Kulturë
Pal Neçaj: Gra dëshmore të Nikaj-Mërturit
E hene, 15.02.2016, 07:22 PM
GRA DESHMORE TE NIKAJ - MERTURIT
-Poezi nga Pal Neçaj, NY, USA-
Lavdia e juaj, legjëntare heroina,
na ndritë rrugën sa të jetë jeta.
Në shkronja t'arta u ruan historia,
amanet jeni, për nipa dhe mbesa...!
Nikaj – Merturi që nga lashtësia,
asnjë pushtuesi s'ju ka nënshtrua,
lum u derdhë gjaku, kryenalt' krahina,
n'altar nderi mbetën burrë dhe grua.
Gruja ngjeshi armët e trimnisë,
ajo gjindej n'llogore për krahburrit,
thyekan'qafën hordhit'osmane, krajlitë,
edhe nga heroinat e Nikaj – Merturit.
Razë Ramja e shekullit XIX-të
ashtu si Nora, zana e Kelmendit,
lavdia e saj lartësohet përjetë,
heroina në mbrojtën e vatanit
zorrët ja hapi oficerit Sulltanit.
Lapidar thënja nga Lulë Merturja,
thirrja e saja porsi zanë bjeshke:
“...Për amikun pushtues,
barotin të thatë, e mbushur koburja,
të lira këto Alpe ose në vdekje..”!!
Kushtrimit kundër gjeneralit Stambollit,
I pari pergjigjët Liku, i vetmi djal,
- ndaleni, o Nanë shtyllën e trollit,
- jo! tha viganja malësore,
nankambën e huaj, s'dua djalin gjallë!!.
Del Palinë dhe ktheje n'shtëpi Liku,
“ ...jo më mirë djali dekun, qiri fikun,
se robi i turkut, frikacak i koritun...”!
Si Lonidha luftoi, yll trimrie mbeti,
Palina dhe Liku kurrë nuk vdesin,
në memorje t'brëznive, trashëgim mbesin.
Lula dhe Zoja, te guri i Murgut
deri në Stamboll zëri u ka shkuar,
bukë e barot çonin herojve malësor',
të cilët thyen turpshëm pasha Durgutin.
Të gjalla i dogji si Xhordana Brunën,
në Kodrat Palçit janë përmëndore.
Motra e Lulit si rrufeja,
lufton për vëllan “Nëmcja” ia treti,
tre plumba spiunit, ikur nga besa,
dhurat'në gjoks judës pandjënja
se motra e vetme, pa vëlla mbeti.
Linë Ukcama si shqipja e malit,
“nëmcelive” ja u ka bërë benë,
nuk durojmë zaptues të vatanit,
shqiptarët, mbi gjithçka, kan'atdhen.
Rroku armët luanesha zëmërguri,
austro-hungarezve për fushë u doli.
i lau në gjak, kjo zanë Merturi
e tretën fizikisht, (m'shumë lavdi mori),
në kujtesë mbetët, sa të rrjedhin lumi.
Kadë Beqirja si “Ora e Kakisë”
hordhive zogiste s'u është nënshtruar,
me pushkë n'dorë pranë djalit dëshirës,
xhandarë kan'vra dhe kanë plaguar,
nëna me djalin janë yje të pashuar...!
Lavdia juaj, legjënda heroina,
na ndritë rrugën sa të jetë jeta,
në shkronja t'arta u ruan historia,
amanet jeni, për nipa dhe mbesa:
Sa të jetë moti, dheu dhe guri,
gjithëkrenari do të ju kujtojnë
Nikaj – Merturi.
----------
Nga libri poetik "Flas me Vendlindjen"