Kulturë
Hasan Blakaj: Pse
E merkure, 17.02.2016, 08:14 PM
Hasan Blakaj
Pse
Pse na dënon kaq rënd
ti njëri i vendit tim
pushtetar,
vëllai im
pse na dënon kaq rënd
ti gjaku im
edhe pas kaq vitesh të rënda në mërgim
Pse na dënon kaq rëndë
ti krijesë e zotit
motit
shpifarak i kombit
ushqim i korbit
me përulje të robit
Ti jetën e do
por, edhe unë e dua
sepse, dua të jetoj,
t´ punoj e gëzoj
dhe nuk dua
që dikush të jetë përmbi mua
nuk dua, nuk dua
që bukën e fëmijëve të mi të ma marrësh mua
ta ma marrish pa djersë të ma marrish
vetëm se ke forcën
duke më shfrytëzua
e unë në punë të rënda duke u përvëlua
Paj, nuk dua ,
të më përbuzësh
të ma vësh taksen
në derë të shtëpisë
me vese të liga të hajnisë
pa e shkelur mirë
token e Shqipërisë.
As nuk dua
që fëmija im
ta përjetojë neverinë
kur aq shumë i fola unë
për kombin e Shqipërinë
O si nuk po e sheh
sa më ke largua
me dashje nuk m´ ke afrua
për një trasë të qelbur
që e ke grabitur për vete
familje e shokë
tërësisht je tjetërsua
po ti
me largon e largon
kur loti I nënës edhe gurin e shpon
ku malli për ty zemrën ma lëndon
e ti harron
harron gjakun ndër deje të t´ët at
që lëngon i sëmur
në të moçmin shtat
O si nuk po e shesh
verbërinë materiale
që të ka ngulfatë
o rob i ngratë
he, ti paq uratë
kërko shpëtim ke natyra, apo thjeshtë zoti
unë po të këshilloj
vetëm ai, ndoshta mund të t ‘ndihmoj
Hasan Blakaj
Stockholm 16shkurt 2016