Kulturë
Lajde dhe Hasan Blakaj: Moj e bukura
E enjte, 03.12.2015, 08:55 PM
Lajde dhe Hasan Blakaj
Moj e bukura
Shqipëri, moj Shqipëri
Sikur ai zot që diti më t ´falë
Por si zonjë e bukur, m ´je ti
Porsi nënë, e më shumë mall
Je si nënë e më shumë bija
Martuar dhunshëm përtej kufirit
Larg prej vatrës, e larg prej hirit
Larg nga Alpet, e përtej Drinit
Do t ‘marr rrugë kah zemra jote
Të vij patjetër me hekë mall
Me ti qitë, duart rreth qafe
Me lot gëzimi me ty me u çmall
Shtratit Drinit dua me u nisë
Prej burimit nga Shtëdimi
Me kalua nga Sharri plak
Ta shuaj etjen, buzë Shëngjini
Pse ne zoti, na mallkoj
Duke e ndarë nënën më bija
Nga Qamëri e gjerë kë Shtoj
Pse s’është bashkë e tanë Shqipëria
Unë më u ulë në prehrin tënd
Sytë e kaltër më ti pa
Kah shikon ti detin Jon
Valët e tij më t ‘lagë pa nda
Nënë e dashur ti ke qenë
Zemër thyer por kurrë s´të harrova
Pasha tokë e pasha atë qiell
S´të harron ty kurrë Kosova
Edhe deti po u tha
Lumenj gjaku me rrjedhë pa nda
Brez pas brezi t ´ka n ‘mënd rinia
S ´ka rrugë tjetër, pa u bë Shqipëria
Dr. Hasan Blakaj