E premte, 02.05.2025, 09:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Oralda Lahe: Një ditë në jetën e Drinit

E marte, 22.12.2015, 09:34 PM


Një ditë në jetën e Drinit

Nga Oralda Lahe

Rastësitë në jetë dhe njohjet me talentet nuk janë gjithmonë të thjeshta. Drini është një nga të rinjtë e talentuar, me pikturën ai shpreh botën e tij e veçantë dhe unike në llojin e vetë. Të kuptosh njeriun është një univers që ka një fillim dhe nuk ndalet asnjëherë në përpjekjen e njohjes. Në takimin e parë me të kupton dashurinë që ai fal për miqtë të cilët i takon rishtas. Vendi, studio ku ai punon është plot jetë dhe ngjyra më e prefuara është lejlaja. Për të vijuar me ngjyrat e tjera si e kuqja apo dhe jeshilja. Peisazhet dhe surrealizmi që përcjell në tablotë e tij janë origjinale. Në punët e tij sheh një kombinim të cilin nuk e ka çdo artist. Përpiqem të hyj në fatin e tij, krijimin në bojrat dhe ngjyrat që mbushin ditën. Në bisedim me nënën e tij zonjën Edlira Sallaku kupton se sakrificat dhe forca e një nëne është e madhe dhe pa kushte. Në bisedë me të kupton se ne të ashtuquajturit  ‘’normalët’’  jemi më pak normal apo egositë për të pranuar tjetrin. Shpesh këto çështje janë universale sa vetë jeta. Zbulimi i talentin të Drinit dhe kultivimi i tij ishte një nga detajet që zonja Edlira ka dalluar nga dëshira dhe vëmendja ndaj tij e pashterur.  Ne bisedojmë së bashku dhe Drini afrohet duke vendosur dorën mbi supin tim që tregon dashuri të cilën nuk e gjejmë lehtë në botën që na rrethon. Dikur nxënës në shollën ‘’ Mihal Grameno’’  ku është evidentuar talentin që e spikat nga të tjerët. Shpesh ai realizon peizazhe ngjyra që e dallon më shumë pikturën e tij është ajo jeshile që do të thotë shpresë në simbolikën  e shpjegimeve. Dita është e gjatë për të gjithë ne por për Drinin ajo mbushet me dashuri, punë dhe përkushtim nga të gjithë. Në përballjen me kauzat tona disa hasen me shumë prej tyre. Në këtë rrugëtim të gjatë përballja me autizmin gjithmonë e më shumë tregon problematikat e një familje shqiptare në rastin konkret apo të huaj në rang global dhe botëror. Kushtet nuk janë të njëjta në çdo vend megjithatë autizmi kërkon një vëmendje e cila vazhdon të ketë hallkat e saj. Një detaj për këtë talent mbetet dhe libri i përshtypjeve me shumë vlerësime. Mes tyre dhe pedagogia e Liceut Artistik në Tiranë Vigjilenca Sallaku e cila ka shprehur këtë mendim. Piktori i vogël Drini rrjedh nga një familje tiranase autoktone. Që në moshë të vogël shpalosi pasionin e tij të brendshëm për pikturën. Piktura, arti figurativ  bashkëkohor e shoqëroi deri tani kjo ndjenjë e fshehur në venat e tij shpëryheu një ditë duke na befasuar të gjithëve. Shpërthyen ngjyrat,  planet , format e ndryshme gjeometrike u mbushën telajot me piktura natyrale dhe virtual. Një ditë të bukur vendosi që këtë punë krijuese t’a publikojë së bashku me moshatarët e tij. Kjo dëshirë u realizua duke hapur ekspozitën e tij të parë, ku u paraqit me  50 punime në vaj,  punime me formate 30/40, 50/ 60. Në këtë ekspozitë morën pjesë shumë moshatarë, mësues, artdashës. Kjo ekspozitë na befasoi të gjithëve u dhanë autografe, përshtypje të ndryshme nga piktorë e gazetarë. Kjo ekspozitë u publikua në median e shkruar dhe televizive. Drini djali piktor i suprizave edhe me këtë ekspozitë vjen me një frymëzim të ri plot fantazi dhe krijimtari, ai e pasuron krijimtarinë me shumë zhanre dhe koncepte të tjera supriza premton Drinit një të ardhme.

Qëndroni pranë Drinit.

Këto janë radhët  të cilat i shkëputëm nga ‘’Libri i Përshtypjeve’’ për talentin e Drinit. Pikturat e të cilit shprehin një botë të mëvetësishme plot ngjyra mes peizazheve. Ai është shumë afër nesh me shpirtin artistik që ndriçon çdo gjë rreth nesh. Prekeni, frymoni dhe pranojeni si rrezet e diellit që hyjnë në jetën tonë.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx