E merkure, 19.03.2025, 12:02 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Zyrafete Kryeziu Manaj

E enjte, 04.02.2016, 07:08 PM


Zyrafete Kryeziu Manaj

           

ÇIKË DARDANE

 

Çikë e ngjyrave Dardane

Që ditën fillon

Tek pragu i vait të parë

Aty ku loti e qeshja bashk bëhën

E vrasin hiqin

Me shpresat e mëdha

Për një diell të mbar

Me këmishën e urës së gurt

Ditës ia mbështjell brengat

Nën jastëk gjumi

Fsheh shpresën e radhës

Për ti mbet besnik fjalës

Me frymim atdheu...

 

SI ZEMRA ZANASH

 

E rrëmiha natën

Orët ia lexova

Të errëtat ia ndava

Në yllzime i shëndërrova.

 

Eca,

Eh! sa gjat eca

Në universin e shpirtërave mbeta

Tek lokemëdhat e kohës

Hieroglifet ua gëdhenda.

 

Sa të paqta ishin

Të ndiera si zemra zanash

Sa të bardha vezullime

Ashtu si nënat tona,

 

Bash si nëna ime.

RIKTHIM

 

U preha ëndërrave

Përplasur kohërave

Moteve të ngrira mbeta

Pa syrin e dritës

Pa fjalën e besës

Me rikthimin e shpresës     

 

E GJATË AJO RRUGË    

 

Sa ofshamat tona

E gjat ajo rrugë

Si përdridhet

Si vret

Si flet...

 

E gjat ajo rrugë

Sa malli i nënës

Sa loti i vajzës

Sa amaneti i varreve

Sa fjalët e të parëve

Ajo rrugë.

 

HESHTJE

 

Heshtja po ma pren fjalën

E fjala shpresën

Çdo gjë po me duket

Humbje

Humbje

Humbje

Në kët qiell gri

 

NËPËR RRUGË     

 

Rrugëve të Ekenässjös eci

Ta mbledhi

Veç pak forcë

 

Nuke di

E imja ku mbeti...

 

MALLËNGJIM*      

 

Me brumin e çështjeve tua

Nëpër duar mbeta

E zura ta gatuaj ditën një lloj

Me kujtimin për Ty.

 

Pentagramit ia shtova notat

E gazit tënd

Dhe ditën e vait e munda

Në dyluftimin që çante retë

 

Në atë shi që lotin ma përlau

Dhembjen e mbështolla me heshtje

E diellit ia kërkova rrezen

Një ta bëj me kujtimin

 

Përjetësisht në ecje

______     

*Vëllaut tim që nuk jeton më

10/06/ 2014

 

PËRTEJ LOTIT    

 

Ditët grisën

Mbi dallgët e dhimbjes

Koha përmbytët pak e nga pak

Ku vall t’ia gjej fillin ditës

Lamsh po më duket gjithëçka.

 

Pa ty o Imi, po thehet gazi

Do re të zeza mrrolat kan l’shu

Petalët po bien po thahet dhe bari

Vetëm gri, gri...

 

HAPAT      

 

Në kët mëngjes

Akull

Mbledhi hapat e mi

I bëj gur

Për mur

Her urë...

 

HAPJA E NJË KUJTIMI

 

O i imi vëlla

A e din ku e lamë fjalën

Kur gëdhendemi ditën së bashku

Për të fundit herë

 

Mblidhnim rrokjet e qeshjeve

I varnim në diell

 

Vëlla

Asaj rrugës së vjetër

Kah vreshti i arrave

Rrëmihëm dheun e terur

Se ishte tokë e jona

 

Tani vishe

Këmishë bëje

Sa hije të ka

 

MOS

 

Mos ma vraj ditën

Atdheu im

Pash qiellin tëndë

Fjalën e të parëve

Ruaju heshtjes së zezë.

 

Gjëmën e bjeshkëve

As gjakun e luftëtarve

Zap s’mund ta bëjmë

Cfar tu themi gjeneratave?!

Cka flet historia?

Në nishan mbetet

Vetem tym i zi...

 

VARGJE PAS MESNATE

 

Pse po bën hile t'i kohë
E pa kohë po më del
Po derdhesh në vajtim motrash...

Në ankth orët po i len.

 

Gusht 2015

 


Në ankth oret po i le.Numrat se prapthi do i lexoj
Aliazh me ta të ndërtojë
Eliksir sa doja të t'kem
Jetë veq jetë të dhurojë.U plasa a me plasen këta sy
E lotin tinëzisht fshehur e lash
Me buzëqeshje doja ta rrezoja ligështin
Dhe pak zemër nga e imja të t'jap.

12 / gusht/ 2015.

PARISI

 

Mbi gjoksin e kullës

Rënduar është dhimbja

Parisin e mbuloi kuja

Nata mbi gjak gjumin e bëri

Trishtim...

Marrëzitë morën rrugën e harlisjes

Mbi lotin e nënës

Fëmija gjen amshimin

Dritat humbin siluetat

Nata iu vesh territ të zi

Në Prish/trishtim...

 

E DI

 

E di

Pse heshtja flen

Aq shtruar

Në shpirtin tëndë

Heshtja që flet

Me vetën e saj

Për të ruajtur

Të dikurshmen fjalë.

 

KUR SHTERPOHET DITA

 

Sa herë shtërpohet dita
Heshtja kryefjalë mbetet
Dhe ju me pyesni
Më thoni
Pse kështu
Vrajeni orën e trishtë
Dhe lajani plagët Atdheut
Hajde më thoni
Se Lindit i lindi fati
Buzëqeshja në buzë
Të gjitha pikëpyetjet
Do t’i zmbraps
Roje diellit do t'i bëjë
E nesërmja shterp të mos vi
As Lindit mos t’i teret gazi
As mu
As ty
As atij

 

VRAJE HIÇIN

 

Po u fute në natën e shtrigave

Harroje udhën e diellit

Kujdesë së qeshin ret

Yjet zën e përleshën.

 

Po lakmove hiqin e fjalës

Shtërngatën në dorë do ta kesh

Atë hileqare

Që t’i vjedh yjet nga dora

Hirin e përleshjeve ta len zvarr.

 

Ruaju nga bet e rfet

Nuk zgjidhen t’bëmat nga rrugët në thes

Veq ëngjujt vritën...

 

Mjer ne

Që nuk ua premë rrugën

Për ta ruajt fjalën e dhënë.

 

RUANA O ZOT

 

Ju ktheva sërish

Çapitjeve të fëmirisë

E pash

Sa herë isha rrëzuar

Në rritje

Dhe kah rruga e pleqërisë

Shkojë

Sa ngritje rrëzohen në ikje

Për të parin vend

Sa gjak e rren u bënë

 

Ruana o Zot...

 

PAS NJË REVOLTE

 

Copton kohën

Grima e bëri historinë

Aty ku u mundua

Të shkruaj për veten e saj

Vjelli

Natë e ditë

Atë cka e hëngri e qiti

Bimës rrënjët nuk ia gjeti

Veq hile fali

Amanetin e ditëve

Testament la

Vetem për veten e saj

Hile, hile, hile

Krejt cka tha me këmbë i shkeli

Se lugetër ju duken

Edhe ata me të cilët

Tulla jete ndërtoi

 

Lugatja e natës në ikje

PARTITURAT E ATDHEUT

 

Mbi diellin tënd

Numroi partiturat atdhe

Gjak bëhën tastjerët

Buzëqeshja më vjen e vrarë

Rrugëve të botës

Eci me hapin tëndë

Nga pesha e mallit

Kërrusëm

Po vrahët fjala më than

U mërzita shumë

Se shekulli i ri erdhi ndryshe

Shëngjergjeve

Shelnjet s’po i varim për fat

Vet në duart tona e kemi

Sa keq

Ta vrasim mendjen bre...!

 

PSE NUK NA MBAN

(Këtyre ditëve në Kosovë)*

 

Keqas qartët koha

M’rrolat

Ato re të zeza kan lëshu

Kryqëzim i duarve

 Në gjoksin e nënave

Dhe ofshama që su ndalen kurr !

 

Gjak t’u bën ata lot loke

Hija pragut rënd i vjen

Si ikin vitet

Ndërrohen këto mote

Hallet kurr s’na lanë !

_______

*Valë e re e mërgimtarëve shqipar në vendet e huaja,

në fillim vitin e ri. 2015

 

SHPIRTËRA LAKURIQ              

 

Hijerëndë përqapen

 Rrugët e heshtjes

Tërthorazi bijen këmbanat

Vesh nuk ka

Ka vetëm hile

Gënjeshtër

Maska që bredhin

Nëpër hiqin e fjalëve

Zgërdhitje

Si lavire të vrara kohe

Për t’u servirë

Ndejave

Me lakuriqësinë

Bashk

Si vet shpirtrat lakuriq

 

SOT

 

M’dha krejt çka mujti, sot

Dielli im

Ah...!

Sa e shlirë u ndjeva.

 

Përtej tij kapërceva

Rash në blerina pa fund

Vetëm qeshje shpërndava

E lumja unë...

 

GOOD GRACE

 

Ku ike Good Grace

Në cilën rrugë

Në cilën tokë

Atdhe

Pas cilës rrënjë

Në cilën fjalë

Tingull a zë

Me mallin fola

Flas dhe sërish nuk të shof

Veq fjalëve tua

Që përzihen në kohë

Për besën folëm

Fjalën e dhënë

E kurr su pam

Asnjëherë su pam

Sall zëri imagjinat

Më tingëllonë.

 

KUSH JE?

 

Po ti kush je

Që përditë më fal

Nga një cop diell

 

Ti kush je që mi bënë roje

Orve të vona

Dhe ma ruan në gji kujtimin

 

Po ti kush je

Që zihesh e grihesh

Kur ta shkelin fjalën e lirë

 

Kush je ti

- kush

Që pa hile vargëzon mendimin

Në ditet e mprehta

Si teh shpate

 

KUR TË KTHEHESH

 

Kur të kthehesh

Mos hajde vetëm

Merr kujtimet e gjith kohës

Falja kaltërsis së qiellit

Fllad ere të shpërndajë

 

Kur të kthehesh

Mos hajde vetëm

Merr rrugët tona

Gjurmët e hapave

Shko deri në valë deti

 

Prehu në kaltërsi

 

VEÇ PËR TY

 

E ku mbete Ti

Se dita harrohet

Pa emrin tënd

Melodi e heshtur

Dashuri vullkan

Për tokën njeriun

Atdheun

E ku mbete Ti

Fjalë e prer

Nga ngjyra ylberi

Ku vesës ja pi lotin

E derdhësh për t’i zan qeshjet

Kur koha përplaset

Me vetëtimat

Sa herë i ndale

Ti bubullimat

E ku je Ti

Që luleve u fal jetë

E grindesh me brymën

Mëngjeseve

Për paqën

Dritën

Diellin

Jetën e atdheut

ANI

 

Ani

Unë do të pres

Se agu i ditës së mbar

Nis më diellin

E ti lumturia ime

Prehu në krah shqiponje

Ani unë pse bëhem

Dita jote

Ti uraganeve

Shmangëju

Dhe bëhu dita ime

Që të futësh

Në kalendarin e shpirtit

Dhe kurr mos t’më humbësh

 

MELODI E KËPUTUR

 

Ku i mbet

Asaj fjale drita

Dikur lakmi ia kishte

Ylli polar

A mos iu zurën pritat

A mos vall harrimi

Keqas ka përla

Nuk dua të mbetet

Melodi e këputur

As tingull i thyer

Mes rrokjeve të ti

Dua që ta ruaj

Shkëlqimin e kohës

Dua të mbetet

Piramidë gjithnjë

 

NË DASH

 

Në dash

Rri pa mua

Unë po ta lë peng

Fjalën e dhënë

 

Në dash

Mblidhe ditën

Këputja krahët

Veq botën mos e rrëno

 

Në dash vraje dhe diellin

Se rrezen ia ruaj unë

Në këto rrug pa fund

 

NË MUNGESË

 

Nata e humbi besimin

Fjala u pre në heshtje

Sikur akrepat

U gjenden në pikpyetje

A thua cka u bë?!

 

Ninullat u harruan

Historia aty mbeti

Tek fjala, rreshti

Rima në mungesë

As yjet nuk u pan

As hana nuk flet

Në mungesë

 

NDIESI

 

Natën ma zgjoi

Dritësia e fjalës

Frymë e pa parë

Ndiesi e rrall

 

Erdhe në kohë

Ike pa mua

Me fjalën e dhën

Besën e pa thën

 

Ma more mallin

Peng portretin

Mu ngri imazhi

Veç fjala mbeti

 

ORA IME

 

Zihet përmbrenda vetes

Me temperatur

Shkallë vëlimi

Ora ime e mbrendshme

 

Ecejakjet mashtrohen

Nëpër akrepat

Sekundari flet

Tingull nuk ka

Melodi e trisht u bart nga hija

E dimrave heshtjak

 

Në orën time

Suprina thehet

Tek liqeni ëndërrave

Pritje...

SPEKTATORE

 

Me fjalë të mëdha

Ju zu kërthiza

Natës mbrëmë

Plakat thon

Llahus qenka ora

Se u përzinë fjalë

Ato të mëdha e të vogla

 

Unë spektatore mbeta...

 

NË PRITJE

 

Ani pse nuk erdhe sot

Jetova me pritjen tënde

Në mes zërit

Tingullit

 Kujtimit

 Dhe

 U plotnova

 Me imazhin

 Portretin tëndë

 E dromcat e kohës …

 

JU TRE EMRA*

Tre emra
Tregime ylberi
Në trajtën e një hyjnie
Që vetëm ju ma dhuroni.

 

Tri universe më vete
Që i falni kuptim jetës sime
Si yllzime, fllad pranvere
Që përleshët me dhembje nëne
E triumfon me jetën e falur.

 

Për ju, si ne legjenda,
Dashuria nxjerr kuptimin e jetës
Dhe forcohet me ura bese.

 

Si do t'ia gjeja kuptimin botës
Pa emrat tuaj
Pa frymën e shpirtërave
O gjak i trupit tim
Dhembje që lëkundët gurin në ardhje
Dhe pushtuat çdo pore dashurie
Në vazhdimësi.

 

Ti Albulenë
Fushë e betejës,
Zonjë e rëndë
Pasqyrim i trimërisë gjergjiane
Në beteja s'u mposhte kurrë.

 

Mbi ty
Flatrat ngriti Shqiponja
Ajo besë flamuri
Që të mos pushtohet kurrë.

 

Eca rrugës së ndarjes
Me hallet e tokës mbi
Prehjen gjeta tek Mërgimi
Që lotin bashk e bëmë
Në ditën e lindjes
Dhe i'u falëm njëri tjetrit.

 

Heeej toka ime
Një ushtar më shumë...
Thirra
Nuk e di a më dëgjoi
Por jehona mbeti
Si valëmurë.

 

Ju emra të zemrës sime
Që dhembjet ua pi me gotën e gëzimit
Dhe rroj me zemrën prej nëne
Si ajo tek urë e shejt...

 

Ju paqa!

______

* Fëmijëve të mi, Albulenës, Shqiponjës, Mërgimit.

 

VARGJE PËR DITËLINDJE

(Tim shoqi)

 

Ti Orfeu i kohes tënde

Që vranë valën n’turbullim

Pash atë shpirt ma fal pak zemrën

Dridhërimen veq Ti ma shkrinë

 

Euridikë unë tu bëfsha

Syrit tëndë ti mbetësha vërrag

Asnjë tjetër kurr mos pafsha

Veç te Ti ta zë atë vend.

 

20 / korrik /2015

BRENDA NJË DASHURIE

 

A të kujtohët

U puthëm në të njëjat rrugë

Me të njejtat buzë

Etjen dashurore e shuajtëm

Në të njejtin krua

U përflakëm tek të njejtit yje

E zbritëm kurrizit të fatit

Me ngjyrën e gazit

Mblodhëm të gjitha kujtimet

Streh të dashurisë i bëmë

T’i shofim me një pal sy

T’i përtypim me të njejtit dhëmb

 

T’i varim në të njejtin diell

 

NË QIELLIN E LARGËT

 

Kaltërsinë tënde

Malli e vret

Dua ta gjej njëllojsinë

E ëndërrave të bardha.

 

Çdo verë

Kërkojë yllin polar

Mbretëreshën e fronit

Hanën

T’i kujtojmë bashkë dashuritë.

 

Në motët e largëta

Mblidhnim vetem qeshje

Gaze pa fund

Në atë qiell kaltrosh

Ku lartësohet dashuria

Për vet dashurit

Për jetën

Njeriun.

 

PRITMË SE ERDHA*

 

E bardhë natyra

Si zemrat e tyre

Veq bukuri

E prush përbrenda

Krejt zjarmi

Për atë dashuri

 

Ua ndjeja

Dridhërimën e zemrës

E rruga tepëre gjat

Në horizonte

I shpërndanin puthjet

Njëri tjetrit me ia dhënë

 

 Nesër do të jeni bashk…

______

*Dashurisë së t’im biri.

 

PËR TY

 

E ti

Lumturia ime

Që fshihesh

Në pragun

E atdheut

Prehësh

Në brigjet e trojeve

Shuan etjen

Me burimin e krojeve

Të tokës sonë

 Si zanë

Ruan amanetin e vatrës

Me bjeshkët kurorë blerta

Një bëhesh

Për motër ke Dorontinën

Ëndërrat ruaj mirë

Në gji

Kurrë mos mbetësha pa Ty.

 

9 Prill 2015

BOLETINI

 

A ka mall

Apo gëzim
Boletini im

E malet

Na u ndan në dysh

O baca Isë

Po malet na u ndan në dysh
O baca Is...

Dridhet historia
Në secilën faqe
Të kapitullit tënd
Shpirtërat amanetin lanë
Hija mos t'i bie fjalës...Dridhet historia
Në secilën faqe
Të kapitullit tënd
Shpirtërat amanetin lanë
Hija mos t'i bie fjalës...
Dridhet historia
Në secilën faqe
Të kapitullit tënd
Shpirtërat amanetin lanë
Hija mos t'i bie fjalës...

 

E DI

 

E di

Pse heshtja fle

Aq shtruar

Në shpirtin tënd

 

Heshtja

Që flet

Me veten e saj

Për ta ruajtur

Të dikurshmen

fjalë

 

TIVAR

 

Sa trishtueshëm
Të lozin shkronjat
Qytet..

Dridhet historia

Në secilën faqe

Të kapitullit tënd

Shpirtërat amanetin lanë

Hija mos t’i bie fjalës

  

NË QIELLIN E LARGËT

 

Kaltërsinë tënde

Malli e vret

Dua ta gjej njëllojsinë

E ëndërrave të bardha.

 Cdo verë

Kërkojë yllin polar

Mbretëreshën e fronit

Hanën

T’i kujtojmë bashkë dashuritë.

 Në motët e largëta

Mblidhnim vetem qeshje

Gaze pa fund

E ai qiell kaltrosh

Ku lartësohet dashuria

Deri në yllnaj

Për vet jetën

Njeriun.

 

PA FJALË

 

Merr dhe pak jetë

Nga kjo e imja

Pash fjalën tënde.

Duart e tua

Që kurrë s’u lodhën

Për bamirësinë

Mos mi le të ikin

Sa zemër madhe je.

 

Hajt harroje

Gjumin e përjetshëm

Munde orën e ligë.

Ah! Sa zor po më vie

Metafora ofshamave përtërihet.

O Zot, falmë pak diell

Mos t'vin veq gri këto ditë...

 

(12 /08 / 2015)

 

SYTË E QIELLIT

 

Si të ndaj

Nga vargu im

Syt e qiellit

Më bërtasin

Në çdo mbrëmje

Në agim

Veç për Ty

Ata më flasin

 

VARGU I THYER

 

E theva vargun

Katërqind pjesë e bëra

E ia fala lokës,

Bijes Rozafës, Ajkunës

Përjetësisht legjendës

Gjyshit ia vara

Në plisin e bardhë

Ta ruajë në muzeun e luftërave

Aty ku gërshetohen shpatat

Djepit ia vara në kaptell

Të lozë fëmija me rrokjet e tij

Gazin kurorë t'ia bëjë

Ti falet ditës së diellt

Lotin t'ia thajë

 

BALADË MALLI

 

Imazhi për ty

Orët grimca i bëri

Ballin ma përflaku

Yjet zjarr u bënë

Ashtu meteorësh

Balad malli

Hyrën në mua

Eeeh...!

Veç pêr ty

Shkronjat në timbër

Më shëndërrohen

E vjeshtën e heshtur

E kokërrzova

Miti i dashurisë përflakur

Nuk vdes pa jehonë

Rrënjoset thell

Në mallin latuar

Ahhh..!

E imja tokë

Falma dhe pak dashurinë tënde

Pa le të shkoj...

 

(9 / 11/ 2015)

 

FJALË E PËRFLAKUR

 

Tokën time mata

Me kilometra malli

Çudi!

S'ia gjej dot kufijtë

Me peshë loti

E peshoj

S'ia gjej dot

Thellësitë

Dhimbjet ia numëroj

Me mbrengen time

Sa fort ia gjej tragjeditë

 

ORËT M'I VERBOJNË

 

Ngjyrat vidhen

Në shumës

Të dashurit e mi

Rrugët thyhen në kilometra

Pa lëshuar zë

Dallgët e detit

Barten në furtuna

Rrebeshet

Kur përlajnë nëpër kohë

Gjakrat derdhen çuditshëm

Pa llogari truri

Kryefjalë e logjikës së përleshur

Mendja e mykur

E pa tjerrë

Nuk sheh lotin e fëmijëve

Sa keq

Dhimbjet t'i zgjojnë në këtë kohë

Gjak i njëllojtë kudo

Pamje që orët m'i verbojnë

 

PO PREKËT OFSHAMËN E SAJ

 

Eca kaluar

Për ta mbërritur

Majën e bjeshkës

Së djegur

Nga malli i nënave

Eca e eca

Me fustanellën

E bardhë

Fushën në nishan

Mbajta

Lokemëdha për Ju

Meskin

Po prekët ballin

E mallit

Të nënës

Dhe të sajën ofshamë

S'do të ndiheni të gjallë

 

UJANË

 

Ta putha ballin

Në valë

Ujanë

Valova kaltërsit

Prap në breg u puqëm

Sa shumë gërmuam

Dashuritë...

 

LOTI I FJALËS DHE BUZËQESHJA E SAJ

Poeti shëmbëllen me fshirësin e pluhurit të yjeve, sidomos kur në vargjet e tij shpërthen metafora dhe fluturimi në qiell. Shpirti, ëndrrat, heshtjet, mallëngjimet, dhimbjet, meditimet mërgimtare, dashuria ndaj familjes dhe atdheut, janë disa nga subjektet që trajton Zyrafete Kryeziu Manaj në korpusin e poezive të saj. Një nga veprat e saj (Gulçim në metaforë) strukturohet në pesë cikle: Dhoma e dënesjeve, Hija e valës, Sytë e ëndrrës, Me shpirtin në duar, Ta ruajmë kujtimin. Si e ndjen veten njeriu kur flet heshtja? Ka momente kur heshtja është një dhuratë hyjnore.

           Thonë se kur në dashuri mbizotëron heshtja, është fundi i gjithçkaje apo është vetëm fillimi! Me “paqën e shpirtit tim”, dhe në heshtje, thot autorja shkurt e shqip: ”Kishim zemrat e mbushura me dashuri”. Poetesha kërkon rrugët e zemrës, kurse heshtja është privilegj i njerëzve të matur dhe të mençur. Ka momente kur ajo flet më shumë se çdo britmë që do shkatërronte çdo gjë të bukur. Heshtja të krijon mundësi për të reflektuar dhe për të zgjidhur në kohë çdo mosmarrveshje. Heshtja është arti i mendimit dhe pragu i çdo zgjidhjeje. Ka apo nuk ka heshtja edhe anën e kundërt të medaljes? Pse jo! Po ia japim fjalën:

          Heshtja po ma pren fjalën/ E fjala shpresën/ Çdo gjë po më duket/ Humbje/ Humbje/ Humbje/ Në këtë qiell gri” (Heshtje). Përsëri parashtrojmë pyetjen Pse: ”Se heshtja/ Frymën po ma pret/ Diellin po ma zë”. (Si do të vije). Gjithmonë, në poezi, në pikturë, në muzikë, në kuptimin e njeriut, muzgu ka qenë momenti më poetik, më melankolik, apo madje, më nostalgjik i ditës. Tek-tuk, në spektrin e frymëzimeve të autores fanitet bota magjike e ëndrrave:

          ”U preha ëndërrave/ Përplasur kohërave/ Moteve të ngrira mbeta/ Pa syrin e dritës/ Pa fjalën e besës/ Me rikthimin e shpresës” (Rikthim). E inspiruar nga ora simbolike e mallëngjimit, Zyrafete Manaj u jep shprehje sentimenteve dhe mendimeve të mbështetura mbi botën që e rrethon, përmes bukurive të saj dhe diversitetit të saj të çuditshëm: ”Me brumin e çështjeve tua/ Nëpër duar mbeta/ E zura ta gatuaj ditën një lloj/ Me kujtimin për Ty// Pentagramit ia shtova notat/ E gazit tënd/ Dhe ditën e vait e munda/ Në dyluftimin që çante retë! (Mallëngjimi).

           Ja loti i fjalëve dhe buzëqeshja e tyre! Pse bre aq fshehur po vjen, pyet autorja, dhe vijnë mendimet njëri pas tjetrit, Po i japim si prozë poetike: Ditët ngrysen mbi dallgët e dhimbjes. Koha përmbytet pak e nga pak. Ku vall t’ia gjej fillin ditës. Lamsh po më duket gjithëçka. (Përtej lotit). Vargjet e Zyrafetes e krijojnë botën në mënyrë harmonike, duke i ndjerë dhimbjet, pa tendenca vetëmburrjeje apo egoizmi, pa i ngarkuar vargjet me rima klasike, duke na e dhuruar hijeshinë e botës dhe vlerat e atdheut, që janë krijuar ekskluzivisht për njerëz.  (Baki Ymeri)  



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx