Kulturë
Agim Gashi: Tradhtarët
E merkure, 18.11.2015, 07:59 PM
AGIM GASHI
TRADHTARET
(Nuk mundem ndryshe të i ndihmoj engjujt përpos me u zbraz me vargje)
O ju yjë të tokes së përgjakur
O ju engjuj që akoma nuk e dini si duket jeta
Pse po u burgosin kaq të vegjel
Pse po ju vritet lumturia dhe e vëreta
Mjera ajo nënë që vret ardhmërinë e fmiut
I mjerë ai baba që abuzon me shpirtrat e perëndisë
A ua fali Zoti me i rritë e me i qitë në dritë
Apo me abuzime me ua zënë të bardhen dritë
O të mjerë njerz pa tru e pa nder
Shqip ke folë o njeri kur musafiri vinte në derë
Shaktrroni ardhmërinë e lindjes së juaj
T´u ua humbë ndjenjat t´u i bë të huaj
As në mesjetë fëmijët kështu nuk u torturuan
Terlemi arab si ka hije fëmiut shqiptar
Ju që vrani fëmijë e ardhmërinë e kombit
Ju jeni farë e poshter e ndyrë jeni tradhëtar
Çupzave me qumshtin e nanes në buzë
Nuk ju shkon e huaja ajo shami
Ju shitet veten kombin e atdheun
Ky nuk është besimi i Zoti kjo është fetaromafi
Ju që prodhoni kriminel të vritet fëmia
Ka me ju namë Zoti atdheu e Arbëria
Ai që tradhëton familje tokë e atdhe
Është kriminel nuk ka Zot e nuk ka fe