Kulturë
Muharrem Kurti: Morina e Luftës Çlirimtare
E enjte, 31.12.2015, 04:37 PM
“MORINA E LUFTËS CLIRIMTARE”
NGA MUHARREM KURTI, SHKRIMTAR
Dy librat e autorit Shaban Demiraj, monografia “Lufta Çlirimtare në Morinë” dhe “Amaneti i Dëshmorëve “ poezi akrostishë, përkushtim dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, botime të autorit , shënojnë një kontribut te çmuar në botimet e fundit për luftën çlirimtare , sidomos me monografinë. Se lufta për çlirimin e vendit që, qe bërë një domosdoshmëri, për të dale nga një okupim klasike i viteve te nëntëdhjeta , fitoi me Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës lavdinë e përjetshme , sepse luftëtari i lirisë nuk kursej asgjë, madje as jetën për lirinë e vendit te vet. Ky definicion , i me sipërme , e thotë me se miri luftën heroike , të UCK-se , në përgjithësi , atë te Morinës ne veçanti, që trajtohet ne dy librat e Z. Demiraj. Morina, ky fshat i pranë kufirit shqiptaro-shqiptar,me luftën heroike çlirimtare ,që u bë porta me e rëndësishme e bartjes së armatimit te UCK-se, iu bashkëngjit Luftës për çlirimin e vendit , nder te parat , me te gjitha vëllezërit e veta dhe u bë flake e madhe e lirisë , ne te cilën armiku shekullor serbosllave pësoi jo pak dëme dhe jo pak disfata . Autori, Shaban Demiraj , ka kuptuar mirë dy citate te historisë, i pari “Historia nuk është skllotë ra sot dhe shkriu nesër “ dhe i dyti” Historia është ringjallje e vetëdijes sonë”, prandaj , vendosi qe te shkruaj këto dy libra, ashtu siç i kishte përjetuar , ngjarjet e luftës ne Morine dhe atë qe kishte përjetuar ne kujtesë për dëshmoret, si gjeja ma e çmuar e luftës për liri. Monografia “Lufta Çlirimtare në Morinë” , qe ka tre kapituj, ku ne kapitullin e parë , tregohet preokupimi dhe ardhja e djemve te Kosovës ne vendlindje , qe ishin detyruar te emigrojnë jashtë vendit, te cilët pa hezitim( krye personazh i monografisë është edhe vet autori i librave), te goditur nga dhuna e robërisë , me lajme te përditshme, se u burgosen kaq dhe aq, se represioni i policisë serbe dhe ushtrisë nuk kishte te ndalur, se Dejtoni e beri me dije, se pa luftë Kosova as që do te fitonte lirinë që po kërkonte , se vetëm me luftë Kosova mund të çlirohej nga okupimi klasike qe i kishte berë Serbia. Ne ketë pjese te librit flitet për armët e para, qe vet sigurohen nga tre djem te Morinës dhe për hyrjen e tyre ilegalisht ne Kosovë nga Tropoja në Morinë. Po ashtu , ne libër rrëfehet për kufirin e vendosur ne mes të gjakut shqiptar dhe për lidhjet qe kanë shqiptaret e andej me të këtej kufirit, te cilët janë ne lidhje dajë dhe nip. Ardhja ne Morine ka një qëllim, nisjen e mobilizimit te Morinës për çlirimin e vendit, për çka edhe tregohet ne libër. Ne kapitullin e dytë , pasqyrohet lufta heroike e fshatit te Morinës, e te gjitha vëllazërive të saj, betejat e djemve te Morinës, kundër një policie dhe ushtrie , numerikisht shumëfish e me shume armatosur, me armatim të rendë , artileri te lloje te mëdha dhe helikopter e aviacion, ne anën e të cilës kishte oficer te gradave te larta ushtarake. Përballe kësaj ushtrie dhe policie qëndronte e paepur Ushtria Çlirimtare e Kosovës , që e përbënin djemtë e Morinës, me armatim këmbësorie, te cilin duhej siguruar gati në çdo dy dite nga përtej kufiri, duke kaluar neper rreziqe vdekjeprurëse, me numër shumë me te vogël ushtaresh vullnetar, pa ndonjë oficer ushtarak që do te zhvillonte mbrojte dhe mësymje profesionale, ndaj armikut te fuqishëm , në çdo aspekt. Ne ketë pjesë te librit , ka rrëfime tronditëse, madje shokuese, sepse , lufta sjelle plagët e para te lirisë te luftëtarët e saj dhe dëshmoret e Morinës heroike. Këtu tregohet për betejat e jashtëzakonshme, ndërmjet luftëtareve te Morinës dhe Ushtrisë serbo malazeze. Rrëfimi në ketë libër është i thelle përjetuar dhe le mbresa te pashlyeshme te lexuesi. Prandaj, mund ta quajnë libër i rrëfimeve te përjetuara, nga vet autori dhe vet lexuesi. Here- here edhe komentet , që autori i bene ne monografi, janë ma shume pasqyrim i situatës se përgjithshme ne Kosovë dhe Shqipëri, se sa përplotësim i gjendjes ne Morinë, për te cilën i dedikohet vet libri. Autori nuk e përqendron rrëfimin vetëm ne Morine , ne te tre kapitujt, ngjarje ne libër zhvendoset se bashku me autorin qe është krye protagonist i ngjarjeve ne libër, here ne Smolicë, bastion i UCK-ës,në Gllogjanë, qendër e rezistencës ne Dukagjin, ne Molliq, Ponashec dhe Brovinë etj. Shpeshherë ne Viçidol, qendër e armatimit te ushtareve te UCK-së dhe Bajram Curr, i stërmbushur me djem qe kishin erdh nga vendet perëndimore për t’iu bashkeangjit luftës për çlirimin e vendit. Kalimet e kufirit janë te përditshme ne këtë monografi ashtu siç edhe kanë ndodh, te shpeshta, dy herë brenda ditës. Lufta , pasqyrohet me besnikëri , siç ka ndodh dhe siç e ka përjetuar vet autori, me heroizmin e saj dhe barbarinë, me komplesitetin edhe komplotet, me mangësitë dhe prapaskenat. Ne tërësi, ky kapitull, i dyti, është kryesori dhe me i rrëfyeri. Ne kapitullin e trete, kallëzohet për renjen e Morinës, pas një beteje te pabarabarte dhe humbjeve te mëdha ne luftëtar dhe ri përpjekjeve për t’u kthyer serish ne Morine, pengesave qe u behet luftëtareve për ta bere atë, dhe humbjeve qe ka pësuar UCK-e , në Smolicë dhe gjetke, gjithandej Dukagjinit. Edhe pse ka pesimizëm, diku , duket , se heroizmi i luftëtarit te UCK-së do te triumfoj, sepse ne anën e tij është e drejta dhe historia, madje vet e drejta hyjnore, shpagimi i luftës për çlirim është i madh. Sot luftëtaret e Morinës, ndjehen krenar për atë qe kane berë , për mundin dhe gjakun e derdhur ,sepse janë ata që e shkruan këtë monografi , duke ia dhuruar lirisë se vendit jetën e vet. Edhe pse librat , do te duhej kishin një lëkurim dhe redaktim, çka mund te behet në ribotimin e tyre, ato janë dëshmi e një kohe, tepër te rëndësishme te historisë sonë, te cilën , nuk duhet harruar . Autori e ka kryer obligimin e vet në luftë dhe e krevë edhe në paq duke i shënuar ngjarjet e Morinës në këtë monografi dhe duke i përjetuar dëshmorët në vargjet e veta plot përkushtim. Për këtë meriton një përgëzim të veçantë.