Kulturë
Ilmi Veliu: Demir Krasniqit, urime për Vitin e Ri
E diele, 27.12.2015, 11:07 AM
Prof.dr.Ilmi VELIU
DEMIR KRASNIQIT, URIME PER VITIN E RI
I nderuar poet dhe kengetar, te uroj festen e vitit te ri-2016, duke te deshiruar shendet dhe jete te gjate.... Ndoshta te kam shkruar e treguar edhe me heret se naten e vitit te ri 1969 e kam pritur dhe festuar ne Prishtine. Kam qene nxenes i klases se pare te shkolles se mesme ne Prishtine. Ishte kjo koha pas demostratave te 1968 kur u lejua perdorimi i flamurit shqiptar. Urimet per vitin e ri,me shqipnjen dykrenare shiteshin ne kiosqe e library por edhe ne rruget e Prishtines.
Aty shitej e shperndahej edhe nje kartoline me fotografine tende me veshje kombetare dhe shqiponjen dykrenare neprapavije, te cilen e merrnin njerezit per ta derguar si urim te vitit te ri. Une i bleva tri asi lloj urimesh dhe i dergova ne Maqedoni......dy ne Kercove (vendelindjen time) dhe njeren ne Tetove te nje kusheri i imi. Kartolina e kishte foton tende bashke me shqiponjen dhe nuk kishte arritur atje ku e dergova. Dmth posta e Kercoves i kishte derguar ne polici.
Ne vitin 1988 jam burgosur dhe denuar me 4 vjet burg politik dhe gjat marrjes ne pyetje, pervec shenimeve tjera per mua mi prezentuan edhe ata kartolina me fotografine tende, qe kishin rene ne dore te policise dhe nuk kishin arritur atje ku i dergova une. Poezia per kacakun kercovar eshte shume e bukur.Une do ta sistemoj ne arhiven time ku i kam te sistemuara edhe kenget tjera nga ti e qe mendoj ndonjehere ti botoj ne nje botim te vecante me titullin ,,Demir Krasniqi per Kercoven,, Njeriu qe ka shkruar te Zemra Shqiptare per kacakun e Kercoves eshte kusheri i Kalosh Celikut i cili poashtu eshte lexues i rregullt dhe rregullisht shkruan te ZSH. Te fala dhe te peruroj edhe njehere per poezine-kengen kushtuar Kercoves……………..
ASAN
BALLA –
KAÇAK I SHQIPËRISË ETNIKE
Jam rapsod që s’ këndoj përralla –
Këndoj kaçakun Asan Balla !
Asan Balla – Asan kaçaku ,
Pseudonimin e kishte: “Sharku” !
Asan Balla – zogu i shqiponjës ,
Lindë e rritë n’ Cërvicë t’ Kërçovës !
I këndoi nëna këngë kreshnike –
Që t’ luftoi për Shqipëri etnike !
Që kur ishte si fëmijë ,
U dallua për shkathtësi ...
I buzëqeshur plot hare –
Shtyllë e lindur për atdhe !
Asan Balla , n’ fëmijëri –
Rrinte n’ oda me burrëri ,
Mësonte shumë për histori
Dhe shumë burrave për trimëri !...
Për trimëri t’ burrave shqiptarë ,
Të dalluar si luftëtarë –
Që luftuan kundër dushmanit
Dhe i dolën zot Vatanit !
Këto biseda s’i harroj kurrë ,
Kur u rritë e u bë burrë –
Doli n’ mal me pushkë në dorë ,
Luftoi n’ shi e luftoi n’ borë !...
La vendlindjen prej vetë dëshirës –
Shkoi te trimat n’ malet e Dibrës !
T’ gjithë sunduesve turkoshak –
Me pushkë n’ dorë me iu dhanë hak !
Vizioni i tij, n’ rrugë përparimtare ,
Ishte çlirimi i trojeve shqiptare –
Nga robëria shumë shekullore ,
Që po i shkelnin turqit prore !
Përmes luftërave heroike –
T’i çlirojnë trojet etnike !
Ta formojnë Shtetin shqiptarë –
Të pavarur me trojet mbarë !
Asan Balla , biri i kreshnikut –
Ndoqi rrugën e Dervish Çelikut !
E njihte Shqipëria e Kosova –
Emin Xhambazi nga Kërçova !
Cenë Balla, si kaçak mali –
Me gjashtë shokë luftën s’e ndali !
Me gjashtë shokë nga fshatrat e Dibrës –
Për ta sjellë lirinë e dritës !...
Bashkë me shokët e vet dibranë –
I sulmonin karvanët osmanë ,
Që mblidhnin haraç gjithë fare ,
Nga trojet etnike shqiptare !...
Sulmonin me shpejtësi t’ pa parë –
Drithë e plaçka për t’ ua marrë !
Dhe ua kthenin ndër fshatarë –
Ku me dhunë ua kishin marrë !
Nëpër luftëra n’ male t’ Dibrës ,
T’ gjithë shqiptarët ishin t’ dëshirës ,
Për t’ luftuar për Pavarësi –
Mbi t’ gjithë trojet ku ka Shqipëri !
Ta bëjnë luftën titanike –
Ta formojnë Shqipërinë etnike !
T’i bashkojnë gjithë trojet mbarë –
Gjithandej ku ka shqiptarë !
Filluan luftërat ballkanike –
Copëtuan trojet shqipe etnike !
Mali i Zi e nga Serbia ,
Nga Greqia e Bullgaria !...
Ai Cenë Balla – Cenë kaçaku ,
Që e mbante nofkën “Sharku” –
Hap pas hapi , mal pas mali ,
Përsëri luftën se ndali !
Okupatori kund vend s’i linte –
Donte Cenën, t’ gjallë ta zinte !
Që armiku t’ mos ta zënë –
Del n’ Kosovë – ndalet n’ Prizren !
N’ një furrë buke ishte punësua –
Pushtuesit serbë për t’ mos e hetua !
Porse serbët shpejt e hetuan –
N’ burg t’ Prizrenit e arrestuan !
Me ndihmë t’ shokut nga Prizreni
Dhe shumë trimave t’ atij vendi ,
Shpejt nga burgu arratiset –
Për Rumuni, n’ Bukuresht niset !
Bukureshti, vend i mbarë ,
Ishte strofull për atdhetarë –
Që kanë ikë nga trojet shqiptare ,
Që punonin për çështjen kombëtare !...
Edhe Cenë Balla , prej kërçovarëve –
Iu bashkohet këtyre atdhetarëve !
Çështjes kombëtare shqiptare –
Kontribut duke dhanë gjithë fare !
N’ Bukuresht të Rumanisë –
Kishte shumë bijë t’ shqiptarisë !
Aktivistë t’ flaktë nga Atdheu ,
Nga Kërçova – Jusuf Ali Beu !
Jusuf Aliu , ai birë i lokes ,
Organizonte shqiptarë t’ Kërçovës –
Që t’ bëjnë luftëra titanike ,
Për Shqipëri t’ përbashkët etnike !
Cenë Balla – kaçaku i maleve ,
Kurrë nuk pat pushim prej halleve !
N’ Bukuresht , qytet me famë –
E kaploi një sëmundje e randë !
Shokët e tij sëmundjen s’ ia heshtin –
E çojnë n’ spital t’ Bukureshtit !
Por mjeku i këshillon me bindje –
Cenë Ballën , ta kthejnë n’ vendlindje !
“Në vendlindje për ta dërguar –
Pak ka gjasa për të jetuar !
N’ Bukuresht , pse t’ vdes n’ krevet –
Ma mirë t’ vdes n’ vendlindje t’ vet !”
Elmaz Nura , një kushëri –
Fort e luste ta kthejnë në shpi !
Por, Cenë Balla e kundërshtonte –
Në vendlindje t’ kthehej s’ donte !
Me Elmazin dhe shokët tjerë –
Shkuan e lutën disa herë !...
Atëherë Cenën e kanë marrë –
E kanë sjellë deri n’ Gostivar !...
Atje e hipin në një karrocë
Dhe e sjellin deri n’ Bukoqë !
Para i dalin familja e tij
Dhe e sjellin në shtëpi !
Shkonin njerëzit për vizitë –
Por, Cena s’ mundej me i pritë !
Kaçaku qëndronte i shtritë –
N’ krevat t’ tij kish humbë fuqitë !
Plak Cenë Balla tetëdhjetë vjet ,
Pas tri ditëve që erdh n’ shpi t’ vet ,
Atdhetari i vërtetë –
N’ sy t’ familjes ka ndërrua jetë !
Asan Balla – Asan kaçaku ,
Nga Cërvica – Asan “Sharku” –
Iu dorëzua vdekjes dhe bindjes ,
U varros n’ fshat të vendlindjes !...
Vepra e tij dhe sakrifica –
Do t’ kujtohet nga Cërvica !
T’ gjithë shqiptarët kudo jetojnë –
Asan Ballën do ta kujtojnë !
Natë e ditë kaçak në mal –
Për të shtrenjtin ideal !
Për një shtet Shqipëri Etnike –
T’ gjithë shqiptarët t’ bëjnë jetë unike !
Gjilan, më 20.12.2015. Demir KRASNIQI