Kulturë
Luan Kalana: Molla dhe njerëzimi
E shtune, 19.12.2015, 03:26 PM
MOLLA dhe NJEREZIMI
Nga Luan Kalana
As ngjasojnë njerësit me mollët ?!
Molla kur piqet skuqet ëmbëlsohet,
bashkë me gjethet zverdhet venitet,
...bie përdhe, fle gjumë, harohet....
Adami me Even që hodhën farën,
mbushen kopeshte me filiza të gjallë
s'u thanë mbi tokë, emrat mbeten ithtarë,
rojtën sa trupat u tretën ne përrallë.
U qorruan se gërmuari gjurmët dijetarët,
të dëshmojnë origjinën e njeriut nga kafshët,
edhe poetet eksplorojnë me figurat, me fjalët,
a ju ka shkuar në mendje të thoni çudira.
Dielli lind rezaton, ngroh gjith ditën,
vjen mbrëmja, i zbehur perëndon...
Njeriut i ardhka një kohë, mplaket,
vitet rokullisen pa u ndjere, ikën, shkon...
Pse s'thonë Njerëzimi lindi nga Molla..?!
Mollët çelin lulet, lëshojnë frutat e artë,
Njerësit si bletët mbledhin nektarin,
Shërojnë botën me mollë e majtë...
Njeriu e molla, puthen e skuqen,
dashurojnë me jetën kokë më kokë,
andaj ardhka një moshë e bardhë,
piqen e bien perdhe, humbin në tokë.