E merkure, 11.12.2024, 03:13 PM (GMT)

Kulturë

Dedë Preqi: Mos i njollosni lulet e gjakut

E hene, 08.02.2016, 07:36 PM


Dedë Preqi

 

Poezi

 

MOS I NJOLLOSNI LULET E GJAKUT

 

Dikush i vrau bukuritë e kësaj toke

I vodhi dhe i mbuloj me duar xhelati,

u kërkoj borxh për përralla të vjetra

largë e më largë te miteve të pshurrta.

 

Sa herë  errët e ndriqohet qielli

Toka hap gojën  emri i tyre flet,

Qetësinë e tyre  e vrasin rrëbelët

Plagë të reja u shtojnë  mbi kocka.

 

Sa herë  rrëzohet e dallgëzohet mendja

Dikush e përqesh ëndërrën e tyre fjetur,

Aty ku rrinë gjihmonë kandilat ndezur

Aty ku nuk fiket zjarri dhe drita e jetës.

 

Mos i njollosni lulet e gjakut të mpiksur

Etjen  e pashuar t‘ua hedhni  në prush,

Peshën e vet  toka  mbi supa e shton

Mos t‘ na kafshojë mallkimi brezin e njomë.

 

KOHA NUK NA FAL…

 

Koha nuk na fal, as nuk na pret

Lulet shkunden në gjirin e vet,

Koha ecën si lumi nën urë

Etja e kallur nuk shuhet  kurrë.

 

Njerëzit pa frenj e shalojnë atin e vet,

Edhe pse ajo shagarët dikur me ne

Sa herë mendojmë t’ia dredhnim frerin

Ajo pa e kthyer kokën e vazhdon trokun.

 

E sotmja është riciklim i së nesërmës

E djeshmëja  është kohë e hargjuar,

E nesërmja e ardhme e pa parë

Të gjitha rrëshqasin me shputat e kohës.

 

Koha nuk ndalet ti arrnojmë plagët

Ajo ecën në gjitha drejtimet ikë,

Duke shënuar rrugëtimin e saj

Herë me lot gëzimi e herë me vajë.

 

Ne farkohemi në rrathët e kohës

Duke marrë sëcili nga një drejtim,

Kah dynden dëshirat tona të thella

Pas syve të saj, si zogjtë na dëbon era.

 

Koha na mëson dhe na zbutë

Ajo na edukon dhe na qorton,

Ajo na shfrytëzon deri në skaj

Për derisa duhet të jemi shërbëtorët e sajë.

 

Ajo nuk lejon të presim, apo të ngutëmi

Koha shpejton me hapa të trembur

Akrepat e saj gjithherë  punojnë

S‘kthehet mbrapa edhe kur diçka harrojmë.

 

NDOSHTA

 

Ndoshta dikund është dritë

Por njerëzit e tunelëve

Nuk e shohin.

 

Ndoshta  dikund ka diell

Por njerëzit e hijeve

Nuk e ndjejnë.

 

Ndoshta dikund ka shpresë

Për njerëzit që pyesin

Për kuptimin e jetës.

 

Ndoshta, ndoshta  unë dhe ti

Si  njerëz do mirëkuptohemi,

Çdo gjë mund ta bëjmë me dashuri.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora