E premte, 24.01.2025, 02:13 PM (GMT)

Kulturë

Qazim Shehu: Poemë e nxitimit

E diele, 15.11.2015, 11:09 AM


POEMË E NXITIMIT…

 

QAZIM SHEHU

 

Nxitojnë të gjithë dhe futen në llagëme

Si urithë.

Monarkë ,oligarkë, barkthatë

Dhe gratë

Nxitojnë,

Ku shkojnë..

Buzëqeshin,kërcënojnë,mallkojnë sfumojnë,

Larg qoftë :dashurojnë e tradhtojnë ,

Një ditë të re fillojnë.

Në këtë shoqëri të bërë pis,

Ku lisi bëhet shkurre e shkurrja lis,

Nxiton një njeri e nxjerr një kobure

Ikën pastaj duke mbushur poture,

Nxiton një bankier të vjedhë ca para

Ta heqim, menderja s`na e  mba.

Dhe nxitojnë në emër të diçkaje të mirë.

Kështu thonë ata që na drejtojnë,

Sepse ata  e dinë:

Për t`i votuar ata, ne nxitojmë…

 

THIRRJE

 

Vitet me piskamë,

Mbi ujëra ranë

Gjethe plot damarë.

+++

Në provim të dashurisë

Ngela në klasë,

Një vajzë qante pas…

+++

Leqet e shpatinave

Lidhin motet,

Në një gungë bunge…

+++

Ai parfumon plehra

Ky është zanati i tij

u shndrrua në pleh të zi…

+++

Buzë malit, fusha

Shtrihet e ngeshme,

Mali i çon ujrat e plleshme

+++

Fyti im futet në fytin

E një sylinari,

Thith aromat e tokës.

+++

Cullak,rrumbullak,bubrrak,

Hovën çasti manjetik,

Në vrap të kalit ik…

+++

Uria ime ulërin

Në një dorë lypsari,

Një i pasur kaloi aty pari..

+++

Fytyra ime e gurëzuar

Nga përkëdhelja e një lulje,

Shkrihet në vuajtje…

+++

Në zall të Kostenjës

Heshtja vjedh

Ndonjë hap të arratisur..

+++

Lugina zhvirgjërohet

Nga një rreze,

Mëngjesi shtron ngjyrat…

+++

Emrin e gdhenda

Tek një gur i zallit,

S`iu ngjita dot malit…

+++

Kjo tokë e të parëve

Ulëret në heshtje

Pa një gjethe vjeshte…

Ër ti votuar ata

 

ZEMRA E DETIT

 

E pashë dhe e ndjeva zemrën e detit

Ishte prej uji,

Po kjo është e njohur.

Po sa herë na ndoqi rrëmeti  dhe

Në këtë zemër jemi ftohur?

Dhe u jemi lutur peshkaqenëve

Të vijnë në tokën tonë të begatë,

Duke pasur zemrën e ujit të detit,

Në ndarjen e pasurisë

Mbase

Do ishin më të saktë?!...

 

NATYRË

 

Natyra duket një tempull i trishtë

I krijuar kot,

Përderisa njeriu në ditë e vjet,

E shkatërron si idiot…

Dhe metaforat për lulet

Drurët,

Albumet

Herbariumet,

Në kotësi mbillen.

Dhe bukuritë e natyrës për hakmarrje

Mbi krye na sillen…

 

TRISHTIMET E VOGLA

 

Trishtimet e mëdha zjarreve të vogla u ngjajnë

Ndizen pabesisht,

E bëjnë hatanë.

Trishtimet e vogla nga një zjarr i madh

Çelin lule në livadh…

 

VETMI MODERNE…

 

Në indiferencën e patrajtë,

Sendet,

Regjistrojnë dinakërinë e kujtesës.

Një bizhu pa trill

U përmallua për një pikë vese.

Dhe kjo tavolinë ku shkruaj poezi,

Akoma më duket se s`po e ndjen afër

Të plotë një njeri….

 

SOT TË GJITHA VAJZAT…

 

Shtratn magjik të një përralle shkundet ari i ditës.

E Bukura e Dheut mund të ishte ajo vajza

Që gabimisht iu dorëzua gjahtarit grabitës.

 

Po mund të lëshonte edhe një buzëqeshje

për këto vargje rakitike plot mundim.

Po kjo nuk ndodh.Sot të gjitha vajzat qeshin.

Dhe kjo më jep trishtim….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora