Kulturë
Pal Neçaj: Lulet
E hene, 14.12.2015, 10:44 AM
L U L E T
Nga Pal Neçaj, NY, USA
Të gjithë njerëzit lulet i donë,
më shumë shoqeve u pëlqejnë
gjithvullnet i rrisin, i reklamojnë,
të krahasohën me to, mir'u vjenë.
Shoqja ime qekur u martuam,
i donte lulet, kishte pasion,
s'rrinte pa vazo kudo jetuam,
kujdesi për lulën edhe sot e rinon.
Nga ky merak si shëj kujtimi,
bukuroshës lule dua m'iu falë,
me ndjënja që dalin nga shpirti
mëndova asaj t'i thuri dy fjalë.
* *
Lulja e bukur gjithmonë,
krijesë natyre plotë frymzim,
gjithkushë e donë, e lavdrojnë,
lulja përjetë freskim.
Lule nuk ka të dobët, të keqe,
vazhdimisht e bukur si ari
ajo jepë lumturi dhe qefé,
e qeshur si fëmija së pari.
Lulja s'ka moshë as vdekje,
ka vëçse lindje, çëlje freski,
prëzëntë në pritje, bankëte,
lulja e dashur për çdo njeri.
Me ëmrin “ Lule ” prindërit,
pagëzojnë: vajzën e parë,
“ Vjollca ” të dytës ia ngjitën,
“ Gonxhe ”ëmrin ajo paskësaj.
Kush “ Gojfile ”, “ Luli ” a “ Luljeta ”,
“Lulzim” apo ëmrin “ Mimozë ”
u ngjitën fëmive, don a s'don feja,
çdo kontinënt lule kultivojnë.
Fëmijët të rritën shtatselvi,
nëna dhe baba dëshirojnë,
si trandofilat gjithë bukuri,
plotë shëndet të i shikojnë.
Gjithnjë lulja është lule,
të ç'lodhë, ndijën kënaqsi,
djepi qindisët me lule,
lule për çiftin e ri.
Lulet u dhurohën,
fitimtarve të lirisë,
kurorë lulësh herojve,
Njerëzve të përjetësisë.
Lule donë nusja,
edhpse lule është vet,
vajzat vrapojn' si flutura,
të kapin buqetën që tret.
kandidate tani fituesja!
Me lule qindisët krevati,
pushka, këmisha, fustandela,
mbi rroba kan'hoxha dhe frati,
lule n'ballkone, lule tek dera.
Nga lulja frymzohet poeti,
për at'këndon këngtari,
lulën e don mbreti,
atë e meriton luftari.
Plumbin mori në “lule t'ballit”
iku në “ lule të rinisë “ ,
krenare thot'nëna e djalit
nëna e heroit t'Lirisë.
Lulja zambak i bardhë,
e kuqe si gjaku,
kumbulle, luledardhë,
kujtimi dhe meraku.
Për nusën thonë: ishte lule,
si lule ishte rritur vajza,
me mimozat në dorë,
ka ardhë sot dhe halla.
Lule bjeshke apo mali
vjollce, manushaqe,
lule shqiponje, gëzon xhani,
në kopshte, në baçe.
Lule ka livadhi,
gjindët dhe në saksi,
lule në shtëpi, lule tek stani,
më të mirat e krejt botës,
lulet janë në Shqipëri.
Lule morëm në lindje,
gjithnjë në përvjetore,
në martesa e gëzime,
lule përmbi arkivole,
tek varri për kujtime.
Lulja shoqëron kudo njeriun,
së bashku gëzimin lumturin' ,
dëshprimin dhe krenarinë,
vdekjën dhe pavdeksinë.
-Nju Jork, Maj 2011-
Nga libri i ri poetik "Flas me vendlindjen"