| E enjte, 18.02.2016, 07:47 PM |
Dedë Preqi
(popullore)
MOS THUAJ KOSOVË SE MBAROVA
Mos thuaj Kosovë se mbarova
Gjitha dëshirat t’i plotësova,
Një ma të mirën pavarësinë
Kush po ta prish sot qetësinë?
Po, po o lum zotëria
Shumë e mirë është kjo pavarësia,
Por, kjo nuk pihet, as nuk hahët
Pa e ujitë pakëz edhe lulja thahet.
Mos thuaj Kosovë se mbarova
Gjitha këto rrugë për ty i mora,
Kam dhënë rininë, kam dhënë gjakun
E ti sot nuk po ma jep hakun.
Po, po o lum zotëria
Por, ju me mu po lozni si fëmija,
Akoma në trup më kullojnë plagët
Dikush po mburret e tjetri po jargët.
Mos thuaj Kosovë se mbarova
Ndër gjitha vendet ty të zgjodha,
Sot e ke shtetin, Kushtetutën e re
Dhe nuk je e kënaqur, çfarë halli ke!
Çfarë të thëm o, lum zotëria
Po i keqpërdorni vlerat e mia,
Kushtetutën e kanë bërë lodër
Kush më i pari po arrinë në kodër.
Edhe ligjet i kanë bërë lastik
Korrupsionin e kanë zënë mik,
Drejtësia figuron vetëm në letër
Ndërsa krimin e kanë bërë vepër.
Si t’thuash se punët nuk janë keq
Më okpuan e sunduan dreq mbi dreq,
Sot më nëpërkëmbin gjarpinj e hardhuca
Që bashkëpunojnë me çakaj e dërguca.
Po më plas zemra, tinëz e ashiqare
Kur me tokën time po bëjnë pazare,
Deri kur të duroj kështu o, lum zotëria
Nuk do të lejojë lojëra me trojet e mia.