Kulturë
Baki Ymeri: Heshtja e ngritur në rang kozmik
E merkure, 30.12.2015, 11:36 AM
HESHTJA E NGRITUR NË RANG KOZMIK
(Echim Vancea, Tregtari i stinëve, Amanda Edit Verlag, Bukuresht 2015)
BIOBIBLIOGRAFI E SHKURTË
Poeti Exhim Vancea u lind më 19/10/1951, në Nënesht të Maramureshit. Kreu Shkencat e Komunikimit, kurse në intervale të ndryshme kohe, punoi si profesor, punëtor, gjeolog, pedagog, instruktor/referent kulturor, korrespondent shtypi (1972-1995). Është drejtor i Bibliotekës së qytetit në Sigjetu Marmaciei. Inisiator dhe organizator festivalesh, fondator dhe drejtor i Editurës ECHIM, themelues dhe president i Qendrës së Studimeve Maramureshene, themelues dhe redaktor përgjegjës i revistës ALMAR, anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Rumanisë si dhe i disa organizatave dhe shoqatave profesionale me karakter kulturo-shkencor. Në letërsi debutoi më 1973 dhe në ndërkohë botoi këto vepra: Doktor pa argjent, Shmangje nga dialogu, Maca mbi gjemba, Pushtuesi i provincës, Çfamëzimi i qetësisë, Drejtimi publik, Gjarpëri kur i dhemb koka, Porsi, etj. Laureat i disaç çmimeve importante për poezi, i përkthyer në disa gjuhë të huaja, i përfshirë në disa antologji letrare.
REFERENCA KRITIKE
Poezia e zt. Echim Vancea gjendet në konkordancë me natyrën e tij diskrete-të qëndrueshme, porsi ajo e një melodie rrëshqitëse transilvaniane, kështusoj, duke qenë e shpërblyer nëpërmjet zbulimit jo vetëm të një tingulli unitar, por edhe të do vargjeve të koncentruara që i kundërbalansojnë vërshimit nga një herë të ekzagjeruar të tekstit... Kemi përshtypjen se mundi për të kërkuar poezinë e një autori me dhunti i përket vetë poezisë... ? Në cilësi të engjëllit të pikur nga qielli, Echim Vancea komponon një psalm eretik, në të cilin i jep zë natyrës së tij të vrrullshme... Njëherit e ka zakon të deformojë, jo pa epsh, mitet, duke i përshkruar mbi faqet e një aktualiteti qesharak... ? Gheorghe GRIGURCU
***
Në një drejtim që dëshmon ndikimin e Virgila Mazilescu-t, Echim Vancea vijon rrugën poetike të gjeneratës së viteve 80-të dhe 90-të, shpesh me të njëjtin tekst, me një peshë të shquar ironie dhe pastaj të autoironisë me ethet e vizionit të luciditetit për demontimin e një konteksti „poetik” nga i cili mbeten vetëm thonjëzat. Poezia e tij nuk është e befasishme sa është ekzakte/.../. Mund të duket se si poeti konstrukton me ashpërsi një atmosferë dukshmërisht të mjergullt/.../. E pret vargun me rafinamentin e aktualitetit në një atmosferë të mbajtur dukshmërisht „retro”. Poezia e tij, tejet e paramedituar, realizohet nëpërmjet njohjes së intimizmit të saj të pashmangshëm dhe, porsi në një lojë shahu, komplikon linjat e teorisë së njohur në pozitën për t’u konkuruar mjeshtërve. Debutimi i poetit Echim Vancea regjistrohet përmes dëshmive më trimufuese të vitit të varfër 1990/.../. Ai është një monstër e poezisë së rezervuar dhe krenare në rezervë, kurse autori është një poet të cilit i pëlqen të rezikojë edhe atëherë kur nuk del askush ta shpërblejë me duartrokitje/.../. ? Horia Gârbea
***
Echim Vancea krijon një poezi të ashpër, të mveshur në „tesha pune”, lucide, që refuzon konfortin e një ëndërrimi përtac, tepër pak e prekur nga veset e bashkë-regjionalistëve të tij të bluajtur nga melankolitë kalimtare, duke afishuar një virilitet teatral, folklorizant. Ai arrin të konturojë me qëndrueshmëri një univers të vetmisë përmes poreve të cilit ia mvesh me ngulm heshtjen/.../ e ngritur në rang kozmik, duke ia vënë amprentën/shenjën përmbi një botë të markuar/prekur nga shenjat e lodhjes dhe përgjërimit.” ? Mircea Petean
***
Echim Vancea – maramureshan në shkronja dhe shpirt – arrin të gjejë „tonin” personal në interpretimin e „partiturës” së viteve tetëdhjetë, duke u relevuar si një poet i vendit – nëpërmjet adaptimit besnik ndaj natyrës dramatike-lirike të poezisë moderne maramureshene – dhe, përkundrazi, si një poet i kohës – përmes apelimit në gramatikën e post-modernizmit rumun, në shtjellën e këtij mbarim shekulli. Qartësi ironike apo ngulfatje e fshehtë lirike, diskursi i tij mbështetet mbi figurat e përfytyrimit, pa qenë gjithësesi metaforizant, dhe mbi oralitet, pa qenë gjithësesi kolokuial, duke ndjekur më parë ekuilibrin e kundërshtimeve të kuptuara si burim i sugjestionit.” ? Lauren?iu Ulici
FRAGMENT NGA LIBRI
KËTU
Këtu përnjëherë të kaplon errësira
dhe-dëgjohet shpesh se si rrokulliset
qetësia
duke fëshfërirë mbi mosha e emra
dhomat janë plot fytyra të lodhura
prej gjithë atij përgjimi mbi azilin e natës
çdo ditë me heshtjen e saj këtu dritës i sjell dritë
PAKT
Pylli nuk i hyn në shërbim pylltarit
në lakuriqësinë frytore të fëmijës
nuk ka vend për këngëtimin e këngëve
gjenerata ditësh e netësh
bredhin gjurmëve të ujqërve në dëborë
trupi i dhëndërrit ujk
i përshkuar nga shigjetat e zhgjetarëve të natës
kërkojnë në shamatën e kremtimeve
harresën e vyshkur të acarit
dita e pazhdërvjelltë e pret natën në theli
varrezash mbi të cilat janë ulur qeshjet
nata përkëdhel engjëjt në freskun e vesës
gjarpëri kërkon me frikë rrugën e kthimit
drejt shtëpisë përtej rrugës
A?TEPTAREA
Am s? te-a?tept în cenu?a
nop?ii speriate de femeia în negru
dar nu ?tiu c? o s? vii
dac-o s? vii s? fie la sfâr?itul
acestui timp nestatornic
s? ?tii c? am preg?tit totul
pentru venirea ta –
inclusiv a?teptarea –
?i cuvintele ce o s? ?i le spun
?i cuvintele ce o s? le spui
era un anotimp neprev?zut când
câmpul a?teapta s? se topeasc? z?pada
?i frunzelele treceau prin anotimpuri
precum plictiseala prin inima ta
nu mai încap în lumea din care am fugit
e un loc pe care nimeni
nu ar paria
pe a?teptare
pe cel care a?teapt?
?i mai ales cum a?teapt?
asemeni fântânilor
sunt lacrimi de neoprit
sunt mult prea multe ape
pentru ca cel care doarme s? fie trezit
PRITJA
Do të të pres në hirin
e natës së trembur nga gruaja me të zeza
por nuk e di nëse do të vish
nëse do vij do jetë mbarimi
i kësaj kohe të papërmbajtur
ta dish se i kam pregaditur të gjitha
për ardhjen tënde –
sidomos pritjen –
dhe fjalët që do të ti them
dhe fjalët që do t’i thuash
ishte një stinë e paparashikuar kur
edhe gjethet kalonin nëpër stinë
porsi bezdisja nëpër zemrën tënde
nuk ka vend në botën nga e cila ika
është një vend të cilin askush
nuk do t’ia kalonte
në pritje
atij që po pret
e sidomos se si pret
njësoj si të fontanave
janë lotët të pandalshëm
ka shumë për tepër shumë ujëra
për atë që dremit të jetë i zgjuar
QARJE NË VETMI
Mesnatë
të rinj dhe pleq
shijojnë nën akullin e heshtjes
verbërimin e shikimit
zogj
re
çati teneqeshë
lotë qenjsh të mërguar
fshihen në rërën përvëlimtare
dhe nata shpërthen e kris
me këngëtim nga njëri në skajin tjetër
nga syri i rënë në çarshafin e bardhë
me pydyshim i ulur
pas shpinës së një pasqyre të tejdukshme
nëse është ashtu
mbroju nga i degdisuri
pranë zjarrit të taborrit
ruaju nga shtegu mbi të cilin ende s’kam shkelur
ruaju nga sytë që nuk dinë nga shikojnë
ruaju nga uji që nuk din të harrojë
OBSESION
Për çdo ditë vjen mbrëmja
mos më mbyllni
në shtëpinë përtej rrugës
frika më është zbrazëtia mes ujit e qiellit –
gjethet nën lotë duke u degdisur në thellësi
GJENDJE
Do mund të ishte ai që dremit i gëlltitur nga një hije
e degdisur në dritën mbi tokë –
merimangat presin në terr buzëqeshje të parashikueshme
pëllumba të tubuar në baxhën e verbët të spërkatur me jargë
kambanat e përgjumura nga hëna –
për tepër dritë i është dhënë kësaj gjendjeje
kur pregaditemi nga lavdia e kohës së shpërlarë
në një banjo gjaku –
në këtë qytet një grua vajton gjithmonë
nga mungesa e një vendi të harresës
(I shqipëroi: Baki Ymeri)