E diele, 04.05.2025, 01:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Dibran Demaku: Shtegtim nëpër rrathët e ferrit

E enjte, 19.11.2015, 08:44 PM


SHTEGËTIM NËPËR RRATHËT E FERRIT

Nga Dibran Demaku

Kur merr e shkruan diçka në formë të vlerësimit, apo të kritikës, për një vepër letrare të një autori apo autoreje që e ke njohur në jetë, gjithmonë egziston rreziku, që shkruesi të bie në subjektivizëm.Dhe kur autorin apo autoren do ta kesh pasur edhe shok apo shoqe të studimeve për katër vjet me radhë, atëherë rreziku bëhet edhe më i madh, sepse duke e njohur autorin apo autoren, duke e njohur shpirtin e tij apo të saj deri në hollësi, atëherë edhe shkruesi që është prej mishi e prej gjaku, do të bie sado pak nën kthetrat e subjektivizmit.Që shkruesi i kritikës apo i vlerësimit të mos bie nën kthetrat në fjalë, mjafton që libri të krejt i kuptueshëm dhe i denjë për kritikë apo për vlerësim.Dhe libri për të cilin do të shkruajmë në vazhdim i plotëson kriteret që u përmenden më lartë.

Librin e Kismete Hysenit me titull simbolik"Ato" e kisha blerë bashkë me ca libra të tjerë në një nga libraritë e Prishtinës, në një verë të nxehtë, kur kisha qëndruar për ca javë në Kosovë.Pastaj kur isha kthyer në vendin ku jetoj dhe punoj(përkohësisht)libri i Kismetës se si më ishte mbështjellur me libra të tjerë dhe nuk kisha arritur që ta lexoja.Mjaftoi një bisedë imja me autoren, nëpërmes të mjeteve elektronike të sotme, që të kujtohesha për librin e saj.Dhe sapo e ndërpreva bisedën me Kismeten( e cila momentalisht gjendej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës)bibliotekën time në shtëpinë ku banoj e bëra rrëmujë gjersa e gjeta librin e dëshiruar.Dhe meqë gjatë bisedës i kisha premtuar Kismetes se do t`a lexoja librin dhe pastaj edhe mund të shkruaja ndonjë vështrim për të, do të filloja menjëherë nga leximi.Që në rreshtat e parë të rrëfimit të parë do të kuptoja se kisha të bëja me një libër të jashtëzakonshëm dhe krejt të veçantë mbase në krejt letërsinë shqipe të derisotme.Rrëfimet e Kismetës në këtë libër ishin aq prekëse dhe të dhimbëshme, sepse bënin fjalë për personazhe reale, por që Kismetja ka arritur që ato të na i ofrojë si rrëfime artistike në mënyrë brilante.Gjatë leximit më shumë se dy orë e gjysëm m`u bë se po shtegëtoja nëpër rrathët e ferrit të Dantes, vetëm se nëpër ata rrathë ferri po takoja fate të përmbysura të femrës shqiptare!Dhe fatet e përmbysura të femrave shqiptare, nuk ishin as të së djeshmës e as të pardjeshmës , por ishin të së sotmes sonë tragjike!Autorja i kishte njohur personalisht fatet e përmbysura të Elës, të Rinës.të Besës, të Fates, të F-së, të Lules, të Jetës, të Vales e Verës, të Lirisë, të Nitës, që këtu në libër na vijnë me këta emra të zgjedhur të shqipes sonë të bukur, e që në realitet ato fatkeqet mund të kenë pasur emra krejt tjerë!Por, ç`rëndësi kanë emrat, qofshin ata edhe artistikë e të zgjedhur, para fatit të tyre tragjik.Dhe në fatin e tyre tragjik apo të përmbysur kanë pjesën e vetë të fajit, Babai, Nëna, Vëllai, Motra, Bashkëshorti etj.Pothuajse në të gjitha rrëfimet do të ndeshësh me fatin e pafat të personazheve, por unë personalisht do ta zgjidhja dhe do ta lotoja së bashku me autoren fatin e pafat të Lules tek rrëfimi i gjashtë.Lulja, simbol i bukurisë dhe i mirësisë(që në realitet do të ketë pasur emër tjetër) bie viktimë e pasioneve shtazarake të babait të saj.Babai i saj edhepse e kishte gruan me katër fëmijë, shkon e abuzon me një grua të martuar.Kur abuzimi i tyre zbulohet burri i gruas së martuar me të cilën kishte abuzuar babai i Lules e detyron  që ta marri për grua!Kështu babai i Lules bëhet me dy gra!Dhe si hakmarrje apo si kompensim të humbjes së bashkëshortes, ai kërkon nga babai i Lules që atë, pra Lulen,  të ia japi atij për grua.Babai i Lules pranon një kopmromis të tillë(mbase edhe nga frika e hakmarrjes së tjetrit)dhe ia jep Lulen për grua?!Që tragjika e këtij rrëfimi të arrijë kulmin është mos reagimi i Nënës së Lules?!Athua babai i Lules në vetën e tij nuk kishte asgjë njerëzore, përveq instikteve shtazore, kur ka mundur ta bëj një veprim të tillë me të bijën e tij?...

Lexuesi i zakonshëm librin në fjalë do ta lexojë me një frymë, sepse fatet tragjike të personazheve nuk do ta lenë të qetë dhe indiferentë.Secili nga rrëfimet ka pothuajse përfundim tragjik, i cili tel lexuesi lë përshtypje të jashtëzakonshme dhe nuk do ta lënë për asnjë çast të ndahet nga këto rrëfime.Autorja e librit, në fund të tij thotë se këto ishin vetëm disa nga rrëfimet e saj, për fatet tragjike apo fatet e përmbysura të femrave tona, që sipas saj janë paksa më të lehta sesa rrëfimet që do të botojë në vazhdim?!Vallë, a mujnd të ketë diçka më tragjike se fati iu Elës, i Rinës, i Besës, i Fatës, i F-së, i Lules, i Jetës, i Valës e Verës, i Lirisë apo i Nitës?!Mbetët të presim se çfarë do të na sjellë autorja-Kismete në vazhdim!...Mbase rrëfimet e ardhëshme të saj do t`i bëjnë edhe më tragjik se që janë rrathët e ferrit të Dante Aligierit?!

Stili i autorës është i rrjedhshëm dhe i kapshëm për çdo lexues.Andaj vetë ky fakt e bën edhe më të dashur librin e saj!...



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx