me vargje t’ Gjergj Fishtës !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj në Prapadishtë –
T’ ua këndoj këngët me kuptim t’ shumëfishtë !
Oh, sa m’ ka marrë malli t’ shkoj në Drogomisht –
T’ ua këndoj mikpritjen pa hile , pa bisht !
Krenari ka toka n’ Drogomisht të Madh –
Burrave iu shndritë koka – plisat i mbajnë bardh !
Drogomishti i Vogël ka zemër të madhe –
Djemtë porsi petrita , vajzat si sorkadhe !
Oh , sa m’ ka marrë malli t’ shkoj ta shoh Tuhinin –
T’ ia këndoj nga zemra Shefki Jagodinin !
Oh, sa m’ ka marrë malli për trima t’ Uskanës –
Këngët ma të bukura t’ ia këndoj Sulltanës !
T’ shkoj ta shoh Ujëmirin , Qafën n’ atë rrëzë malit –
T’i këndoj Sulltanës, që e preu nipin e Mikajlit!
Oh, sa m’ ka marrë malli të shkoj me bilbilat –
N’ dasma të Zajazit , t’i këndoj Mefailat !
T’ i këndoj Kalosh Danit e Sadin Selmanit ,
Trimave t’ mejdanit – për Liri t’ Vatanit !
T’ këndoj Habib Kaleshin e Halim Mangupin –
Që robërinë s’e deshën , nuk duruan turpin !
Nuredin Elezin dhe Mejdin Letnikun –
Që s’ kursyen jetën për ta shporrë armikun !
Në krahët e këngës shkova kah nuk shkova –
Por, askush s’ më priti ma mirë se Kërçova !
S’e harroj Kërçovën der’ sa t’ mbylli sytë –
Se atë e dua si vendlindje t’ dytë !
Demir KRASNIQI
Gjilan, më 26.01.2016.