E hene, 29.04.2024, 02:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Asan Balla - Kaçak i Shqipërisë Etnike

E premte, 25.12.2015, 01:36 PM


ASAN BALLA    KAÇAK I SHQIPËRISË ETNIKE

 

Jam rapsod që s’ këndoj përralla –

Këndoj kaçakun Asan Balla !

Asan Balla – Asan kaçaku ,

Pseudonimin e kishte: “Sharku” !

 

Asan Balla – zogu i shqiponjës ,

Lindë e rritë n’ Cërvicë t’ Kërçovës !

I këndoi nëna këngë kreshnike –

Që t’ luftoi për Shqipëri etnike !

 

Që kur ishte si fëmijë ,

U dallua për shkathtësi ...

I buzëqeshur plot hare –

Shtyllë e lindur për atdhe !

 

Asan Balla ,  n’ fëmijëri –

Rrinte n’ oda me burrëri ,

Mësonte shumë për histori

Dhe shumë burrave për trimëri !...

 

Për trimëri t’ burrave shqiptarë ,

Të dalluar si luftëtarë –

Që luftuan kundër dushmanit

Dhe i dolën  zot Vatanit !

 

Këto biseda s’i harroj kurrë ,

Kur u rritë e u bë burrë –

Doli n’ mal me pushkë në dorë ,

Luftoi n’ shi e luftoi n’ borë !...

 

La vendlindjen prej vetë dëshirës –

Shkoi te trimat n’ malet e Dibrës !

T’ gjithë sunduesve turkoshak –

Me pushkë n’ dorë me iu dhanë hak !

 

Vizioni i tij,  n’ rrugë përparimtare ,

Ishte çlirimi i trojeve shqiptare –

Nga robëria shumë shekullore ,

Që po i shkelnin turqit prore !

 

Përmes luftërave heroike –

T’i çlirojnë trojet etnike !

Ta formojnë Shtetin shqiptarë –

Të pavarur me trojet mbarë !

 

Asan Balla , biri i kreshnikut –

Ndoqi rrugën e Dervish Çelikut !

E njihte Shqipëria e Kosova –

Emin Xhambazi nga Kërçova !

 

Cenë Balla,  si kaçak mali –

Me gjashtë shokë luftën s’e ndali !

Me gjashtë shokë nga fshatrat e Dibrës –

Për ta sjellë lirinë e dritës !...

 

Bashkë me shokët e vet dibranë –

I sulmonin karvanët  osmanë ,

Që mblidhnin haraç  gjithë fare ,

Nga trojet etnike shqiptare !...

 

Sulmonin me shpejtësi t’ pa parë –

Drithë e plaçka për t’ ua marrë !

Dhe ua kthenin  ndër fshatarë –

Ku me dhunë ua kishin marrë !

 

Nëpër luftëra n’ male t’ Dibrës ,

T’ gjithë shqiptarët ishin t’ dëshirës ,

Për t’ luftuar për Pavarësi –

Mbi t’ gjithë trojet ku ka Shqipëri !

 

Ta bëjnë luftën titanike –

Ta formojnë Shqipërinë etnike !

T’i bashkojnë gjithë  trojet mbarë –

Gjithandej ku ka shqiptarë !

 

Filluan luftërat ballkanike –

Copëtuan trojet  shqipe etnike !

Mali i Zi  e nga Serbia ,

Nga Greqia e Bullgaria !...

 

Ai Cenë Balla – Cenë kaçaku ,

Që e mbante nofkën “Sharku” –

Hap pas hapi , mal pas mali ,

Përsëri luftën se ndali !

 

Okupatori  kund vend s’i linte –

Donte Cenën,  t’ gjallë ta zinte !

Që armiku t’ mos ta  zënë –

Del n’ Kosovë – ndalet n’ Prizren !

 

N’ një furrë buke ishte punësua –

Pushtuesit serbë për t’ mos e hetua !

Porse serbët shpejt e hetuan –

N’ burg t’ Prizrenit e  arrestuan !

 

Me ndihmë t’ shokut nga  Prizreni

Dhe shumë trimave  t’ atij vendi ,

Shpejt nga burgu arratiset –

Për Rumuni,  n’ Bukuresht niset !

 

Bukureshti, vend i mbarë ,

Ishte strofull për atdhetarë –

  kanë ikë nga trojet shqiptare ,

Që punonin për çështjen kombëtare !...

 

Edhe Cenë Balla , prej kërçovarëve –

Iu bashkohet këtyre atdhetarëve !

Çështjes kombëtare shqiptare –

Kontribut duke dhanë gjithë fare !

 

N’ Bukuresht të Rumanisë –

Kishte shumë bijë t’ shqiptarisë !

Aktivistë t’ flaktë nga Atdheu ,

Nga Kërçova – Jusuf Ali Beu !

 

Jusuf Aliu , ai birë i lokes ,

Organizonte shqiptarë t’ Kërçovës –

Që t’ bëjnë  luftëra titanike ,

Për Shqipëri  t’ përbashkët  etnike !

 

Cenë Balla – kaçaku i maleve ,

Kurrë nuk pat pushim prej halleve !

N’ Bukuresht , qytet me famë –

E kaploi një sëmundje e randë !

 

Shokët e tij sëmundjen s’ ia heshtin –

E çojnë n’ spital t’ Bukureshtit !

Por mjeku i këshillon me bindje –

Cenë Ballën , ta kthejnë n’ vendlindje !

 

“Në vendlindje për ta dërguar –

Pak ka gjasa për të jetuar !

N’ Bukuresht , pse t’ vdes n’ krevet –

Ma mirë t’ vdes n’ vendlindje t’ vet !”

 

Elmaz Nura ,  një kushëri –

Fort e luste ta kthejnë në shpi !

Por,  Cenë Balla e kundërshtonte –

Në vendlindje t’ kthehej s’ donte !

 

Me Elmazin dhe shokët tjerë –

Shkuan e lutën disa herë !...

Atëherë Cenën e kanë marrë –

E kanë sjellë deri n’ Gostivar !...

 

Atje e hipin në një karrocë

Dhe e sjellin deri n’ Bukoqë !

Para i dalin familja e tij

Dhe e sjellin në shtëpi !

 

Shkonin njerëzit për  vizitë –

Por,  Cena s’ mundej me i pritë !

Kaçaku  qëndronte i shtritë –

N’ krevat t’ tij kish humbë fuqitë !

 

Plak Cenë Balla tetëdhjetë vjet ,

Pas tri ditëve që erdh n’ shpi t’ vet ,

Atdhetari i vërtetë –

N’ sy t’ familjes ka ndërrua jetë !

 

Asan Balla –  Asan kaçaku ,

Nga Cërvica – Asan “Sharku” –

Iu dorëzua vdekjes dhe bindjes ,

U varros n’ fshat të vendlindjes !...

 

Vepra e tij dhe sakrifica –

Do t’ kujtohet nga Cërvica !

T’ gjithë shqiptarët kudo jetojnë –

Asan Ballën  do ta kujtojnë !

 

Natë e ditë kaçak në mal –

Për të shtrenjtin ideal !

Për një shtet Shqipëri Etnike –

T’ gjithë shqiptarët t’ bëjnë jetë unike !

 

Gjilan, më 20.12.2015. Demir KRASNIQI



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora