E enjte, 01.05.2025, 12:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Arti nën shërbimin e politikës

E hene, 09.11.2015, 10:33 PM


Arti nën shërbimin e politikës

Nga Ilir Muharremi

Për artin nuk duhet të ekzistojnë politika, atdheu ose ideali, sepse kjo është dekorim për sunduesin që qeverisë duke lavëruar kasaphane të ardhshme. Për artin është liria, instinkti, dehja, ekstaza, dëliri, rruga e shpirtit dhe vetvetes.  Është përhumbja, ndjenja e kënaqësisë, estetika, afshi, epshi, seksi shtazarak (instinkt i vërtetë i lashtë), është sinqeriteti ndaj vetes, veprës dhe njerëzimit. Arti është qëllim që duhet arritur, qoftë me forcë ose dhunë, duhet ngjitur gurin me djersë edhe në maje, njëjtë siç e bëri Sizifi. Politika lufton turmën, ndjenjën e saj e dirigjon, jo për hir të zhvillimit dhe vetes, por për sytë e gazetarëve. Arti është më i fortë se e vërteta, ndonëse edhe e vërteta në vetvete ka fuqinë e të pakuptuarit, sikurse e vërteta subjektive shpirtërore e cila tek rrënjët shpërfaq mjegullën. E vërteta kërkohet mbi bazat e absolutes, në fund gjithmonë do të jetë vetëm kërkesë, dhe mjafton të ketë instaluar një çik shpresë, sepse posedon forcën e të vazhduarit. Artistët depërtojnë edhe në sferën juridike, politike, ekonomike. Por, ata përveç që ballafaqohen për autonomi juridike, duhet të korrigjojnë, të rregullojnë dhe të propozojnë metodë të re zhvillimi. Në të njëjtën kohë arti juridik juridikonë shoqërinë, këtu arti menjëherë në shpie në përcaktim vlerësimi njohës se çfarë është dhe nuk është art. Arti duhet të kritikoj edhe vetveten, të fshijë imagjinatën me të vërtetën, por as këtu arti nuk do depërtoj në zgjidhje të mirëfilltë. Ndoshta tendenca e artit nuk është te zgjidhja, por kënaqësia. E pakuptimta këtu përjetohet nuk imagjinohet dhe nuk kërkohet logjikë.

Marrim rastin e vezëve të cilët i hodhi lëvizja Vetëvendose mbi qeverinë. Kjo qe forcë për tentim ndryshimi, por as kësaj përformanse politika nuk ju bind, derisa revolta arrinte kulmin me gaz-lotsjellës, e cila fizikisht ndaloji seancën. Arti përveç që arrin shpirtërisht, në formë teorike-shkencore të shprehë revoltën për lirinë dhe zgjidhjen, duhet të veprojë edhe në praktikë. Kjo vërteton edhe disa vjet më parë Presidentin e Bankës Botërore i cili vizitoi Slloveninë, u dëshpërua nga një grup i vogël aktivistësh të cilët hodhën vezë mbi të. Komenti i Presidentit qe për lirinë, shprehjen e mendimit të lirë. Cili mendim do ta ndjente lirinë nëse nuk e përjeton revoltën? Revolta tok me artin na paralajmërojnë se tek individët e revoltuar (me plot të drejtë) ka diçka që ja vlen të respektohet. Ata kur veprojnë japin tërë qenien e tyre, ose gjithçka ose asgjë në tërësi, nuk kanë më çfarë të humbin. Para veprimit të përformancës në rastin e hedhjeve të vezëve (ose metoda tjera simbolike artistike), artistikja lidhet ngushtë me mendimin politik të eliminimit ose zëvendësimit me premtimin e zhvillimit i cili qëndron vetëm në paramendim. Tendenca e të revoltuarve tregon se mjaftë më, gjërat kanë zgjatur tepër, shumë me tepër se ç’kanë menduar. Në një farë mënyre duhet ndalur aty e jo përtej. Ju parti politike! Po e teproni! Për më tepër kjo quhet një kufi te  i cili nuk mund të kalohet, me vetë faktin e jo-së fshihet një kufi. Arti revoltues, ndihmës i politikës për arritje të qëllimit shtrinë idenë jashtë kufirit, dhe ai tjetri e tepron duke menduar për të drejtën e tij, dhe andej takohet me të drejtën tjetër përballë tij e cila shpallë kufizimin. Kështu arti revoltues i opozitës mbështet refuzimin kategorik të ndërhyrjeve të palakmueshme, aspak të tolerueshme  me bindje abstrakte ( e që në veten e tyre është e kuptueshme), një  e drejtë e arsyeshme sepse ja vlen të korrigjohet, dhe kjo mund të theksohet si përshtypje e revoltës me të drejtën e tyre. Përdorimi i heshtjes rezulton me jo gjykim dhe jo dëshirë, kjo vërtetë është kështu. Unë më shumë artin e shohë si dëshpërim dhe politikën si gjykues së përgjithësisë në kërkim të totalitetit. Arti e plotëson, por në shumë raste edhe e kundërshton, nëse politika shpërfaq shterpësinë (përvojë shumëvjeçare e saj), dhe në disa raste nëse përdorë përfitimin në emër të artit. Revolta nuk është egoiste, egoiste bëhet në përcaktime sepse individi reagon edhe në emër të të tjerëve.  Ai i nënshtrohet metodës së artit në rendin e parë, pastaj nëse i zoti nuk  reagon, dhuna dhe pengimi fizik kapërcen kufijtë (siç bëri Vetëvendosja) duke hapur një kufi tjetër brenda këtij kufirit. Për cilin kufi është fjala? Në revoltë njeriu tejkalohet me kundërshtarin, të dytë shprehen si metafizik dhe lavdërojnë pikëpamje solidare, kjo është vetëm e momentit.

Opinionet politike të njerëzve të zhytur në politikë janë të ngjashme. Arti ndërvepron te individi i cili prapë është i ngjashme me artistët tjerë. Veçse në shpirtin e tij ka art të vetvetes. Kjo në poezi, kanavacë, mund të jetë edhe një ripërsëritje e vetes. Tejkalimi, anashkalimi dhe distanca, mund të shërbej ndoshta për krijim. Këtu kemi një ndeshje me realen. Prapë kthimi te rrënjët e supozuara të shpirtit është më i frytshëm. Ripërsëritja na dërgon në shumëfishim, por struktura është e njëjtë. “Kjo më shtyn të mos i shoh opinionet politike si shenjë dalluese”, thotë Hesse. Atij i intereson njeriu në vetvete. Njeriu në vetvete është artist, ngaqë në brendësi ndjen forcën e çlirimit. “Vetëm individët ndjehen përgjegjës” thotë Nietzsche, kjo sepse kolektivët janë për të kryer gjëra. “Individi nuk e ka guximin”. Ai nuk shprehë dobësinë, por mungesën e guximit. Ndoshta dobësimi qëndron te kjo mungesë. Një grup njerëzish bëjnë atë çfarë nuk e bënë individi. Arti (individi), politika (turma-kolektivi), i pari është i pabinduri, i përuluri ndaj vetes, ndërsa e dyta përbindëshi që ushtron dhunë mbi egoistin (njeriun artist të lirë), në thelbin e vet kërkojnë marrëdhënien për çiftëzim. Vetëm se politika tradhton artin për përfitimet e veta. (siç e thashë më lartë). Është lavire e denjë për manipulim dhe shtim të numrit të masës. “Gjithçka që një njeri bënë në shërbim të shtetit nuk pajtohet me natyrën e tij”, thotë Nietzsche-ja. Është e vërtetë. Shteti është artificial i krijuar nga njeriu. Gjithçka që një njëri bënë në shërbim të artit është në natyrën e tij. Arti nuk e mëson njeriun në lidhje me shërbimet e tij derisa shteti këtë e përdorë, poashtu edhe kjo nuk pajtohet me egoizmin e tij. Por, kur shërbimi dhe liria bashkohen, njeriu synon totalitetin për unitet sepse posedon fuqinë. Kjo duhet të mbahet nën fre, ngaqë kemi rastin e Hitlerit. Dëshira më e tmerrshme e njeriut sipas Nietzsches qe ajo drejt pushtetit, këtë instinkt ai e quan liri sepse për ta arritur këtë liri i duhet ndjenja e fuqisë,  kjo nënkupton (artin dhe politikën rezultati është fuqia). Kjo ndjenjë vishet me art, nënçmon individin-egoist, ose e lavdëron dhe obligon për dashurinë ndaj kolektivës. Arti për art nën shërbimin e politikës shterpë, shterpë sepse pa artin nuk do të arrinte ngjyrën e unitetit. Njeriu gjithmonë dëshironte dhe e do pushtetin, nuk i llogaritë dëmet nëse ecën gabimisht, qëllimi qe te përfitimi dhe lumturia që u sjell ky pushtet, atëherë ata bëhen një zëri dhe formojnë parti politike. Aty mbahet nën presion me forcën e artit dhe janë ambicioz. Kemi nga ata që e duan pushtetin për shkak që të mos viktimizohen nga të tjerët. Në një kohë ishte ideali i mbretërve, aty ku njerëzit shihnin modelin e tyre në këtë ideal, mirëpo ky pushtet qe llogarivënie e jo praktikë, derisa sot kemi “pushtetin e praktikës”. Kjo e fundit rrodhi nga turma. Mirëpo, këtu kemi rregull të përbashkët që mbahet nën presion nga stërvitja. Për dikë është edhe edukim i përbashkët. Në brendësi na lind morali mjet mbrojtës e që sipas Nietzsches është shenjë e papjekurisë së njeriut. Njeriu i çarmatosur, por i mbështjellur me vello. Kurse ai i armatosur qe i pjekur. Çdo agresor në fund shpik paqen. Pastaj arti mbas formës dhe ngjyrës së kohës ripërsërit emocione të njëjta. Njëherë i motivoji për pushtet, i qetësoi dhe prapë ju kthye në formë nxitëse. Kemi rritjen ose ngritjen e cila në thellësi hap vrima edhe për fuqi të huaja. Në këtë kolektiv individi ka të drejtë mbrojtjeje, në një farë forme ai është në gjendje transi, dehjeje, i mpirë nga fragmentet politike. Ai ka të drejtë edhe sulmi, nëse i rrëfehet instinkteve të veta. Këtu politika përbuz dhe nënçmon vlerën e artit. Kjo qe nevojë vetëm e një krijese të gjallë. Individi më si krijesë e gjallë nuk ka vlerë. Këtu drejtësia vetëquhet nga shtypja dhe përbuzja. Liria e artit nuk është më liri, por shërbim.  Arti duhet të kthehet në revansh e jo në shërbim të politikës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx