Kulturë
Luan Kalana: Albania - Shqipëria
E hene, 30.11.2015, 04:31 PM
Luan Kalana, SHBA
rapsodi
ALBANIA - SHQIPERIA
"kur njoha Mothër Teresen, e dua më shumë Shqiperinë" .. BILL KLINTON
Tokë-fjalë, buron nga zemra,
qënie e shenjtë si shpirti,
himn-ninullë e këndon nëna,
me vjetër se ç'është Hëna,
yll në tokë shndrit si ari,
bota e thërasin Albani.
Albani je emëri ynë,
pagëzuar ne Histori,
gjyshërit tënd qenë Ilirë,
njerëzit e parë të planetit,
kur nuk kishte Euorpë,
mbushet dheun PELLAZGI.
Jemi vëllezër të një peme,
me rrënje degë te lashta,
nga një Nënë e nga një Babë,
fise me gjak shqiptari,
Kosove e Arbëri,
Camëri dhe Mali i Zi,
nga Tivari në Manastir,
një gjuhë , një komb,
një flamur me shqiponjë,
je një, e përjetshme,
e pavdekshmja Albani.
Sa të "mëdhenj"e paqesorë
janë shqiptarët, pyesni ?!
"kur njoha shenjtoren "Teresa",
e dua më shume, Shqiprinë",
ka pohuar Bill Klintoni !"
Jemi zogjt e Shipes,
kudo kemi ngritur foletë,
në qiell e në tokë.
Ne Itali e Greqi,
ne Amerike e ne Australi,
në të gjithë kontinentet,
gjen gjurmë shqiptari,
flasim shqipen denbabaden,
mbesat, nipërit mburen me ty,
e madherishmja Albani.