E shtune, 03.05.2025, 12:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Portreti letrar i Sarë Gjergjit

E enjte, 19.11.2015, 09:00 PM


Një manifestim kulturor për portretin letrar të Sarë Gjergjit…

Nga Tefik Selimi

Sot, salla e KK në Gjilan, ishte e mbushur përplot me familjarë, krijuesve e adhurues të librit, të cilët, kishin ardhur, si një, që ta madhërojnë përurimin e Portretit letrare të Sarë Gjergjit, poet vitias. Ishte ky një Manifestim Kulturor mjaft i organizuar i radhës së “Vjeshtës letrare”, i cili, kësaj herë, me deklamimin e disa vargjeve dhe me disa trajtesa letrare, u rrumbullakësua portreti letrare e artistik i Sarë Gjergjit, studiues e krijues nga Vitia. Në fillim, udhëheqësi i këtij manifestimi, z.Sabit Rrustemi, krijues, tha se, me kumtin se në Paris të Francës ka ngjarë një tragjedi e rëndë në njerëz, do të ishte mirë, që me disa minuta, t’i përkujtojmë e t’i nderojmë viktimat e kësaj ngjaje të dhimbshme. Ai tha se i përshëndes Alber Jakën, Isak Ahmetin, D. Qerimin, e tjerë, të cilët, pjesëmarrja e tyre, na gëzon dhe na hijeshon organizimin letrar. “Kur jemi të Sarë Gjergji, poet, letërsia shqipe e viteve të ’80-ta, pati disa emra të shquar të saj, si: Sarë Gjergji, Aziz Mustafa, Albina Idrizi, Xhevat Latifi e ndonjë tjetër, të cilët, letërsisë i sonë dhuruan vepra me vlera të larta artistike, të cilët kanë bërë art dhe shquhen”. I pari që e mori fjalën ishte Isak Ahmeti, studiues dhe krijues i artit, i cili tha se, poeti, Sarë Gjergji, tashmë edhe si studiues i letërsisë, shquhet, para se gjithash, si autor i shtatë veprave poetike, që ngërthejnë në  vete një shumësi  vlerash artistike. “Që me vëllimn e parë poetik “Golgotë” (1994), Sarë Gjergji iu imponua lexuesit tonë jo vetëm me vlerat e mirëfillta artistike, por edhe me prirjen e një poeti të talentuar. Pas botimi të vëllimt në fjalë, poeti S. Gjergji nxori në dritë edhe gjashtë vëllime të tjera, siç janë: “Kontrast ngjyrash (1996), “Terapia e vdekjes –rekuem për Kosovën” (2000), “Pejsazh toke” (2004), “Zjarr i pashuar” në  gjunën rumune (2007), “Dashuri e pambarim (2007 dhe “Legjenda e tërfillit” (2012). Me botimin e këtyre vëllimeve, poezia e tij shkon e ngritet në  ats maje, që dëshmojnë pjekurinë artistike dhe vetëdijësimin poeti të letërsisë sonë bashkëkohëse”. Ai shtoi  edhe këtë se, “poezia e tij është e menduar dhe e krijuar mbi bazën e një tradite poetike shqiptare dhe evropiane, dhe të një sistemi të përpunuar me përkushtim, poezia e tij shquhet duke filluar nga njësitë më të vogla të strukturës gjuhësore poetike, për të vazhduar, nga vëllimi në vëllim, te poezia si njësi tërësore, pastaj të përmbledhja si unitet shprehjeje e stili poetik, por edhe të poezisë si formë e shqiptimit të botës subjektive të krijuesit”. Mandej shtoi se, “Poezia e S. Gjergjit, një pjesë e së cilës është përkthyer edhe në gjuhë të huaja, ka qenë objekt studimi dhe vlerësimi nga autorë të shumtë, siç janë: Kolec Topalli, prof dr. I. Shema, prof. dr. Faik Shkodra, prof. dr. Hysen Matoshi, prof. dr. Astrit Memia, Prend Buzhala, Isak Ahmeti, R. Musliu, B. Ymeri, M. Rexhepi, N. Ismajli, Fehmi Ajvazi e dhjetra të tjerë. Jo vetëm kjo. Sarë Gjergji, me kumtesa shkencore, ai është paraqitur në disa konferenca shkencore në Tiranë, Prishtinë, Tetovë etj. Sara, si shtoi I. Ahmeti, studiues, - është fitues i shumë çmimeve letrare, sikundër është edhe i çmimit prestigjioz: “Imazhi shqiptar”, të cilin e ndanë Forumi Imazhi dhe Media, në  Festivlin e XII Tiranë- 2014, duke bazuar në librin “Shkolla e parë shqipe (1584-1905)”. Mehmetali Rexhepi, profesor dhe studiues, në vështrimn e tij me titull” Portreti letrare i Sarë Gjergjit”, ai pos tjersh tha se, në optikën time unë shoh tek ky krijues një botë interesante dhe shumë me vlera poetike. “Baraspesha kombëtare, shpirtërore, intelektuale, prirja dhe ndjeshmëria përë të ruajtur kodin  autokton, për të flakur dogmën dhe izmat, për të kapur modernen, për të joshur ëndjen, për nuhatur të këndshmen e kamufluar pre  kipcash të rremë, e nxjerrin Sarë Gjergjin në përmasën e një figure të çmuar të mjedisit dontë kundërthënës. Andaj, mos se kërkoni Sarën, për t’ua tumirë demagogjinë, as me kushtëzimin e kafshatës së bukës, nuk do t’ua tumirte”! Duke folur për poezinë e revoltës, M. Rexhepi tha se, “poezia e S. Gjergjit nuk është jashtë këtyre ndikimeve asimuluese. Tipari përshkrues poetik të tekstit të Gjergjit është revolta, përkatësisht një rebelim i motivuar i një kryengritësi të përëjetshëm. Mandej, mllefi e revolta si lajtmotiv është e vijueshme, vetëm ndërrron trajtat e ngjyrat nga se”dy mijë vjet dhembje/ shpresë.../ m’u shuan”. Duke folur për ndërtimin e tekstit poetik, M. Rexhei shton se, “Sarë Gjergji nxjerr në pah një shfryrje që del nga akumilumi i natyrshëm, por paqësor, pa premisa agresive, mohuese e zhvlerësuese. Pra, duke lexuar poezinë e  ritmeve të shqetësuara e drithëruese, poezia e S. Gjergjit yshtet drejtë një shtegu tematik për të konstatuar se, këtu poezi është shkruar për t’i shëruar dy përmasa” përmsën etnike dhe njerëzore”. Sa i përket gjuhës së poetit, ajo përshkon një gjuhë ironike dhe kumte paradoksale. Andaj, në fund shtoi se, “Këto premisa prore kushtëzohen nga ecja e shtërnguar, që poezia të mos rrëshqas nga diskursi i imagjinatës në diskursin e retorikës”. Nexhat Rexha, krijues, në vështrimin e tij me titull: “Poezi në mes legjendës e jetës”, tha se, arti poetik shkrinë legjendat. Pra, është fjala e vëllimt poetik të S. Gjergjit “Legjenda e tërfillit”, i cili vëllim poetik e ka aktualen e përjetshme. “Poeti, S. Gjergji, në këtë vepër poetike ka ndërtuar vargun e tij pa kufizim të kohëve, ato kanë  përqëndrim në ndërtimin e të bukurës në vargje. Poezia e këtij vëllimi në bërthamë ka aktualen, e cila i mund të gjitha variante e hipotezave të mundshme, sepse autori në fjalë, në vargjet e  tërësishme ka dëpërtuar në të gjitha pikat e ndjeshme të kësaj periudhe kohore, në të cilën ne po e jetojmë. Prandaj, kurreshtja e poetit në kërkim të botës së gjallë ka hulumtuar natyrën me bukuritë e saj, ato vijnë bashkë me zjarrin, detin, qiejt, qershitë, ëndrrat etj. Dashuria si përjetim, në legjenda ka argumentuar besën, virtytin e vlerat tjera të çmuara njerëzore. Dhe, në veprën  “Legjenda e tërfillit”, botuar më 2012, ka kristalizuar emrat e dy personaliteteve atdhetare, At Shtjefën Gjeçovit dhe Agim Ramadanit. Me skalitjen në vargje, autori dëfton sakrificën sublime të këtyre dy figurave atdhetare, të cilët, për këtë pjesë lirie, që ne e jetojmë sot, ai e shtron kërkesën për të nesërmen e këtij vendi. Vepra në fjalë është e ngjeshur me figuracion të bollshëm artistik, për të saktësuar se jeta zhvillohet dhe ruan elementin mitik”. Në fund, autori Sarë Gjergji tha se, ky vlerësim i kolegëve për veprimtarinë time, është një nxitje dhe një frymëzim për më shumë në krijimtari e ardhshme artistike. “Të shtoj se, krijuesit nuk zgjedhin as vendin, as kohën, por janë bërës të veprës letrare. Unë sot e ndjej një relaks shpirtëror, për faktin se, të tjerët vlerësuan lart veprat e mia, të cilat, vërtet nuk janë ëndrra, por janë një realitet i shkrirë në letër. Të shtoj edhe këtë se, në asnjë mes në Kosovë nuk ka organizim më të mirë se këtu në Gjilan. Do të ishte mirë që ky vend, në Kuvend, që vërtet është bërë Kuvendi letrar, në të cilën po afrohen njerëzit e krijuesit me artin e fjalës. Këtu nuk ka urrejtje, nuk ka fjalosje e as gjuhë banale, por ka fjalë margaritar që dalin ëmbëlsisht nga njerëzit e artit. Ju ftoj të gjithëve të bëjmë çdo gjë që jetën tonë që ta qojmë përpara! Unë ngriti zërin vetëdijes sonë që të ecim drejt dritës e diturisë që quhet - jetë.

Manifestimi kulturor Vjeshta letrare kushtuar Sarë Gjergjit...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx