Kulturë
Agim Gashi: Mbahu Francë - mbahur Paris
E diele, 15.11.2015, 02:35 PM
AGIM GASHI
MBAHU FRANCË - MBAHU PARIS
Paris, çka tu ndie sonte ushtima?
Pse sonte të gjitha këto rënkime?
Pse ky lot e ky gjak po derdhet rrëke?
Mbaju Paris, mbaju Francë,
Boten demokratike mbrapa e ke.
Nuk rënkove kaq shumë as në revolucione,
Nuk vajtove as në Kohen e Napoleonit,
Atëherë edhe skishte dhimbje si ke sot,
I tërë njerzimi, me Ty sot derdhin lotë,
Bota u mbush me dhimbje e dhimbje plot!
Po a vriten njerza në emrin, sdi të cilit Zot?
Të pafajshëm ekzekutohen këngë t´u këndu,
Nëna shtazëna, vasha e djem të ri,
Për një natë u shuan qindra ëndërra rinore,
Edhe sa do të shuhen kështu, tani e tutje more?
Zgjohu moj botë njerzore përparimtare
Shuaj zjarret, luftrat dhe terrorizmin pra,
Rinia, fëmijët, gruaja e familjari faj nuk ka,
Keni faj ju që me armë në duar jeni,
A vetëm me u shitë terrorsitëve, ato i keni?
Paraja ndryshoi njerzimin, e bëri shumë kriminel,
Kështu bota mizore nuk ishte asnjëherë,
Nuk e di kah cila anë të vjen plumbi i vdekjes,
Shuajnë ëndërret injorantë me zemra guri,
Bota e pafajsshme, po mbështetet për muri.
Më fal Francë, më fal o Paris,
Nuk jemi fajtor ne që në tokat e arbërit festojnë,
Kjo farë e keqe, rracë e pështirt sdi kah na erdhi,
Na e la kopilin në duar e keq na e dredhi.
Populli shqiptar Ju nderon, të mirat nuk i harron,
Sot bashkë me Ju, për këtë dhimbe loton.
14.11.2015
Aa.