E premte, 19.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Keka: 28 nëntori dhe njohja e rrugës së Kastriotit

E enjte, 19.11.2015, 10:55 PM


28 nëntori dhe njohja e rrugës së Kastriotit

Nga Gjon Keka

28 nëntori është jo vetëm një ditë vendimtare, një akt i lirisë dhe pavarësisë, por është një nëntor i tërë i shenjtë, a po më mirë të them një javë e shenjtë e nëntorit.Sepse pikërisht atë ditë të vitit 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin dykrenor, flamurin e lirisë dhe të fitorës së shtetit të Arbërit. Atë ditë ai rivendosi në vendin e vetë testamentin e paraardhësve dhe ngriti shpresën e madhe të arbnorëve duke i treguar jo vetëm rrugën e fitoreve të reja,por edhe të ardhmen e tyre.Ngjarjet e mëdha dhe vendimtare si kjo e 28 nëntorit duhet të jenë një festë kombëtare ,një ditë e gëzimit kombëtar dhe e reflektimit për të gjithë.Posacërisht një ditë për të parë të kaluarën, të tanishmen dhe të ardhmen si dhe rrugën që trasoj strategu dhe vizionari i i kombit tonë arbnor europian Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Poashtu dita e pavarësisë respektivisht flamurit është një ditë force, një ditë që na sjell në mendje aktin më të lartë të vetëpërcaktimit tonë,pikënisjen tonë historike shtetërore e kombëtare drejtë të ardhmes, punës, lirisë demokracisë dhe dëbimit me rrënjë të së keqes që la pushtuesi barbar osman.

Vetë kjo ditë e madhe historike është si një lloj konsultimi me ndërgjegjen tonë të brendshme kombëtare, arritjet dhe mosarritje, përparimin dhe ngecjen, dobësit dhe forcat e reja,njohja e pengesave dhe rrugëve, kapja pas vizionit kastriotian ose ecja pa vizion ,si dhe realizimin e idesë së unitetit si brenda kombit ashtu edhe rikthimit ne familjen europiane aty ku që nga lindja kombi ynë e ka vendin e natyrshëm.

Kjo ditë tregon se për të arritur lirinë dhe pavarësine duhet sakrificë.vepra besnikërie ndaj atdheut, dhe ftonë të gjithë për forcimin e trupit dhe shpirtit të kombit, pastaj fokusin ndaj brezave respkitivisht të rinjëve shqiptar kudo janë dhe tërë popullit shqiptar .Sepse vetëm duke i shërbyer sic i shërbeu kombit arbnor Gjergj Kastrioti me besnikëri dhe dashuri të madhe e ardhmja e kombit dhe shtetit është e sigurtë dhe krah për karh me kombet tjera të familjes europiane.

Pikërisht në këtë ditë kombëtare të rëndësisë vitale u rivendos kurora e shtetit dhe kombit të arbërit e që do të bëhet më pas një nga objektet e para të unitetit të fiseve arbnore(rasti i Kuvendit të Lezhës së 2 Marsit 1444) dhe rrënjeve të kombit arbnor.Pokështu në këtë ditë u zbulua thelbi i pikpamjeve të thella politike, diplomatike, ushtarake e historike, pra u përcaktua pika qëndrore e historisë ,dita e madhe kombëtare dhe vendimtare e arbnorëve rruga e natyrshme e vendit.

Arbnori i vërtet dhe i mencur ,apo më saktësisht njeriu i mençur gjendet në anën tjetër atë të mundësive dhe nxitjesë për të bërë të mirën ,për të kontribuar për vendin dhe të ardhmen e brezave si dhe duke luftuar të keqen brenda tij duke mos i lënë shtrat asaj asnjëherë. Nuk mund të mbjellësh grur pa patur farën më parë, por ama farën e mirë. Dhe se cdo kokërr gruri ka një cmim në veten e saj dhe nëse kokërra është e shëndosh toka mezi pret të i jap pjesën e saj për t'ia bërë frytin e plotë.Kështu është edhe me kombin dhe frytet e tij.

Nuk mund të kesh të kaluar pa eksperiencë, pa gjurmë ,pa kujtesën dhe etërit dhe testamentet e tyre.Kjo ditë ishte dinjiteti më i lartë i kombit, për atë Kruja, Lezha dhe Vlora u bënë tempuj të shenjtërimit të kombit dhe se kjo ditë e madhe kombëtare në këtë vend me të vërtetë është frytë i patriotizmit të vërtetë kastriotian si dhe përpjekjet dhe aspiratat e të gjithëve për një komb shqiptar europian sic kishin në ideal paraardhësit.

Me pakë fjalë 28 nëntori 1443 (1912) kjo ditë kaq sublime dhe e lartë kombëtare e kombit arbnor europian uroj t'i sjell kombit bekimet kastriotiane duke u kap pas vizionit dhe ecjes në rrugën e tij ,pastaj në përmbushjen e dëshirave të pastëra në zemër të arbnorëve të vërtetë -pasardhësve të kastriotit si dhe të guximit për ta nxjerrë me rrënjë përgjithmonë të keqen brenda që ka lënë pushtuesi barbar osman.E vërteta le të shkëlqejë fytyrën e saj mbi kombin tim.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora