E enjte, 10.10.2024, 08:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Dega thahet kur keputet

E merkure, 25.11.2015, 07:26 PM


DEGA THAHET KUR KEPUTET NGA RRENJA

 

- Fshatit P E R A J -

(nga libri poetik "FLAS ME VENDLINDJEN")

 

Nga Pal Neçaj, NY, USA

 

O FSHAT i dashtur ! Djali yt i tretur,

gjithmonë me përmallim ty të kujton,

ëndërrën shikon, për të gjallë, të vdekur,

edhe zemra e tij ndjën, vuan e rënkon.

Rrëzë bjeshkëve të bukura t' Kakisë,

poshtë T'thermës krenare me histori,

ku, çadrat ju kallën, pashait Turqisë,

gjindet Peraj, djepi plotë lavdi.

Aty burojnë kroje m' ujin qumshtbore,

pranë pyllit me gështëja të bëkuara,

brezare, pëmë të bukura frutore,

ara, lëndina, mure m'art të punuara.

Mserri si taracë mbi Bricull shkami,

muri gjigand ndërtuar nga vetë Zoti,

trimave tu, shum'larg u ka shkuar zëri,

nuk pati pushtuas që Peraj s'gjakosi.

Rrezja e diellit sa lëshon dritë,

së pari fshatin tim do të përshëndet,

për çdo mëngjez edhe ditëpërditë,

vëndlindjes time të bukur, i jep jetë.

Peraj i madh, gjerdani i lavdisë,

bujar zëmërhapur, maje bajrakut,

burrat e tu shkruan faqe historisë,

në krye të Nikajve, lule zambakut.

Logu i fshatit si logu i zanave,

thuhet se aty vet Mujo ishte parë,

duke fluturuar mbi qafa, mbi male,

drejtuar Jutbinës në mejdan me dalë.

6/

Fshati Peraj është si yll gjithëdritë,

flas me shpirt e shkruaj me zëmër,

djepfatlumi ku kemi lindur dhe rritë,

mbajmë lart' kokën, krenar me at emër.

Kërcet grykëholla, flakë kullat kallën,

pushtues të huaj së duron djelmnia,

ndër flakët e pushkëve, trimat ringjallën,

jan' thyar armiqt'është tundur mbretria.

Folenë n' Peraj ndërtuan Shqiponjat,

burra e gra gjindën në pritje përhera,

dyërt' e hapura, të shtruara sofrat,

na nderove, more, ty tu rritë ndera!

Rrite fëmijtë me kënge dhe valle,

malsorë yje bukurie, mëndjehollë,

plotë freski djelm dhe vajza si filiza,

odat e kullave përore qen'shkollë.

Pi ujakull, rritur n'at vënd gjithëfreski,

larë në ujvara bjeshke me curila,

burra të urtë trima dhe djem të ri,

vajza të bukura, nuset shtatselvia.

Rreze dritë e dije në çdo dritare,

lindën burra të njohur të mënçurisë,

prej kohëve të lashta qindra vjeçare,

mbetën pishtar nderi n'altar të lirisë.

Herët në mëngjez e deri shumë vonë,

kundroj vëndin ku sot jam i mërguar,

gjithçka e huaja, “i huaj “ m'ëmrojnë ,

asgjë s'heq mërzinë, mallin tënd s'shuar.

Ditën rri m'ty në mëndje, natën n'ëndrra,

zëmra digjët si dylli afër zjarrit,

dega thahët kur këputet nga rrënja,

vëndi i yt t'jep dhe ëmrin e varrit.

./.

-Per ZemraShqiptare, nga Nju Jorku, Nentor 2015-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora