E shtune, 03.05.2025, 01:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Efektiviteti dhe fiktiviteti politik

E enjte, 19.11.2015, 08:49 PM


EFEKTIVITETI DHE FIKTIVITETI POLITIK

NGA NEBI DRAGOTI

Psikollogjikisht jipet konkluzioni se,  jo të gjithë,  kanë aftësi për të dhënë efektivitetin e duhur në detyra të ndryshme apo poste qeverisëse.Në këtë drejtim nuk ka zbatim kriteresh,  për të marrë vulë,  por ka preferenca njohjesh,  lidhjesh e klanesh të padëshirueshme. Ja,  kjo dëmton,  ja,  kjo duket kudo edhe në personelin qeverisës të vendit. Këtë e sheh edhe populli, sepse jep ndiesi të keqe. Perfekt në zbatimin e një detyre nuk ka,  por,  për hir të kësaj,  lëvizje të ndryshme, zëvendësime bëhen dhe janë të domosdoshme. Kjo duhet marrur seriozisht. Nuk duhet të ketë qëndrime strikte,  kur suksesi i punës nuk avancon.

***

Efektiviteti dhe fiktiviteti,  në aspektin politik,  janë dy skaje të kundërta,  që nuk mund të pajtohen bashkë.Efektiviteti përfitohet duke ushtruar impulse pune lëvisëse drejt arritjeve objektive progresive për mbarë shoqërinë. Kjo është devizë detyre. Lëvizje e tillë ka karakter politik dhe rrok gjithë hapsirat si: rritje ekonomike të vazhdushme,  stabile,  përparim e zhvillim cilësor arsimi e kulture,  ngritje në një stad të ri të të gjitha llojeve të artit,  këtu,  pa harruar edhe kulturën ambjentale.Metodat ,  për të arritur këto,  duhen të jenë të studiuara saktësisht dhe të vendosura mbi baza shkencore.Metoda duhet drejtuar të veprojë e përkushtuar efektivisht,  se vetëm kështu sjellë ndryshime  të kapshme,  rezultate të kënaqshme.Ky nënvizim është kërkesë e domosdoshme dhe arma më e mirë për çdo qeveri në pluralizëm. Kështu kënaqen masat e gjëra popullore,  kur shikojnë,  se politika punon.Po të ishte kjo,  shkruar sa sipër,  nuk do të kishte fiktivitet politik,  nuk do të kishte zhurmë politike, të shtirë, duel gjelash,  pozitë-opozitë, panoramë e cila nuk jep asnjë kokërr bereqeti. Kjo panoramë tepër negative e çon vendin keq e më keq: me këtë qëndrim në krizë jemi dhe me krizë vazhdojmë. Rezultat të kësaj natyre të politikës së keqe kemi: rrumpallë informaliteti të krijuar më tepër nga politika e djathtë,  burokraci institucionale,  punësime fiktive parazitësh në drejtime të ndryshme duke fryrë edhe administratat,  gjoja,  në emër të rritjes të punësimit. Këtu, edhe koalicioni qeverisës,  Qeveria e Rilindjes,  ka minuset e veta,  të cilat duhet pa humbur kohë, patjetër,  në mënyrë të ngutshme dhe me veprime të sigurta të shkundet për ndryshim dhe qëndrim për konsolidim efektiviteti. Impulset e ministrive për të pasur një efektivitet sa më të madh kanë rënë dukshëm. Ka ankesa popullore për shëndetësinë,  për arsimin,  për kulturën etj. Ka radhë të gjata të mërzitshme kudo: i interesuari herë zgjidh e herë nuk zgjidh problemin, sepse has në shfaqe korrupsioni,  sepse has në pengesa burokratike, has në drejtues jo të aftë. Veprime burokratike shkresash veç shtohen me kërkesa kotsëkoti. Kështuqë,  me këto veprime,  qëndrime e sjellje është dëmtuar shoqëria jonë. Të gjitha këto kanë influencuar keq në ekonomi dhe në kulturë. Fiktivitet të djallëzuar ose paaftësi (quaje si të duash) ka opozita, saqë në këtë fundviti të 2015-ës nuk di ç’bën,  nuk di ç’ kërkon,  nuk ka metoda shkencore për veprim dhe,  nga ana tjetër,  pretendon kot ( është e papërgatitur) të marrë pushtetin. Është e përlyer në korrupsion,  kur ka qënë në qeverisje,  ka akuza të rënda, që kërkojnë ndëshkim nga ligji. Pa ubërë kjo nuk ka politikë të sinqertëkjo forcë. Një klasë e tillë politike,  me këto shfaqe,  e ka humbur toruan ose duke përdorur shprehjen popullore që vete për shtat: as për bari grigjash nuk është e zonja. Mirë është të japësh impulse të reja, si në pozitë,  si në opozitë; mirëpo,  prapë,  kur nuk ka ecuri efektive,  atëherë,  kërkohet rikompozim figurash drejtuese në të dy krahët e politikës.Skaneri popullor ta qartëson dhe dikton këtë kërkesë. Nëqoftëse nuk realizohet kjo,  shoqëria mbarëshqiptare duhet të kërkojë të drejtohet nga figura të reja politike,  figura të devotshme me moral të pastër dhe ndjenja fisnike për Atdheun. Këtë shprehje të tillë,  që ka filozofi në vetëvete ma server ideollogjikisht gjithë historia e ndjekur e pluralizmit demokratik, se ç’është bërë,  se ç’po bëhet. Ajo që mendohet për t’u zbatuar,  se është efektive duhet të kalojë mirë në site për të mos arritur në praktika të gabuara dështuese. Për shembull,  për të arritur suksesin në antiformalitet duhet shumë shumë punë,  shumë aktivizim,  shumë mençuri,  shumë përgjegjësi dhe shumë kujdes dhe,  jo në një anë të rregullojmë,  në anën tjetër të prishim,  gjer edhe të përkeqësojmë ekonominë duke rritur tensione sociale të padëshirueshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx