Kulturë
Tefik Selimi: Vepër me mesazhe të forta poetike
E diele, 22.11.2015, 04:09 PM
Ese:
Një vepër me mesazhe të forta poetike...
Nga Tefik Selimi
Poezia
(thjesht) është formë e dijes. Është “gjuhë” e artit poetik. Gjuhë artikuluese
e poetit. Kjo “gjuhë” është art magjeps. Pse jo? Është vlerë e “hollë”
artistike letrare. Poeti reflekton art e dije. Arti i tij përjetohet. Bëhet
vlerë. Vlerë që ka simbolikë. Kjo simbolikë e poetit shpreh fjalorin e tij që
posedon nga brenda: dhembje, durim, liri, atdhe, mall, vrull, zjarr, dashuri,
vaje e gjer në adhurimtari. Kjo është vlerë sublime poetike e krijuesit. S’ka
se si t’mos adhurohet kjo vlerë arti. Poetët janë ata që i këndojnë popullit,
dëshmorëve e historisë së atdheut! Kështu kanë kënduar edhe poetët tanë të
Rilindjes, si: Naimi, Fishta, Lasgushi, Serembe, Kuteli, Asdreni, Noli e të
tjerë. Pra, ata i kënduan atdheut të shtrenjtë, Shqipërisë. Zëri i tyre asnjëherë
s’është ndalur së kënduari. Prandaj, s’është lehtë të jesh poet. Poet që je
pjesë e popullit. E, Agim Desku është i tëri poet. Poet i atdhedashurisë. Ai në
vargjet e tij ka mesazhe të forta poetike. Poezia e tij është art shpirtëror.
Vepra poetike “Këngë Ilirishte” e Agim Deskut është një poemë kulmore e
letërsisë sonë që ka mesazhe të forta poetike. Kjo poetikë e tij reflekton kah
një art që pak-kush e artikulon. Ajo (vepra) në vete ngërthen vargje me vlera
të larta artistike. Poeti “prek” ide e tema që janë tonat. Lidhet me krijimet e
traditës. Ai bëhet Bilbil që endet me vargje cep më cep të atdheut shqiptar.
Bëhet “rrëfimtar” i historisë së atdhetut, Ilirisë. Vepra e Agimit është e tëra
poemë lirike. Këtu, në poemë, është fjalori i tij poetik, si fjalët: liri,
pavarësi, denbabaden, Durrham, Agim, Adem, Prekaz, Ilirishte, Flamur kuq e zi,
Shqipëri, cep, Lashtësi, shall, malësor, Malëci, plis bardhë, Çamëri Tiranë,
Prishtinë, Krishti, Evropë, Amerikë, Kullë, Gllogogjan, Koshare, Pellazg,
Iliri, tokë, Dardani, lotë, rrugë të mërgimit, protestë, vaj, trishtim, Tivar,
Fis, Dri; simbolet: zjarr, lule, dashuri, Kuq e zi, Plis etj. Janë vargje të
lira plot kumbuese e zjarrmie. Ato vargje të magjepsin dhe shprehin
atdhedashurinë e autorit. Pse jo? Pra, edhe Razi Brahimin, kritik letrar nga
Shqipëria, në veprën e tij “Kur flasim për poezinë”, shton se është vështë të
shkruash kur je apo kur nuk je poet. Pra, vëret është vështirë të jesh poetë.
Poetët janë thërmi në botë, por ata shohin më tepër se kushdo tjetër. Janë këto
vargje plot dashuri ndaj atdheut, qenies sonë, trojeve, fisit etj. Aty ka art
të fuqishëm poetik. Këto vargje të poemës “Këngë Ilirishte” shprehin vuajte,
viktima, dridhje zemrash, dhembje shpirti, por janë edhe plot zgjim e krenari
për emrin Iliri, Dardani, Shqipëri, Flamur ku e zi, Kastriot, Adema, Agima,
Prekaz etj. Në këtë poemë ka dhembje, ka histori, por ka edhe gjëmë e vuajtje.
Kjo vepër simbolike shpreh në miniaturë atdheun e Shqiptarisë, Ilirinë
natyrale. Këtu është simbolika e atdhedashrisë e të qenit shqiptar. E, autori
Agim Desku “rrëfen” e këndon për Ilirinë shqiptare. Ai (poeti) bëhet “rebelues”
e zjarr për ta parë si tërësi atdheun shqiptar, sepse, gjer dje, ky atdhe,
Ilirishtja, ishte i dëmtuar “nga argatët e dreqit”, të cilët e coptuan në katër
anët e tij. Poeti shton e këndon: “Nuk më linin të udhëtoja/ nëpër secilin cep
t’Atdheut/ të bëhësha edhe unë hero/ f.15). Në poezinë “Për lirinë e atdheut”,
poeti Agim Desku, shton me përulje ekzaltimi: “Dëgjoma zot lutjen time/ Të dashurisë
e atdheut/ Se zjarri i tyre me djegë/ Në secilën pjesë të trupit”/(f.20).
Autori qahet, gufon e revoltohet, proteston e rebelohet duke thënë se, ky
popull që flet Ilirisht, shqip, është zot për atdhe. Ai, shton në poemë: ”Ti
zoti i kësaj dashurie/ I kësaj toke/ I
botës më ndryshe/ Ti je vetë zoti/ I
secilit lot të çamëve/ I këngëve dhe vdekjeve Shqip” (f 20). Poeti shkon lart,
lart gjer në adhurimtari, e cila dëshirë e tij gufon nga thellësia e shpirtit e
bëhet plot frymëzim e etje për ta njohur e dashur historinë tonë të lashtë. Kjo
poezi është subtile, adhedashurie, madje edhe mallëngjyese njerëzore, e cila,
si e tillë, “preket” nëpër vargje të forta atdhetare kuteliane, kadariane,
agolliane, lasgushjane e podrimjane. Por, këto vargje të vepër “Këngë
Ilirishte”, në fokus është transponimi artistik i materjes. Këtu qëndron vlera
poetike. Kjo është vepër sublime e simbolike. Vepër që ka zi temë të qenunit
shqiptar. Ky vend, ky atdhe e këto troje, janë denbabaden shqiptare, thotë
autori. Agim Desku këtu këndon dhe poema e tij nuk ndalet. Autori këndon dhe
vajton për një histori të të qenunit Iliri, ku ka zot e ka dhe mbi këtë fe e
atdhe, që e ka emrin, Shqiptarizëm. Poeti pejan e evokon të kaluarën tonë, por
edhe kohën jo të largtë të luftës për liri dhe pavarësi. Poeti këndon e rrëfen
historinë tonë shqiptare, si: /Për emrin/ Ilir/ Në Durrah/ Më flet historia/
Shqip/ Dymijë vjet para Krishti/ (f.14). Këto poezi të përkujtojnë poetin zë
madh rugoviane, A. Podrimjen, të cilin Desku e hijezon idenë dhe shton: “Ilir
nuk është emri im i fundit” (f.15). Pse jo? Autori e përkujton kohën e zgjimit
të popullit, i cili u ngrit në protesta për liri shqipe, dhe shton: “Me vite/
Jeta ime ishte protestë/ Për një atdhe/ Të lirë shqip” (f.23). Ai (populli)
protestoi për Flamurin Kuq e zi, e poeti shton: “Sot protestoj/ Më shumë se
kurrë/ Për flamurin Kuq e zi”. Vepra e Agim Deskut të përkujton edhe veprën e
Naimit, Bagëti e Bujqësia”, ku poeti shton se, “po të hypja në Olimp, do të
shihja Ipekun, Skupin, Prishtinë e vendet tjera shqiptare”. Po edhe Desku, në
“stilin” naimian, shton: “Në Prishtinë e Tiranë/ Ah edhe në Çamëri/ Bashkë me
vargun tim/ Protestojmë për liri/ Për Bashkimin kombëtar” (f. 33). Poeti nuk
largohet nga toka Iliriane, ku thotë se kjo tokë (Kosova), “Është kjo tokë/
Shqipe/ E ndarë/ Nga koha ime/ Nga
atdheu i saj/ Shqipëri”f.33). Agim Desku, poet, rrëfen ngjarje kohe, kohë të
rënda të viteve të brishta, ku të tjerët “ziheshin për emrin tim Shqiptar, Për
tokë e atdhe/ Më lanë pa të dyja/ Edhe pa fe/ E atdhe” (f.35). A poeti,
përgjigjet, dhe shton: “Shqip më thonë/ Se vetë jam/ zonjë/ Denbabaden/ Emrin
shqip e kam/ Shqipëri jam/ Dielli shqip më ngroh” (f.35). Në pozinë: “Në Ditën
e Flamurit”, poeti shton: “Në këtë ditë/ Lindën shumë dashuri/ Bashkë/ me vargun
tim/ Jasharisht/ Me shqiponja e zana/ Mes përmes Shqipërisë/ Me shall malësori/
Shqip/ Të plisave drenice e Myzeqeje”. Poeti, duke ndjerë një dëshirë të madhe
për ardhjen e Ditës së Flamurit, ai thotë se, dua të lindi e të vdes. Ja si
shton: “Eh, sa dëshirë kam/ Të lindi e të vdes/ Në Ditën e Flamurit/ Shqip/ Me
miqtë/ Amerikanë/ Me kujtimet/ Të
shumë dashurive/ Të lotëve/
Rrugëve të mërgimit/ Si Dri/ Më rrjedhnin
faqeve të mia”(f.52). Për atdheun shqiptar, Shqipërinë, poeti i ndikur nga
vargjet naimiane, të cilat shprehin dashurinë e madhe ndaj atdheut, në poezinë
“Për Shqipërinë”, shton: “Për Shqipërinë/ Ditë të mira/ Kur do vijnë/ Të gëzojmë/ Të tërë lirinë/ Me
Malësi/ E Çamërinë/ Për Shqipërinë/ Jemi
tok/ Të bashkuar/ Për Evropë”(f.61). Poeti këndon Ilirsht dhe shton se, atdheu
i tij, Iliria, ishte denbabaden, Pra, ky atdhe e kishte një histori të lashtë e
krenare. Ai në vargje këndon: “Para Evropës/ Isha Shqipëri/ Isha Evropa vetë”
apo: “Fisi im/ Para Ilir/ Pellazg më thonë/ Për emrin e bukur Agim”(f. 63).
Ndërsa, në poezinë me tiull: “Toka e Dardanisë”, poeti, shton: “Kjo tokë/ Ka
zot/ Ka Adema/ E Kastriot”. Andaj, poeti e ka shpresën te perëndia se ky vend
ka zot e ka vëlla, ku shton: “Falë uratën/ Nga përendia/ Sy e zemër/ Është
Shqipëria”(f.65). Në poezinë “Verandë pranverore”, poeti A. Desku i këndon
tragjedisë së dhimbshme të Tivarit, në të cilën humbën jetën me mijëra
shqiptarë. Ai, kah endet e gjen atdheun e dëmtuar dhe të vrarë. Ja si thotë
poeti: “Ngado e gjej atdheun/ I kërkoj Tivarit tim/ 4500 plisa të bardhë”,
ose ”Pranverë me lule është/ Toka e
jonë/ E zjarreve të Prekazit/ Të Gllogjanit”, (f.78). Atdheu i poetit është
Atdhe, ku në secilin cep të tij rriten lulet shqip, poeti këndon: “Lule, lule
kudo në Iliri në emrin tim/ U bëra edhe zjarr Prekazi e Kullë/ Gllogjani/ Emër
dëshmori Agim Ramadani/ Mbi këtë tokë për besë e fe të Shqipërisë/ Sa hijeshi
kanë lulet e lirisë/ Më të dashurat e Amerikës/ 1999 lule ardhmërie”(f.102).
Pra, kjo vepër poetike e Agim Deskut është një margaritar i rrallë i artit
poetik që ka mesazhe të forta Atdhedashurie.