Kulturë
Tefik Selimi: Zejna mrekullisht e njihte botën
E diele, 08.11.2015, 09:10 PM
Zejna
mrekullisht e njihte botën e ëndrrave të fëmijëve…
Nga Tefik Selimi
Dje,
në sallën e KK në Gjilan, para shumë krijuesve, familjarëve e qytetarëve të
tjerë, të cilët ishin ardhur, si një, nga Prishtina, Kamenica, Bujanoci, Vitia
e mese të tjera të Kosovës, u mbajt Manifestimi Kulturore tradicional “Vjeshta
letrare”, në nderim dhe përkujtim të 70-vjetorit të lindjes së Zejnullah
Halilit, poet, tash i ndjerë. Ishte një manifestim dinjitoz dhe përmbajtoësor.
Fjalën e parë e mori, Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Zhegra e Karadakut, i cili
tha se, kam shumë arsye ta kujtoj Zejnullah Halilin, Zejnën, siç e quanim,
prandaj, mesazhi që më erdhi para disa dite, si njoftim, se në këtë filli
nëntori do të kujtohet figura e shkrimtarit për moshën të cilën e arriti,
shtatëdhjetë vjetorin e lindjes.”Kjo moshë e paarritur, për shkak të vdekjes që
ndodhi para njëmbëdhjetë vjetësh, më sakt më 24 shkurt 2004, do ta dëmtojë
letërsinë shqipe, letërsinë për fëmijë, e cila këto vitet e fundit mbeti edhe
pa Rifatin (Kukajn), Qamilin (Batallin), Agimin (Devën), pa Ganiun (Xhafollin),
pa Markun (Krasniqin) e pa Abdullahun (Thaçin). Mbeti pa të gjithë këta emra që
mbajtën nivelin e lartë të shkrimeve për fëmijë, duke u cilësuar avanxues të
shprehjeve më të arrira në zhanrin për fëmijë, qoftë në poezi apo edhe në
prozë. Prandaj, si shtoi I. Kadriu, -për Zejnën, do të vazhdojë të jetë gjallë
me vepra që i la e s’do të plaken dhe si të tilla do të qëndrojnë afër
lexuesit. Pse jo? Shprehjet e Zejnës në vargim, kanë butësi me çfarë krijohen
afërsi. Ashtu siç ishte në jetë, i butë e plot emocione, ashtu sajoi vargje që
tërheqin, zgjojnë fantazinë dhe pshtojnë shpirtin. Zejna ynë shihte botën e
ëmbëlsirës, andaj edhe vargjet e tij kanë shijen e ëmbëlsire, ato vargjë të
krijuara sikur me përkëdhelje... Siç
thashë në fillim, me Zejnën e kishim vendlindjen njësoj, por edhe paraqitjen në
mesin e lexuesve e kishim, thuaja, të përbashët. Në vitin e njëjtë, ta asaj
kohe të largët, më 1969, botuam librat e parë: Zejna botoi librin “Ylberi”,
kurse unë botova librin me poezi “Netët e Karadakut”. Nga kjo që u tha më sipër
mu ofrua obligimi të rrëfehesha për Zejnën, në këtë ditë kur po e shënojmë
70-vjeetorin e lindjes së tij”, shtoi I. Kadriu. Prof. dr. Xhevat Syla, kritik
dhe krijues, tha se, ky njeri ishte pak më “ndryshe” se krijuesit tjerë, për
faktin se, flokët i kishte pak përpara, ngjyrë si gështenje në të bardhë,
mandej sytë i shkrepnin si nuri plor rrezatim jete, por një “tip” njeriu që ta
kënda jo vetëm si shok e krijues, por edhe si njeri i afërt dhe shumë zemër
butë. “Ai shkoi para kohe, por vepra e tij mbeti pas, e cila nuk do të
harrohet, përkundrazi, ajo po lexohet dhe po adhurohet nga të gjithë, sidomos
nga mosha e fëmijëve. Janë këto shkrime të tij të pakontestushme, të cilat i ka
shkruar shoku ynë e i të gjithëve, Zejna, i cili, në paraqitjet e tij në orët e
Karavanit të shkrimtarëve, bëhej një aktor tejet i gjallë, duke i recituar ato
vjersha para fëmijëve si të ishte artist dhe njëmend, në ato raste ai ishte edhe artist i vargjeve për
fëmijë. Zejna, tash i ndjerë, në paraqitjet e para u mundua që fëmijët t’i
gëzojë e t’mos mbeten me ato traumat e lufës. Përherë ishte poet i vërtetë i
fëmijëve dhe, fëmijët e donin pa masë portretin e tij prej shkrimtari të
mirëfilltë. Ishte një zë i butë, urtak dhe shumë i afërt me të gjithë”. Prend
Buzhala, shkrimtar dhe kritik tha se, Zejna, për moshën e vetë, sa jetoi,
krijoi një bagazh veprash letrare, të cilat ngërthejnë në vete një opus me
vlera të shumfishta letrare e artistike.”Ky krijues, që sot na mungon, por ne
shpirtërisht e kemi në zemër, se na
ishte yni e i tjerëve, shkroi në të gjitha
zhanrat e letërsisë. Shkroi poezi për fëmijë, por shkroi tregime e
romane e zhanre tjera, të cilat zhanre letrare e bëjnë më komplet një shkrimtar, siç ishte Zejnullah Halili, tash i ndjerë. Për veprën e
tij janë marrë disa nga kritikët e letërsisë, si: A. Jasiçi, dr. Faik Shkodra e
të tjerë. Ai ka botuar vepra edhe për të rritur, romane këto që ngërthenin
pesonazhe të jetës sonë, të cilat personazhe janë figura me plot vend. Sa i
përket anës artistike, Zejna pati gjithmonë një shprehje elegante, e cila e ka
joshur botën e fëmijëve. Poezia e Zejnën e ka ruajtur dhe i ka shenjat e
identitetit. Pra, në poezinë e tij vërehet identiteti i idesë së artit ndaj
njohjes së jetës. Te vepra e tij “lexohet” njohja e artit me njohjen e jetës. Ishte
poet, nëse më lelohet, engullor, por ishte edhe mjeshtër i fjalës artistike”.
Nijazi Ramadani, krijues nga Gjilani tha
se, Zejna na ishte njëri nga poetët më të njohur të letërsisë për fëmijë. Ai ka
krijuar një bagazh veprash për moshën e të vëgjëlve, të cilat vepra kanë vlera
të larta dhe të pakontestueshme. “Zejnullah Halili jetoi 59 vjet, por për këto
vite, ai kontribuoi mjaft shumë letësisë për fëmijë. Ishte jo vetëm poet,
tregimtar, por ai ishte edhe publicist dhe një “artist” që punoi herë në redaksinë
e botimeve të ndryshme të revistave tona, si “Pioneri”, “Gazeta e pionierëve”,
por punoi edhe në Radio e vende të tjera. Ku punoi e veproi, la gjurmë të
njeriut me horizont të madh të dijes e punës”. Shqipe Halili, vajza e Zejnës,
tha se, e kam pak si vështirë të them disa fjalë para jush. “Ju falemnderit që
keni organizuar këtë tubim të tillë përkujtues për babin që sot mungon. “Babi
(Zejna) ka qenë një yll yni i i jetës. Ai ka rrezatuar dhe ka shkëlqyer kudo:
në famlje, në shoqëri, por ka rrezatuar edhe para fëmijëve që i ka dashur
shumë, shumë... Ishte një engjëll yni i mrekullueshëm”. Sabit Rrustemi, krijues
dhe udhëheqës i Manifestimit Kulturor “Vjeshta letrare” tha se, ky manifestim
po na afron dhe, ndonjëherë, po na kthen për t’i përkujtuar disa shokë, të
cilët na mungojnë, si është Zejna e disa të tjerë. Por, e rëndësishme është se,
Zejna u nis rrugëtimin letrar nga Gjilani, por edhe u kthye këtu ku po e
përkujtojmë 70-vjetorin e lidjes së tij. “Ne i kemi borxh krijuesve, sidomos
atyre që sot s’janë fizikisht ne mesin tonë, por vepra e tyre “jetojnë” e po adhurohet nga të
gjithë lexuesit. Institucionet komunale do të duhej që të punonin në atë
valndalizëm që i është bërë varrit të poetit, Zejnës, ta renovojë dhe ta kthejë
në gjendje si ishte më parë. Mandej, është koha që Komuna dhe institucione tona
të bëjnë më shumë në emërtimin e disa shkollave me emrat e njohur të
shkrimtarëve tanë, si bie fjala: Lazë Berisha, Ismajl Kadriu, Zejnullah Halili
e të tjerë. Bie fjala, Laza është i lindur në këtë anë dhe ka punuar në
gjimnazin e Prishtinës. Ai është emër i madh i jetës arsimore” tha në fund, S.
Rrustemi, udhëheqës i Manifestitmit në fjalë.
Nje pamje e manifestimit kulturor Vjeshta letrare në Gjilan