E premte, 24.01.2025, 01:17 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Xhevaire nga Devolli

E merkure, 18.11.2015, 07:54 PM


Fjalet e vjetra te shqipes

"Xhevaire" nga Devolli...

...nga folklori gojor, i mënçurisë popullore

Nga Luan Kalana

Keni dëgjuar fjalën  e vjeter shqipe xhevair, i artë, i çmuar, gur margaritar, flori.Kjo flalë ka perdorim te dyanshem, si i thone edhe per mirë por edhe per keq, e per ironi, te dyja kuptime, keni degjuar dhe emra njerezish, Xhevair dhe femër Xhevo, por nga xhevairet e devollit rrallë se ju ka zënë veshi.

Sa bukur kur thonë:-Fjalë xhevair, gojë mjaltë, -xhevaiir djalë, njeherë e ka bere nëna,  e te tjera pa mbarim qe ju dini më shumë.

Kjo fjale perdoret dhe ne kuptimin e figushem, artistiko-letrar, anet ekstereme negative, kur thonë:

-Nxore xhevaire nga goja, per turp dhe goxha grua, keuti kërcunj, çfare s'tha fjalë të liga.

Per xhevairet e Devollit, thesaert e tij të çmuara, kemi shkruar e do të refejmë, por s'do leme pa refyer dhe "xhveiret" budallëqet tona, dhe ato kane bukurine e tyre, brenda ironise ato permbajne dhe mençuri dhe urtesi, permbajne fillozofine e mesazhe jetesore prandaj ne perjetesojme.

Keto "xhevaire", refehen ne forme gojore se sa në ate te shruaren, ne forme barsoletash dhe anektodave, nga moshat e ritura, se ca prej tyre jane banale, por popullore.Jane si puna e atryre filmave, qe nuk lejohen t'i shohin fëmijet nen moshen trembedhjete vjeç, lulka pe balti.pra nje pjese e artit , e folkorit gojor te popullit.

Nga ato qindra e mijra "xhevaire'qe kemi degjuar, po ju refej vetem nje, sa per t'ua bere "bromb" në sofër, per t'ju hapur oreksin, dhe per te kaluar merzine, se s'do rime gjithnje serioze, vetëm me nje kusht, te meten mes nesh, femijve mos jua tregoni se s'jane per ta, ashtu si beni me ate filmat, le ti zene syte e veshet ata, pastaj mos i tregoni ne mjediset ku ka femije.

Po ju refej nje ga ato xhevairet e devollit:

-QE njehere nje buurre , per koken tuaj, as te kisha e as te kam, nga te paret t'ja prisje koken, nga floket te mirte me qafe, i gjate sa nje hostne, djale azgan.Nga mendte per te qare, nga goja , me nder bythe tagar."Bir Selman i nenes ç'te te qaj me pare".Ritu , ritu sa nje trap, i shkoj koka ne tavan.Per te lidhur s'merte pyke, te te zgjidhte nuk ia priste.Ishte dembel me te e prape, edhe bollkat haronte ti mbyllte, dyqani hapur per pazar.Per zanat s'dinte t;ja shoshte, as per draper e as per çekan, vetem kerraben s'e leshonte, ishte bere per çoban.Nga t'ja nis e nga t'ja bitis.Po ju tregoj nje sekret, mos e beni tellall se e mori vesh, me nje pa dy te vret.Kur lahej me djemte ne lume, gjente nje pellg menjeane, e kishte gjetur dermane, rinte prane me dhente.Nje dite ca femije vajten ne te lahen ne pellgune tij.Ata laheshi lakuriq, pa breçka, si i kish bere nena, me cironkat perjashta.Kur doli Xhevua nga pellgu, rendte me te katra, Xhevair e quanin se desh harova t'jua them, qe mos i dukeshin "ato"... perjashta.Nje djalke e vuri re , thiri, kercevi perpjete, u çudit :

-  iiiiii, Xhevua me tope jashte !!!!-dhe u shkul se qeshuri....

Kaq u desh e fjala mori dhene.Goje pas goje emori vesh tere fshati, e iu ngjit te gjorit llagapi.tere thoshin, -Xhevua eshte, me nder koqe jashte....Ec e mbyll gojete fshatit.Edhe Xhevos i rane fjalet ne vesh.Tani rinte si ndrojtur, me nuk bashkohej me me djemte e as ne lume nuk vinte te lahej, por i bante dhente nga ormani ne meris.

U rit xhevua u be per ushtar.I thoshin grate te emes,  hyne ne merak, eshte koqe varur i ka te shaqara , nuk do ta marin ushtar.

Kush te pyeste, e beri dhe ushtine , jo me arme por me krabe, e vune e atje te kulloste shqeart, coban.Pa u rrit e na deshte nuse.

E ema e shkerta, kishte hyre  ne hall, kush i jepete nuse per djalin noksan, koqevarurarin, thone qe s'do beje femije, ç'e deshin?! edhe dashni e tufes, e mbajne per burre, po kete ç'ishte ajo nuse qe do ta merte?!

Nejse s'ka mbetur  laraske pa bisht , edhe djale pa martuar, gjeti tenxherja kapakun , mori dhe xhevua grua.

E po pjek,  pa behet , thone te vjetrit, edhe emrin e shkreta, e kishte  Xhevaire, megjithes ishte me ca mangut.Per e bukur, gjynah te qashesh, nje bullafiqe sykaleshe, nje dendake mendjelehte.u mbush viti, dhe xhevos iu fry barku, kish mebetur me bare.mbeten njerezit goje hapur, me gisht ne goje, ku ishin tere ato lafe, goje me goje.Xhevairja lindi, jo djale , por binjke,  dy djem si engjej qe s'i gjen, te pamshem e te mençur.

Xhevua, topejashte, doli me bereqet, mos thoni me ....

Edhe Xhevua, doli e mbare, pa ç'ka nag mendte ca pa fare, beri dy djem te mbare.Kur e vinin nuset e reja ne mes, dhe epyesnin si bere binjake djem?!

Ajo ia kthente  pa turp:

-Mos rendni pas pasurise e bukurise se ato shkojne e vijne, , merni djem asgane si xhevua im, shikoni te kete traret e shtepise, se me to mbulohet çatia, lere se ç'thone njerezia, mos shikoni mend e mia.

Xhevos s'i thoshin si me pare, por djali ,  farë mjaltë.

Kete refenje me xhevairet ma ka  treguar nje plake shakaxhese nga Shagu i Devollit te siperme (sot ne tertorin Grek) por e marurtuar ne Trestenik, ishte thesar i çmuar  per keto gojedhena, , qe  e lindur per to , te bente  per te qeshur, qe te benje, me nder,  shuren ne breke, .te gajaste se qeshuri, t'i kepuste oshkuret.

Me respekt

Luan Kalana

Ish Mesues i  Gjuhes Shqipes



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora