E premte, 01.03.2024, 08:50 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Neçaj: Në gjurmë të një pune

E merkure, 09.12.2015, 07:31 PM


NEPER UDHET E BOTES, NE GJURME   TE  NJE PUNE…

( esse per nje te ri te punes dhe te miresise )

Nga Gjon Neçaj

Pas largimit nga puna,  ku kisha punuar ne profesionin e ekonomistit mbi kater dekada, krejt rastesisht m’u afrua nje pune ne vendlindjen time, ku po kthehesha pas tridhjete vitesh.E kenaqesia ishte e ligjshme, ndonese jo si ajo e viteve te hershme te rinise sime, ku gumezhinte “Lugu i Marash Ukes”, sic  i thoshin dikur qendres se komunes.

E ne mesin e shume e shume banoreve, qe ne fillim u njoha dhe u miqesova, ndonese me moshe, karaktere dhe profesione te ndryshme, me nje djale 20 vjecar, te cilit i  kishin vene nofken “budigardi “, jo se ushtronte ate detyre, por ishte  i kudondodhur si shofer  dhe me trup te shendoshe.E ky ishte djali nga Lekbibaj, biri I Nikaj Merturit,  Muzli  Susaj.

Muzlia kishte mbaruar arsimin 8 vjecar dhe te mesem ne Lekbibaj,  e nuk kishte vazhduar studimet per shkaqe te ndryshme, mbase edhe ekonomike, por me idene se ne jete nje zanat eshte domosdoshmerisht i nevojshem per  perballimin e nevojave ekonomike, iu fut kursit te shoferave, duke e mbaruar me rezultate pozitive, e duke qene edhe pasionues i profesionit te shoferit.

Disa kohe ka punuar shofer prane komunes Lekbibaj, duke qene I kudo ndodhur per cdo problem qe banoret kishin ne lidhje me gjendjen shendetesore per t’i transportuar ne spitalin e qytetit “Bajram Curri”, apo nevoja te tjera emergjente, duke marre parasysh se komuna Lekbibaj eshte mbi 34 km larg nga  qyteti “Bajram Curri”.Ndonese I ri ne moshe, Muzli Susaj gezonte respekt pa kufi nga banoret e Nikaj Merturit.

Mbaj mend, se nje here erdhi ne zyrat e komunes nje nene e moshur duke qare, djali I se ciles duke kositur e kishte nxene gjarperi ne kembe dhe duhej transportuar urgjent per ne spitalin e qytetit, pasi ne Qendren Shendetesore Lekbibaj nuk kishte ilaç antihelm.Nuk kishte asnje automjet per momentin ne qender te komunes.Koha nuk priste.Me nje here Muzlia, se bashkue me nenen plake shkuan ne shtepine e saj, moren djalin, moshatar te Muzlise dhe u nisen per ne  qytet.

Ne spitalin e qytetit “Bajram Curri”, mjeket I thane se emes, se vetem nje gjysem ore vonese,  e djali kishte ikur nga kjo bote. Ja, pra Muzlia i kishte shpetuar jeten. E te tilla raste ai ka perballuar cdo here qe ka paraqitur nevoja.Djem te tille, te rinj energjik dhe me respekt ndaj te tjereve, duhen aktualisht te punojne dhe jetojne ne kete vend, ku tranzicioni I stergjatur ka lidhur dhe po lulezon  “specie” hibride te infektuar per shoqerine.

Erdhi nje kohe, e Muzlia mbeti papune.Nevojat ekonomike ishin ne rritje,  e nuk perballoheshin me nje ndihme ekonomike.Djali human dhe I papertueshem, Muzli Susaj, vendosi te braktisin vendlindjen, si shumica e bashkemoshatareve te tij,  e te endej rrugeve te botes per nje pune…

Ai tashme ndodhet ne Europe dhe pret nga dita ne dite qe te jete qytetar I saj, duke punuar me djersen e ballit per vete dhe familjen e tij.

 

Me nipin e vogel



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora