E shtune, 27.07.2024, 02:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Preqi: Mos thuaj Kosovë se mbarova

E enjte, 18.02.2016, 07:47 PM


Dedë Preqi

 

(popullore)

 

MOS  THUAJ KOSOVË SE MBAROVA

 

Mos thuaj Kosovë se mbarova

Gjitha dëshirat  t’i  plotësova,

Një ma të mirën pavarësinë

Kush po ta prish sot qetësinë?

 

Po, po o lum zotëria

Shumë e mirë është kjo pavarësia,

Por, kjo nuk pihet, as nuk hahët

Pa e ujitë pakëz edhe lulja thahet.

 

Mos  thuaj Kosovë se mbarova

Gjitha këto rrugë për ty i mora,

Kam dhënë rininë, kam dhënë gjakun

E ti sot nuk po ma jep hakun.

 

Po, po o lum zotëria

Por, ju me mu po lozni si fëmija,

Akoma në trup më kullojnë plagët

Dikush po mburret e tjetri po jargët.

 

Mos thuaj Kosovë se mbarova

Ndër gjitha vendet ty të zgjodha,

Sot e ke shtetin, Kushtetutën e re

Dhe nuk je e kënaqur, çfarë halli ke!

 

Çfarë të thëm o, lum zotëria

Po i keqpërdorni vlerat e mia,

Kushtetutën e kanë bërë lodër

Kush më i pari po arrinë në kodër.

 

Edhe ligjet i kanë bërë lastik

Korrupsionin e kanë zënë mik,

Drejtësia  figuron vetëm në letër

Ndërsa krimin e kanë bërë vepër.

 

Si  t’thuash se punët nuk janë keq

Më okpuan e sunduan dreq mbi dreq,

Sot më nëpërkëmbin gjarpinj e hardhuca

Që bashkëpunojnë me çakaj e dërguca.

 

Po më plas zemra, tinëz e ashiqare

Kur me tokën time po bëjnë pazare,

Deri kur të duroj kështu o, lum zotëria

Nuk do të lejojë lojëra  me trojet e mia.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora