E merkure, 04.12.2024, 10:03 AM (GMT)

Kulturë

Tefik Selimi: Monografi për vatrat e shuara atërore

E diele, 15.11.2015, 09:59 PM


Një monografi me vlerë publicistike e shkencore për vatrat e shuara atërore…

Nga Tefik Selimi

Ditë më parë, në Viti, para shumë familjarëve, qytetarëve, krijuesve, publicistëve dhe njerëzve intelektualë të shkencës e dijes hitorike, u promovua monografia “Vatrat e shuara atërore” të autorit Tefik Ajvazit – Mjaku. Ishte një promovim i këndshëm i kësaj vepre publicistike e shkencore. Në fillim të kësaj “feste”, fjalën e pati Akademik Mehmet Halimi, gjuhëtar dhe studiues, por edhe redaktor i monografisë në fjalë, i cili, në vështrimin e tij me titull “Vepër me vlerë të shumfishtë publicistike-shkencore”, tha se, ne vijimisht ankohemi se nuk kemi hsitori të shkruar dhe akuzojmë baballarët tanë përse nuk na kanë lënë asgjë të shkruar për familjet tona apo lagjet, për formimin e fshatrave migrimet e tyre dhe shtrirjen  horizontale e vertikale, pra së paku gjenealogjinë (trungun gjenealogjik) të çdo familjeje. Ai si redaktor i monografisë, pos tjerash, ka shtuar një thënie popullore shumë domethënëse: “Po s’punove për shqiptari, Nuk përmendesh as në shtëpi. Shqiptari, kah do që shkon, vendin e vet s’e harron”(popullore). Është një mezash teje domethënës, i cili e qartëson rrugën e etnikumit shqiptar. Ai në vazhdim ka shtuar se, “autori i monografisë “Vatrat e shuara atëror”, Tefik Ajvazi – Mjaku, ka bër një punë të mirë, duke kryer një obligim intelektual e moral, i cili ka vënë në spikamë formimin e fshatit Mjak, duke ndjekur hap pas hapi zanafillën dhe gjenezën e tij, shkrirjen dhe përhapjen e kësaj vëllazërie, jo vetëm në Karadak, por edhe në Anamoravë e gjithandej në vendbanimet e Kosovës e të mbarë Shqipërisë Etnike”. Sipas Akademik M. Halimit, monografia e autorit në fjalë i tejkalon kufijt e një monografie familjare apo të një vëllazërie në aspektin rrëfimor, gojor, por ajo ka jo vetëm karakter publicistik, por ka edhe rëndësi shkencore, ndaj si e tillë përfaqëson një kontribut të mirë edhe për shkencën e historisë se mirëfilltë. “Sepse, autori ka shfrytëzuar, përveç kujtimeve e rrëfimeve gojore e shkrimore edhe trungjet e gjenealogjike, ai është mbështetur edhe në dokumentacionin zyrtar, në gazeta e në revista e në dokumente të konsideruara arkivore, ka shfrytëzuar edhe një litetaturë të pasur shkencore, ndaj vepra në fjalë ka karakter publicistik-shkencor, e cla në radhë të parë ndriçon historinë dhe i bëënë nderë vëllazërisë së Mjakëve, kudo që ata gjenden, kurse Mjakët me kontributin e tyre  të gjithanshëm gjithandej trojeve shqiptare e nderojnë dhe e pasurojnë historinë tonë të gjithmbarshme kombëtar shqiptare”. Në fund të vlerësimit të tij, ai ka shtuar edhe këtë: “Mund ta përgëzojmë autorin për këtë vepër të suksesshme dhe të vlevshme për historiografinë tonë kombëtare, e cila falë dashurisë e nostalgjisë për vendlindjen e paraardhësve, vullnetit energjisë individuale, synimeve e qëllimeve të tij intelektuale, spse nuk mjafton vetëm të dish, por duhet të dish ta përdorësh dijen dhe nuk mjafton vetëm të duash, por duhet dhe të  veprosh”. Ndërsa, Nazif Hajrullahu – Laça, profesor, në recensionin e tij, tha se, monografia studimore “Vatrat e shuara atërore”, kushtuar katundit Mjak në  Karadak, të shkruar nga autori Tefik Ajvazi, mbështetur në hulumtime historike, na paraqet me tri funksione: shoqërore-ekonomike, biologjike dhe edukative. Nazif Hajrullahu shtoi se ky libër i T. Ajvazit na del libër monografik, që ka “histori, traditë, njerëz e ngjarje, të cilat sot i kemi me qindra familje e mijëra anëtarë me mbiemra: Idrizallarët, Lamallarët, Beqirallarët dhe Metallarët të shpërndarë nëpër shumë vendbanime, siç janë në fshatrat: Sllatinë e Poshtme, Gjurgjedell, Varosh, Begracë, Drobesh, Smirë, Goshicë, pastaj në qytetet: Shkup, Ferizaj, Kaçanik, Viti, Prishtinë etj”. Kështu, ai ka shtuar edhe këtë se, “Me punën e palodhur dhe me kompentencë, autori shfrytëzoi edhe dokumentet arkivore në Shkup, Prishtinë dhe arkiva komunale në Viti, Ferizaj, Kaçanik etj. Me argumente të shumta shkencore, autori hodhi poshtë historiografinë fallëse të shumë shkrimeve të autorëve serbë, si ishin: Urosheviq, Stankoviq e shumë të tjerë, që janë munduar që të ndryshojnë të dhënat e vërteta edhe të toponimive dhe antroponimeve iliro-dardane që nga lashtësia”. Ai shtoi edhe këtë se, “libri është ndarë me një përkujdesje metodologjikisht mirë në 13 kapituj që përshihet në tërësi përmbajtja e librit. Libri është mbuluar mirë me burime historike shkencore. Librin e shoqërojnë shumë fotografi dhe fusnota për t’i dhënë vlera të mirëfillta historike e shkencore. Me punën e palodhur, autori ka dëshmuar se është pjesë dhe njohës i mirë i familjeve vëllazërore të Mjakëve. Andaj, “Mjaku sot ka shumë intelektualë të profileve të ndryshme, dhe sigurisht do të vazhdohet në hulumtime për të ardhmen e këtij vendbanimi të hershëm të shqiptarëve”. Po kështu, Adem Murati, recensent i monografisë në fjalë, pos tjerash, ka shtuar se, për fashtin Mjak pak është shkruar nga autorët shqiptarë dhe sllavë. Bile-bile, këta atë fundit, kanë pasur prapavijë politike. “Por, disa të dhëna me vlerë  për këtë vendbani i kanë bërë autorët shqiptarë, si: Akademik Mehmet Halimi, Dr. Jusuf Osmani e të tjerë. Kështu që, nga ky dokumentar publicistik shihet qartë se, vepra e Tefik Ajvazit është një hulumtim, studim dhe mbarështrim i parë e më serioz dhe më vëllimor gjer më tani, i cili, siç është, trajton një pjesë të madhe të kaluarën e fshatit Mjak të Malësisë së Karadakut, përndryshe kjo është vendlindja e të parëve të autorit të monografisë”. Në vështrimin e tij prej recensionisti, A. Murati shtoi se, fshati Mjak shtrihet në jug të komunës së Vitisë, gjegjësisht në pjesën verijugore te Kopilaqës në Malin e Zi të Shkupit, ku kufizohet me fshatrat Binçë, Debellde, Tanushë, Smirë, Korbliç dhe me kufirin me Maqedoninë. Ai shtoi edhe këtë se, autori Tefik Ajvazi, në monografinë e tij ka përmendur disa shkrime të autorëve serbo-sllavë, si ishte Cvijiqi dhe ithtarët e shkollës antropogjeografike mbi mosekzistimin e  popullsisë shqiptare në Ballkanin Qendror – Kosovë dhe Maqedoni e më gjerë në Serbi para shekujve XVII-XVIII. Studiuesit jo shqiptarë, pa baza shkencore e argumente të tjera, mohonin autonominë e popullsisë shqiptare në këto troje, të cilët shtonin se shqiptarët autoktonë, në këto treva, Kosovë e më gjerë, pra edhe në fshatin Mjak, kanë ardhur nga Shqipëria Veriore, pas Luftës Austro-Osmani të viteve 1683-1690 dhe 1737-1739. Por, popullata e fshatit Mjak, sipas autorit mbështetet në disa të dhëna gojore, të cilët kanë histori të gjatë dhe tejet interesante. Ata (Mjakasit) në fillim kanë emigruar nga Topojani i Kukësit, të cilët janë vendosur në fshatin Shipkovicë të Tetovës, vend ky ku pati edhe banorë të tjerë shqiptarë. Siç dihet, nga shumë dokumente, jeta nën sundimin osman ka qenë shumë e rëndë, ku Mjakët nga Livoçi, shpërngulen në fshatin Mjak të Malit të Zi të Shkupit. Andaj, sipas A. Muratit, recensent, - themelues i fshatit ishte Hasan i fisit Krasniq, i cili kishte tre djem: Idrizin, Islamin dhe Beqirin. Sipas autorit të monografisë, mjakasit janë vendosur para 300 vjetësh në këtë vendbanim, ku, gjatë tërë jetës së tyre, kanë hasur në muret e kalasë, varreza të vjetra, por, me largimin e popullatës në fjalë, këto trashëgimi të hershme janë lënë të shkreta e pa përkujdesje. Me fjalë të tjera, ky “projekt” madhor dhe me rëndësi publicistike e shkencore, në radhë të parë shërben lexuesve, studiuesve dhe brezave të rinj për ta mësuar, ndriçuar dhe prezentuar historikun e banorëve të Mjakut në të gjitha aspkektet shoqërore, ekonomike, politike, arsimore, kulturore, kombëtare etj”. Në fund të këtij recenstioni, A. Murati tha se, autori i veprës monografike ka arritur të nxjerrë në shesh shumë personalitete historike, kombëtare, të kulturës, arsimit, artit e veprimtarive të tjera me rëndësi kombëtare”. E, autori i monografisë në fjalë, Tefik Ajvazi tha se, puna rreth kësaj vepre ka qenë jo e lehtë, për fakton se, për ta rrumbullakësuar tërë këtë “materje” prej 380 faqesh, më është dashur kohë, mund e përpjekje për ta vjelë këtë  materje nëpër arhiva të ndryshme, por edhe të kontaktoj me shumë njerëz të moshuar të kësaj ane. “E kam pak si vështirë të flas tjetër, pasi më shumë flet vepra, në të cilën punova disa vjet pa u ndalë, por me të vetmin qëllim: ta ndriçoj historinë e  fshatit Mjak me banorët e tij, që nga lashtësia e hershme e gjer më sot. Ju falemnderit për pjesëmarrje!

Siç dihet, nonografitë janë gjinia më e vështirë shkrimore, për faktin se, autori ka për obligim të di e të mbledhë shumë argument, njerëz, biografi, vende, kohë, momente, por edhe të njoh mirë e mirë qasjen e shtjellimit të këti “brumi” mjaft të rëndësishëm. Për Tefik Ajvazin nuk ka paraqitur aq problem ky dokumentar, për arsye se, ai me kohë ka tubuar materje dhe e ka  sistematizuar ashtu si duhet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora