E marte, 08.10.2024, 04:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Pali Shtëmbari: Miza në pjatë!

E diele, 20.12.2015, 01:15 PM


Pali Shtëmbari

Miza në pjatë!.......

Ndodheshim ne trotuar, përbri ish stacionit të trenit, duke e vazhduar udhën më tej në heshtje, njëfarë kapllimi që më kishte mugur së keqi së brendshmi, si rrallëherë.

Edhe pse para na printe Agai, im at, kështu i flisnim kohëve të fundit, pasi ndihej biznesmen menjë.....italian, përpos mobiljeve   që tregtonin.

Kurrsesi nuk pranoja në vetvete nofkën me të cilën i flisnin tim eti, kur të afërm të tij e njihnin si.....Së pari një farë  huazimi  gjuhësor nga gjuha turke, e cila për cudi po mbetej ende e pranueshme në të folur, edhe pse përgjithësisht me ngjyrim humori...kur im at, emrin në fakt e kishte Ago, dhe jo .....

Nër këto caste tek i flisnin Aga, im at conte njërën dorë lart vetes, si të rregullonte së miri kapelen-republike-, e cila i shkonte sa majtas dhe djathtas, përpos lëvizjeve që bënte herë së koti, gjasme me  mendimin t.i zinte vend më mirë në atë kokë të shogët.

U shkoja prindërve nga pas sic thashë, ndjerë turbull në vetvete, kur po gjendeshim pranë stacionit të autobusit i cili  më tej shkonte për në qendër të kryeqytetit.

Ecja pas tyre e paqartë se kush do të ishte ai që më propozohej si bashkëshort!...

Një ditë më parë kur prindërit me njoftuan se do të bëhej një takim i tillë........ I thashë drejtoreshës së shkollës ku jepja mësim si mësuese e gjuhe-letërsisë, se të nesërmen do të mungoja dy orë…..Ajo sa mësoi se përse bëhej fjalë u tregua tejet e gatshme të më  zëvendësonte në ato dy orë., kur kishte mbaruar të njëjtin fakultet, si dhe unë.Sidomos kur mësoi përse bëhëj fjalë, kur unë………

Porosia e saj në të cilën këmbngulte ishte se, përsa më ndoqi për një kohë, që unë duhet të behesha pre e lajmësisë apo dhe dashurisë në se…..sepse asnjëra dhe as tjetra  nuk të sigurojnë se c-drejtim do të ketë jeta bashkëshortore më vonë……..

Për një kohë më ndoqi ngurtas në pamje, sikur më thoshte-

Motra , kujdes , kur !......

U largova  prej saj duke e falënderuar për sa më tha.Edhe pse si moshë  ndihem mbi të tridhjetat…..sidomos në drejtim të paraqitjes, nuk ngasem nga c, vërej përreth apo në   televizor….kur përdorin një tualet të pavend sad he stisës, përderisa mbetet I përkohshëm, vetëm të verbojë atë që  të ofrohet per )!)……..

Ndoshta dhe shprehem, jo shprehem por ndihem larg shoqeve të mia të dëshmoj një paraqitje false, vetëm pse duhet të verbojë për castin atë që më ofrohet për burrë!.....

Nuk e dip or mund të jem gabim, kur mendoj por dhe pranoj dicka të tillë, kur femrat në përgjithësi mbeten rob të kësaj psikozee, kështu po e quaj, psikozë, përderisa e bëjnë më se të pranueshme, jo vetëm për veten e tyre, por dhe për të tjerat që….

….këto femra, përdorin një të kuq tejet të ndezur si ngjyrë, apo dhe të nxjerrin nudo pjesë të trupit që!....

U shkoja prindërve nga pas në heshtje, duke përjetuar turbull njëfarë  mendimi për atë që do më servirejsi…..për t.u lidhur përjetë si bashkëshort…..Im at, sidomos ime më nuk më floën hapur se për kë bëhej fjalë, tejet të bindur se bëhej fjalë për një djalë të mirë, pasi dikur me prindërit e tij kishin qenë komshi, duke banuar thuajse në një lagje, por që për mua mbetej I panjohur.

Lajmësia për mua mbetet një dobësi, edhe pse trashëguar me mirëbesim në lidhjen që bëhet.Unë mendoj se njohja, vetëm njohja mbetet siguria për lidhje të përjetshme….

Sepse dashuria…

Unë vet nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë, e cila zgjat herë si kohë…….Për këdo, mendimi im, mbetet një farë lëbyrjeje….sepse më vonë ndodh që cifti të ndahet, edhe pse gjendet me fëmijë)!)……

Cuditërisht jam ndjerë larg një ndjenje të tillë, sepse më behej se ishte si një flakë shkrepse, e stisur, duke zënë femrën  përgjithësisht ne –pafajësi-.Për mua mbetet më shumë  një ngasje epshore se sa lidhje të mirëfilltë.

Në dukje u largova nga këto hamendesime.Ndiqja  në heshtje prindërit kur papritmas u ndesha me vështrimin e time meje-sikur thoshte-

-Bije , kujdes, se !......

Kështu më bëhej, kurse ime me e mbajti gjatë  vështrimin ndaj meje, duke I përvidur së keqi ata sy të errët me ngjyrë.

++++++++

Të dy palët pasi u përshëndetën ngrohtë në dukje, qetas u gjendem pranë lokalit në buzë të rruges.

Tek ndiqja palën e tyre, cuditërisht sytë më mbetën tek një  femër tejet e tkurrur ne kurmin e vet, me një fytyrë të dobët të mbuluar lart nga flokët e verdhe në ngjyrë, me një ondulacion natyral, me sy që here I picërronte së keqi, sa…..

-Dove siamo ciu-

Kaq tha ajo dhe bëri t, I shkonte udhes më tej pa u përmbajtur në vetvehte.

-Questi-……chi sono……

Djaloshi që e shoqëronte u ngurtësua hidhur në atë fytyrë të hequr dhe u kthye ndaj saj  sikur ti thoshte-

Boll, më pyete se me cave!......

Megjithate nuk ia ndante vështrimin.

-Questi sono amici miei.......

Më tej, ajo nuk ia vari më djaloshit, si të ishin krejt të huaj së bashku.Thuajse e vetme mori udhën për   tàu futur së brendshmi në lokalin përbri udhës, ku në vitrinat e të cilit ekspozoheshin veshje të brendshme grash.

Veprimi i saj  thuajse tërhoqi vëmendjen e krejt gjindjes që e shoqëronte.

Për një kohë midis nesh pllakosi heshtja.

Nje heshtje e gurte, kur bëhej fjalë për.......

-Aga!.....Doi më falni, sepse unë dhe ime shoqe nuk e......të lidhej me nje!......

Im at e ndiqte ngurtas, atin e djaloshit iu gjendur ngushtë në vetvehte.Më bëhej se fytyra e tij  e rrumbullt ishte ashpërsuar si rrallëherë, sidomos kur gjendej ballë një pabesie te menduar si.....

Për një kohë ndoqëm ciftin brenda këtij lokali tek shkëmbente ner duar  veshje të brendshme grash, kur djali i refuzonte tài kishte pranë.Ai ndihej nervoz, kurse femra i shtrydhte një buzëqeshje, që......

Im at u kthye me vështrimin  nga shoku i  vet.

E ndiqte ashper.

-Ne erdhëm sepse ti……. Për sa më njoftove.......ishe, joishe por ishit dakort të lidhnim krushqine!, , , , , , , ,

+-

Kaq tha im at dhe papritmas u lemek së keqi në atë fytyrë të rrumbullt, që përherë mbante një pamje të ngrohtë, me këdo që kishte para vetes, gjë që më bënte përshtypje.

Heshtja që xgjati midis nesh ishte e gurtë, kur secili mendonte se përballë kishte një të panjohur më parë dhe me të ndeshej, sad he mund të merrte udhën  t.i shmangej një orë e më parë, kur thonë per….

Mirëpo I ati I djalit u shkund nga ajo gjendje shpirtërore që përjetonte dhe mbytas tha ì-

Ne !....

Pse si është puna!....

Im at ishte kredhur në një ftohtësi shpirtërore si rrallëherë.

Më bëhej se përballë kishte dikë që e kishte ofenduar rëndshëm, kur e ndiqte pjertas me vështrim, thuajse përbuzës ndaj tij.

 

-Ne jemi miq të vjetër, desha të them dhe duhet të merremi vesh, apo jo!Biri ynë….bëri atë që bëri, pa na pyetur neve sip rind….kur juve  u kishim dhënë llafin për!......

Ai u mundua të mbante në atë fytyrë të hequr një pamje të butë, por më kot, sepse shpejt u ngurtësua, sa u ndesh me tim at që e ndiqte ashpër me vështrim.

-Pse si eshte puna!

-Ne u dhamë llafin, por nuk denim se biri ynë atje  ku ishte punësuar, për të mos e humbur vendin e punës ishte lidhur me të bijën e pronarit, sepse ndryshe ai do ta dëbonte, gjë që ai ia kishte thënë prerë!....

-Domethënë ndaj dhe u lidh me të!...

-Po

Om at tkurrur së keqi në pamje, ndoqi për një kohë ciftin së brendshmi lokalit I cili akoma merej me ato veshje grash.

Tejet I ngrefosur u shpreh’

-

E di si I thonë kesaj….Kesaj I thonë të pështyj miza në pjatë, kur!.....Kur ime bije ndihet më se e pastër në drejtim të!.....

Vështrimin e mbajti për një kohë ndaj meje sit ë më thoshte’

-Më fal moj bijë se!.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora