Kulturë
Xhavit Gasa: Vargje për fshatin
E merkure, 11.11.2015, 07:07 PM
XHAVIT GASA
VARGJE PËR FSHATIN
Vlaga e ngrohtë e tokës time,
avullore shpërthen brazdave,
po mi ngrohka sot vargjet poetike,
shkriftësine e dheut jepka fjalëve...
Dhe kjo fleta e letrës se bardhë,
ku pena ime rrëshqitka si parmendë,
me ngjaka si livadhe mbushur plot barë,
si fushat pa mbarim me ngjyrë të blertë...
Mos më thoni ju lutem se u merzitët,
se shkruaj shpesh vargje për fshatin,
ku mësova të ec e kembet vrava plisave,
dhe bimët prashita e vura në mullare barin.
FSHATAR
Mos ma merrni për ters,
mos u zemroni me mua,
fjalë e vargje, ngatërroj shpesh,
kur poezitë në letër shkruaj....
Gjithmonë më ngjan letra e bardhë,
mbi të cilën shkruaj fjalët e vargjet,
fushë me grurë, misër, mollë e dardhë,
sikur punoj, vjel fruta e kosis në livadhe...
Mos u zemroni me mua,
mos ma merni për ters,
se unë për fshatin do shkruaj,
fshatar jam dhe fshatar do vdes...
SI PLORI I PARMENDËS
I thashë një ditë penës,
kur mbi letër po shkruaja vargjet,
uroj të bëhesh si plori i parmendës..
unë faraxhi të ndjek brazdë pas brazde.
Fortësinë e gurëve shekullor të rrasës,
ka plori parmendës dru-fojletë gdhendur, larë me ujë të ftohtë nga bunari i Gasës, mbase më i vjetri në trevën e Burgajetit..
Hap pas hapi ndiqe pena ime parmendën,
me letrën e bardhë në dorë do t'ju ndjek, rrasën e gurtë, arën,pjergullën dhe fojletën, historinë e të parëve mes vargjesh të mbjell..
ÇAMAROKË
Dikurë ne çamarokët me trup të vogël,
bridhnim këmbë zbathur mbi gurë e pluhur, të gjithë bashkëmoshatarët cingël loznim, për asnjë hall në botë s"e vrisnim trurin.
Nën rrobat e pluhurosura e plot me arna, ne çamarokët trup-kerthi këmbë zbathur, kishim zemrat e njoma dhe të pastra, çamarokë të varfër me një botë të pasur!!