Kulturë
Ksenofon Dilo: Nëna shqiptare në prag lavdie
E hene, 15.02.2016, 08:53 PM
Bije Zagorie dhe e Dhembeit bijè!
NENA SHQTPTARE në prag lavdie do rrijë!
Ja tek shkoj në fshatin tim,Ja po del dhe ai,
Thua mua priste vallë,q'u rëmbush si me magji
dritë e këngë edhe diell,aromë lulesh gjithandej
ngjyrat e pranverës kush t'i veshi ,pse?
Apo unë shoh me mall,gjithsa kisha ëndërruar
apo janë një mirazh para syve të malluar?
thua bjeshka u stolis,dhe Dhembeli kokëbardhë
Sheperin e hijeshuan,Sheperin në dorë ma dhanë,?
të stolisur e të bukur gjithë dritë ,gjith aromë,
porsi dhëndri i gëzuar që në dasmë të tij shkon,
E ! O Sheper sa të dua, sa mall kam sa dëshirë
T'i ngjitem Dhembelit të marr malin përpjetë
Rrugën me sy mbyllur e di jo veç njëherë aty kam shkuar
aty lart ku janë retë,sa herë në djalërinë time kam kaluar
në kokën e tij të bardhë të ulem t'i them dy fjalë!
Unë e di se me Dhembelin,flisnin burrat er rrallë.
Ishte ai që lartësinë edhe forcën ja u jepte!
Pa ju thoshte me oshëtimë:Bij mësoni se dhe unë,
Kam një zemër shumë të madhe sa gjith zemrat tuaja bashkë
mos u tutni, jam me ju,një pushkë ju e dhjetë u...
Dhe kur fliste bubullonte,porsi dimri i egërsuar
dhe kur fliste mbante fjalën me jehonë duke gjëmuar
Mua vallë do të pranosh, të flasësh dhe me mua,
Mali i lartë legjendar shok i halleve gjer në thua
Se kam ardhur edhe unë,Jo me krisma por me fjalë,
Zemrën tënde ta lëndoj fjalën tënde me zjarr kërkoj
Se erdha e nuk mundem në shtëpi të shkoj
Nga maja jote e lartë Pragun e vështroj!
Shoh se i përgjakur është akoma ,
Shoh e ndjej se plaga hapet e rrjedh gjak,
Mëmën time të shkretë, shoh akoma në prag
Thuamë është e vërtetë ,është tmerr kjo që më kap?
o ti mal i lartë ti që luftat njohe
ti që me hijen tënde bijtë i mbulove
ti që pas betejash edhe në gji i more.
thuamë të lutem kjo është dobësi?
a nuk kam të drejtë a nuk jam një shpirt
që me mall e dhimbje humbjen e nënës sime
nuk mundem ta shqit,nuk mundem ta harroj
.Si në shtëpi të shkoj?pragun e përgjakur, si do ta kaloj?
Pse më vunë urë, trupin e pajetë të mëmës sime të mirë
Më mbyllën shtëpinë në folenë e ngrohtë
Ku gjeja veç dritë e dashurinë e mëmës
trupin e saj të brishtë,pse ma vunë pritë?
Ti o mal i shtrenjtë Ti që mirë na njeh,
ja më thuaj të lutem a nuk kam të drejtë?
Zemra të më ligështohet a nuk kam të drejtë
Që akoma shoh në prag të konakut,Trupin e pajetë?
Kokën mos e ul se tek ty ndaj erdha
desha që tek ty zemër përpara të merrja
Por dhe ti u nxive edhe ti përsëri. tmerrin
në jehonë e ktheve në të fuqishme breshëri!
. Ishte dhimbja për Kaliopin,që tek ngjitej malit,
me këngë në gojë e në dor çorrapin.
Hapi i saj i rëndë hapi burrëror
sos nuk ishte grua,por një trim i rrallë
Se ishte nga Dilot nuse soj krenarë
Se që e vogël e brishtë kishte njohur forcën
që ka sheperjoti në gji forcën tënde mal
Forcë që të lidh e të burrëron të mos njohësh frikën të mëson
Mos ishte e thjeshtë nuse në Dilo të ishe!
Ti mal sa mirë këtë e di ,por, O mal, o mbrojtës.
Qysh na e vranë katilat qysh k'të dhimbje ma mbollën
e ajo veç rritet madhohet e na dërmon me tmerr na mbulon
.
Akoma e dëgjoj si të isha aty,kur katilët e torturonin:
ajo duke i parë drejt në sy,u hakërohej kur librat
e babajt preknin me ato duar të fëlliqura
--Mos i prekni!Janë të Ilias,Janë të të gjithëve!..
Por katilat të hakërruar,ato fjalë kur dëgjuan
dhe e ndjenë se të gjithë , veç tyre,ishin të privilegjuar
të kishin librat të kishin diturinë, injorantët me kafshëri
mbi një grua u lëshuan fjalët tja ndalonin,me acid e përvëluan...
Po a digjet e vërteta mor të shuar,A mbulohet ajo me krime
A se dini që ajo me gjak mëkuar,Del ashtu e ngrihet lart
Nuk e dini se vetë krimi,do të zbythej e do fshihej
trimëri dhjetë bisha treguat,një grua të vetme për të vrarë?
Po ku jeni tani vallë,duke përgjuar sigurisht!
Se shpirt nuk keni,se djalli ja u ka marrë
Ç'kini frikë, përse trembeni?Ajo që bëtë nuk kishte logjikë
ishte çmenduri.ishte dora komuniste që nuk njihte mëmësi!
Kishit në mendje të shuanit një jetë, por ndezët një pishtar të ri!
Ndezët një zjarr ku do të përvëloheni në përjetësi
Se krimi nuk fshihet se lakuriq përpara do tju dalë
ju edhe brezat tuaj me turp do t'i mbulojë kurrë sdo keni qetsi!
Po shkoj , o mal, po shkoj,pragun e derës të kapërcej!
I sigurt jam se shpirtin e mëmës Aty në vatër do ta gjej!
Aty ku më priste gjithmonë me aq shumë dashuri,
pranverë ishte a dimër apo verë a vjeshtë me shi!
Papritur përpara vendi u mbush lule trëndelinë
Mali më solli aq shumëe duke më përshëndetur me jehonën
e këngës se bilbilave , mblidh trëndelina-më tha
mblidhi të gjitha, e me 'to mbuloje pragun që të ndrijë!
Të ndrijë e të lulëzohet , janë për MËMË , gjeraqinë!
Hajde shko tani-më the, e mos harro se karshi e kam
e se gjithmonë e vështroj, Askush nuk mund ta prekë!
Është pjesë e imja si të gjithë që luftuan për këtë tokë!
Shko o bir, dhe mos harro! Kur mall e dhimbje të ndjesh
Ne jemi këtu të gjithë një mal , një këngë një jehonë
Një gji plot me trëndelinë , për vendin ku qiellin përshkon
E lirë e dlirë fluturuese NËNË SHQIPTARE , GJERAQINË !
Ksenofon M. DILO