Kulturë
Remzi Limani: Poezia e shtrirë mbi të shkuarën
E diele, 13.12.2015, 10:04 AM
POEZIA E SHTRIRË MBI TË SHKUARËN NË TË ARDHMËN…!
Poezia e z. Ahmet Ymeri, flet me një gjuhë konvencionale. Pra, të kuptueshme për gjithë strukturat e lexuesëve. Kjo gjuhë e kapshme, e bënë të qartë vjershërimin e tij dhe kuptimin mbi të shkruarën në të ardhmën. Mëtej, poeti i jep hapësirë të merituar poetike edhe familjarëve të tij, në veçanti, Nënës dhe Babasë, s`i dy diej të përhershëm nën sqetullën e tij…!
Nga Remzi Limani
Në librin me poezi të autorit, Ahmet Ymeri, të pagëzuar me titullin ”SHTËRNGATA NË TROJË”, që në lëximin e parë hasim përkushtimin e tij dedikuar luftës së fundit dhe dëshmorëve të rënë mbi Tokën e Djegur, Dardane. Pra, në shfletimet e para, poeti nxjerrë në pah zërin e kambanave të shterura, për ta dëgjuar këngën a vajit dhe të lavdisë sonë nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme mbi tokën Ilire. Për këtë, poeti na thotë: / flijuan gjakun e njomë para Perëndive/ në altarin e lirisë, si në kohërat e Ilirisë/. Pra, poeti, Ahmet Ymeri, poezinë e tij e ndërton mbi bazën e themeleve të gjakut – jo vetëm të derdhjes së fundit, të kuqe por, edhe mbi të kaluarën e historisë sonë dhe të sotmës, që akoma ngjajnë të janë koherente me njëra - tjetrën. Ndaj, jo rastësisht, poeti vë kujdes për atë çfarë shkruan, sepse, atë duhet thënë dhe shkruar në vazhdimsi, për ta kuptuar këngën e vrarë dhe gjakun e derdhur nëpër kohët tona. Poezia e z. Ymer, flet me një gjuhë konvencionale. Pra, të kuptueshme për gjithë strukturat e lexuesëve. Kjo gjuhë e kapshme, e bënë të qartë vjershërimin e tij dhe kuptimin mbi të shkruarën. Mëtej, poeti i jep hapësirë të merituar poetike Nënës dhe babasë, s`i dy diej nën sqetullën e tij dhe, për dashurinë prindore ai na thotë” Nënë, Liria sot natën dritë bërë e ka/ Ofshamat e plagëve të vjetra më nuk dëgjohen/ Shekujve, baba me grykë dritën ua morëm/Gjumë i ëmbël fëmijët sot i përkëdhelë/. Mbi këtë bazë, të poezisë liriko - historike, poeti respektiv, bënë selektimin e poezive, mbi të cilat ndërton: Luftën, Sakrificën, Dashurinë për prindërit, atë universale të këngës së vashës, pasqyrimin e fiziografisë së tokës shqiptare dhe mrekullitë e saj, etnografisë e deri tek Lufta e Trojës, me figurat legjendare të saj dhe kësaj kohe. Për flokun e vashës së krehur, poeti shkruan” / Më e bardhë se bora/ e mbështjellë me rrezet e agmisë/çdo ditë ia shqyen vellon terrinës/ në tokë e përhap bardhësinë/ Pastaj zë në gojë elementin më të veçuar të traditës sonë, s`i element identifikimi kombëtar me vlera etnografike siç është qeleshja e bardhë. /Plisin e bardhë nëpër shekuj pa ia nda/i mbështjellë me qefin bore/nëpër kushtrime, fortuna/ e bartte bashkë me vdekjen/. Në këtë kontekst, poeti na përkujton vdekjen dhe afërsinë e saj qënduar mbi trupin tonë, sepse, ne ecnim me vdekjen nën sqetulla tona dhe, kudo që na zinte, vdekjen tonë e mbulonim me të bardhën e fisshme...! Tani, në strukturën dhe sintetizimin poetik, vjershëtori ynë, Ahmet Ymeri, ka një shtrirje poetike të nxjerrë nga koha, dhembja, dashuria dhe përjetimet individuale të tij - gjatë shumë peripecive, shtërzimeve të ndryshme, hidhërimeve dhe gëzimeve, të cilat tek poeti dhe poezia e tij prodhojnë rrahjen e erërave nëpër kohë, nga të cilat disa na dalin të pranueshme dhe të qëndrueshme në kuptimin emocional, ku shpërthen vaji i shtëpisë dhe kënga e krushqëve në kuptimin pozitiv. Së këndejmi, Ahmet Ymeri,me librin e tij “Hingëllim kohe”na servojë fjalën e shkruar me dhembje, me të cilën mëton ta ndërtoj këngën e ngushëllimit tonë, të cilën do ta bartë me veti dhe, një ditë, do ta lë në sirtarin e kujtimeve në sfondin e kujtesës dhe trashëgëmisë sonë kulturore...! Dhe, në fund të këtij vështrimi modest, për të mos e zbuluar gjithë duvakun e nusës, pjesën tjetër ia lëm lexuesit, ngase edhe lexuesi e do, që ta përjetojë kënaqësinë e leximit. kurse z. Ymeri, i dëshirojmë shëndet dhe frymë poetike, në rrugëtimin e tij të mëtejmë drejt gjetjeve të reja poetike dhe librave të ri...
Ahmet Ymeri
OR BURRË
Or, burrë i dheut deri kur
Do të ecësh nën udhë
Deri kur stuhitë e dallgëzuara
Do ta shkumëzojnë ujët e detit,
Deri kur do ti përgjakësh gurët e fushat e zotit,
Or, burrë i dheut pse bëhesh argat i dreqit,
Çmenduria e hakmarrjes
si vorbulla e kobit të ka përpirë,
Pse nënave varrët e vjetra
Sërish po ua përtërinë
në çdo stinë,
Shëmtira vashat e nuset
në shkëmbinj t`i ka mbërthyer,
Fara e shurdhet në arat tona pjellore
kurrë mos të mbiftë,
Or, burrë i dheut farën e keqe gurëzoje në gurë,
Në kullat tona le të valëzojë përherë një flamur,
E pushka le të jehojë vetëm për fatime or, burrë.