E shtune, 03.05.2025, 01:11 PM (GMT+1)

Kulturë

Flora Durmishi: Intervistë me Ganimete Pashoja Myftiu

E premte, 20.11.2015, 10:42 PM


Po jetojmë në kapitalin e një dhimbjeje të madhe!

Intervistë me Ganimete Pashoja Myftiu

Nga Flora Durmishi

Ganimete Pashoja Myftiu është e lindur në Manastir në vitin 1966. Ishte fare e vogël kur bashkë me prindërit e saj u shpërngul në Kosovë. Ganimetja ka studiuar albanologjinë dhe muzikën. Më pas ka studiuar edhe në Universitetin e Jellit në New Haven të SHBA. Fokusi I studimeve të saj ishte teologjija feministe në kuadër të sociologjisë së reliogjionit. Është autore e dy librave: “Refugjatë nën qiellin e ri” dhe “78 thënie” që u botua tash së fundi.

Ganimete, kur për herë të parë të kam intervistuar(2002,) menjëherë pas botimit të librit “Refugjatë nën qiellin e ri”,  përvec tjerash të kam pyetur se kur do të jetë libri I radhës. Te kam pritur shumë më herët ndërsa kanë kaluar 13 vjet!

Është e vërtetë dhe mua më kujtohet si sot ajo pyetje dhe ka qenë një premtim që më ka qëndruar në ndërgjegje por, rrethanat e jetës dhe situata, dinamika e jetës, nuk më ka mundësuar më herët të përgjigjem në pyëtjen tënde por, me këtë kontribut të vogël letrar, mendoj se arrita të përgjigjem.

Madje, më ke thënë se libri I radhës do të jetë për fëmijë!

Po, më kujtohet se, të kam thënë që libri I ardhshëm do të jetë për fëmijë. Ndonëse ky libër nuk është në kuptimin klasik për fëmijë, unë e kam ndërruar definicionin fëmijë dhe e kam quajtur dikush që është I ciltër dhe është I gatshëm për rritje të përherëshme.

Duke njohur kapacietin tënd kam pritur një dinamikë tjetër të botimit. Sidoqoftë le të kthehemi te arsyeja e kësaj interviste! Para pak kohe, doli nga shtypi libri yt I ri  “78 thenje”. Sigurisht jo rastësisht është zgjedhur ky titull. Duhet të ketë një simbolikë!Cila është ajo?

Po është e vërtetë se simbolika qëndron. Është një e vërtetë me të cilën jetojmë ne, gjenerata e cila kemi përjetuar luftën e ’99 në Kosovë dhe, “78” ia kam kushtuar simbolikës së netëve të fushatës ajrore që NATO bëri për mbijetesën tonë kolektive.

Libri është me dedikim për prindërit, Emel dhe Irfan Pashoja. Duhet të jenë ndier mirë prindërit edhe për këtë fakt!

Padyshim që ata janë ndier të lumtur. Mendoj se është dëshirë e cdokujt të mund ta shfaq falënderimin ndaj prindërve derisa ata janë gjallë. Dhe, në një mënyrë, kjo edhe më ka ngutur pak për ta kryer. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore megjithatë, unë kam dashur t’ua kushtoj atyre këtë libër.

Këtu në libër kemi 78 thënie, disa nga të cilat, janë thënë nga vet ti e disa të tjera të lexuara!

Po, shumica janë që I kam shkruar vet por, edhe I kam zgjedhur disa fragmente nga letërsia botërore ose thënje të ndryshme që më kanë bërë jashtëzakonisht përshtypje. Unë vazhdoj edhe sot e kësaj dite ndonëse, në procesin e shkrimit, sa herë I kam përsëritur dhe I kam vendosur në radhitje të ndryshme dhe I kam ripërjetuar sa herë që I lexoj këto thënie mua më duket se I lexoj për herë të parë.

At Liolinin,  ti nuk le moment pa e permenduar. Ke zgjedhur edhe një lutje të tij me theks për njeriun e Kosoves.

At Liolini është një mentor spiritual I imi. Një njeri që sa herë kaloj në ndonjë fazë të krijimtarisë ose në ndonjë fazë të ndonjë projekti të rëndësishëm, ai më përgjigjet brenda ditës. Dhe, për një një njeri kaq të rëndësishëm, të gjejë kohë të përgjigjet brenda ditës për mua është një shenjë se është I madh.

Janë të rrallë njerëzit e tillë Ganka! Por, cila është historia e lutjes që ti ke përzgjedhur ta kesh në libër?

Historia është kjo: Lutja është shkruar për vizitën e kryetarit të Shqipërisë, në Amerikë, z.Mejdani, në vitin 2000. Pasi e kam lexuar lutjen, derisa po punoja për librin “Refugjatë nën qiellin e ri”, e kam lutur At Liolinin, se a ka mundësi ta shndërroj emrin nga Shqipëri në Kosovë se më dukej shumë aktuale. Ja lutja:

Perëndi,

Lutemi që t’i japësh bekimet e tua një populli dhe një trashëgimie – çdo populli, në çdo kohë. Por tani është Kosova.

Me dukje të thjeshtë gjeograke, por me topogra të pafund; E varfëruar nga rrethanat, por e pasur në burime;

E fshehur nga historia, por e lashtë në arkeologji;

E rrethuar nga frika, por e thellë në tolerancë;

E brumosur në traditë, por e etur për dije;

Peng i izolimit, përherë në kërkim të një miku; Trashëgimtare shekujsh të lashtë; e etur për përqamet e të rinjve;

E ringjallur së kaluarës brengëmadhe, shpresëplotë në të tashmen;

Një paradoks patosi e potence. Çdo populli, në çdo kohë. Por tani është Kosova.

Shpëtoje nga zvetënimi dhe mëkati. Nga shfrytëzimi dhe vetëpërdëllimi, nga abuzimi dhe indiferenca.

Zgjo te fëmijët e saj aspiratat për një ardhmëri më të ndritur. Ndriçoji udhëheqësit e saj dhe jepi vendosmëri

popullit, vizion rinisë dhe energji shpirtit të saj burimor. Se është si një kopsht që pret lulëzimim; Shpejtoji ditët e gazmendit të saj dhe të përmbushjes së shpresave të saj. Zot, mund të ishte çdo komb, në çdo kohë, por tani është Kosova.

Është kohë e caktuar.

At Arthur E. Liolin

Vërtetë shumë aktuale tingëllon!Ganka, cila ka qenë logjika e përzgjedhjes së thënieve?

Logjika e përzgjedhjes ka qenë, mënyra e të menduarit sot. Ne jetojmë në një kombinim stilesh të komunikimit prej atij të përditshmit, e kryesisht në këto elektronike, që janë mediat sociale ku e hap facebook-un ose tëiteri-n dhe temat të vijnë në formë të paorganizuar. Ato të vijnë sipas një logjike të brendshme të vet medies edhe, këtë logjikë të komunikimit desha ta replikoj në mënyrën e shkrimit.

Duke të njohur nga afër, unë e di që ti lexon shumë, duhet të të kenë mbetur shumë të tjera mendime e thënie jasht librit!Qëndron ky konstatim?

Po kanë mbetur shumë! Lirisht mund të them me mijëra kanë mbetur jasht librit. E kam një libër në gjuhën angleze me titull “1001 thënie spirituale” dhe kam menduar që një ditë edhe ajo të vijë në gjuhën shqipe meqenëse, në shqip, nuk kemi aq shumë libra të zgjedhur dhe sot në këtë dinamikë të jetesës cdokujt I konvenon të lexojë nga një grimcë mendimi dhe ta bluajë atë gjatë ditës.

Libri është me një dizajn shumë të bukur. Përveç optimizmit që sjell që në shikim të parë, rri edhe bukur në bibliotekë!

Edhe thënia e fundit në libër është zgjedhur me qëllim! Otimizmi është vizion I kristalizuar! Domethënë, ne po jetojmë në një kohë ku ndoshta edhe kemi arësye të jemi pesimistë për shumë zhvillime por, ajo që na mban gjallë dhe ajo që na bën të shpresojmë është optimizmi.

Ka pak libra në shqip me format te tillë. Prej nga inspirimi?

Kam një koleksion të fletoreve. I kam dobësi fletoret e jashtme. I mora 10 prej tyre dhe ia dhash burrit tim, Burimit, dhe I thash t’ia dërgojë Studioformës që të zgjedhin dicka të këtillë. Ata zgjodhën një dizajn që u përshtat me atë të fletoreve.

A ka dalë në shitje libri?

Po, libri është në shitje në librarinë “Dukagjini” dhe në librarinë “Kada”. Për lexuesit elektronikë mund të them se libri gjendet edhe në faqen time të bllogut www.ganimetemyftiu.com  Këtë e kam bërë më shumë për lexuesit që janë jasht dhe nuk mund ta hasin menjëherë dhe në atë entuziazëm të publikimit të librit unë e vendosa librin edhe online. Mendoj që librat duhet të jenë të hapur për gjithkend. Unë besoj dhe jetoj në një besim të thellë që, librat duhet të jenë falas por, për shkak të disa shpenzimeve të realizimit fizik të librit, e kam lënë edhe për ata që duan ta kenë në verzionin fizik në librarinë “Kada” dhe “Dukagjini”.

Ke marrë komente për librin në verzionin elektronik?

Kam marrë shumë komente! Për një krijues dëshira më e madhe është kur sheh citatin tënd diku të përdorur. Më vjen shumë mirë që edhe në kuadër të FB-së dhe formave të përditshme të komunikimit thëniet po zënë vend dhe po qarkullojnë.

Ideja për një promovim ndryshe më bëri përshtypje, jo vetem mua. Ishte shumë I bukur. Dukej si një familje e madhe me një komunikim shumë të këndshëm!

Po, ky ishte thelbi. Librat në imagjinatën e fëmijëve ose, le të themi në një kulturë që kemi krijuar, lidhen me dicka serioze. Sado që librat janë seriozë, mënyra e komunikimit rreth tyre duhet të jetë joformale. Pra, librat duhet të komunikojnë me lexuesin dhe një prej arësyjeve që, ky libër erdhi në këtë format, ishte aspirata që ai të komunikojë më ndryshe. Sa për promovimin ishin njerëzit ata që e bënë atë atmosferë jashtëzakonisht të mirë. Ashtu si do të duhej të ishte se, ne jemi një familje e madhe.

Të thuash me pak shumë- këtu është mjeshtria. Njerëzit e menqur flasin shkurt por thonë shumë!

Edhe Anjshtanji ka thënë: nëse nuk mund ta shpjegosh thjesht nuk e kuptuar mirë!

Po lexoja një status tëndin në FB, e kishe shkruar anglisht, në të cilin thoje: të shkruash një libër në gjuhën joamtare është sikur të luash në piano me më pak se dhjetë gishëtrinj. Por, ti ke shkruar librin tënd të parë në anglisht.Duhet të ketë qenë sfidë serioze kjo!

Po është e vërtetë, këtë e kam shkruar në vitin 2001 dhe ka qenë pjesë e një projekti të Universitetit të Jelit në shkrimet e avancuara jofiktive. Gjatë shkrimit, ndonëse në atë kohë, vazhdoj të mendoj se gjuha joamtare asnjëherë nuk mund të përsoset në nivelin e gjuhës amtare, I ndjeva vështirësitë gjatë procesit të krijimit por, libri ishte I shkruar dhe dedikuar audiencës së huaj meqenëse me zjarr doja që sa më shumë njerëz në botë të dinë për cështjen e Kosovës dhe atë ta dinë nga perspektiva kosovare. Çështja e Kosovës vazhdon të jetë e bombarduar nga perspektivat e huaja të cilat, nuk e marrin parasysh shumë ndjenjën vendore. Kur fillova ta shkruaja librin kisha disa ide se si ta bëj fjalinë e parë, cka do të vendos në hyrje të librit dhe në një moment se, unë edhe vet I bie pianos, të ju them të drejtën këto ditë në këto videot e FB-së pash njerëz që edhe pa gishta luanin në piano, dmth mundet, por unë aso kohe e krahasova që të shkruash një libër në gjuhë joamtare është si t’I biesh pianos me më pak se 10 gishtërinj.

Libri “Refugjatë nën qiellin e ri” është botuar  me tregimet e refugjatëve nga vende të ndryshme të botës me theks Kosovën. A ka arritur mesazhi aty ku duhet, si e shikon nga kjo distance?

Nga kjo distancë e shikoj se librat e kësaj teme kërkohen pak në treg. Njerëzit, kur lexojnë, kryesisht duan argëtim, nuk duan ngarkesa emocionale. Argëtimi është bërë religjioni I shekullit tonë. Unë mendoj që libri ka depërtuar në disa çarqe të ndryshme dhe është cituar shumë. Kam pasur kënaqësinë që këtë libër ta promovoj në Amerikë. Më vonë e kam postuar edhe në internet. Mund të shkarkohet edhe në gjuhën angleze e edhe në shqip. Mendoj që koha e këtij mesazhi nuk kalon kurrë. Ja ku jemi, me situatën e refugjatëve të Sirisë. Dhe ato peripetitë jetësore dhe kërkimi I një sigurie në vend të huaj vazhdon të mbetet aktualitet botëror.

Diku në librin, Refugjatë nen qiellin e ri, ti percjell edhe mendimin e psikiatrit Dori LLaub se refugjatit I duhen 20 vjet që të zgjohet. A mos I duhet Kosovës dicka më shumë? Ose, a ka filluar zgjimi te ne?

Flora, unë tash po ndihem gati në lot. Ky është thelbi I problemit të refugjatëve. Dori Llaub është ekspert I traumës së Holokaustit dhe vetë ai, brenda 20 vjetësh ka grumbulluar 4400 dëshmi. Ai ka krijuar bibliotekën “Fortunoff video” të cilën ia ka dhuruar Universitetit të Yelit. Padyshim që vlerësimi I Dori Llaubit që përmende ti më lart, është shumë I vërtetë sepse vjen nga një përvojë shumë e thellë e punës edhe unë mendoj se Kosova nuk bën përjashtim në këtë zgjim. Shenjat e zgjimit janë aty-këtu por I kemi edhe 4 vjet. Brenda 4 vjetësh situate mund të përshpejtohet edhe mund të ngjallen, domethënë, kjo rini mund të kuptojë se ne po jetojmë mbi kapitalin e një dhimbjeje shumë të madhe dhe se ajo dhimbje është ndoshta edhe përgjigja e perspektivës së këtij vendi.

Janë dy faqe në internet në të cilat ti shkruan: një me një titull anglisht, www.mynameisrefuge.com   dhe ke një bllog me emrin www.ganimetemyftiu.com Sa po vizitohen këto faqe? Cila është përshtypja e lexuesve, komentet etj.

Blogun tim e vizitojnë kryesisht njerëz që shkruajnë vet dhe njerëz të cilët lexojnë shkrime alternative sepse, bëhet fjalë për një mënyrë tjetër të komunikimit. Po, kam komente që më vijnë pothuajse cdo ditë dhe kjo është një satisfakcion I punës dhe I mundit që e çon drejt dërgimit të atij mesazhi kur shkruajnë njerëzit se janë  shumë të mahnitur me idetë ose me tregimet. Ajo cka më la shumë përshtypje sot në mëngjes ishte një mesazh që më thoshte: Ganimete a mund të më tregosh prej nga je ti? Kjo, duke dëgjuar vendet që përmend unë si: Maqedoni, Kosovë, Amerikë, Turqi. Ndoshta për lexuesin ka momente kur kjo mund të krijojë konfuzitet. Ky person po shkruan nga pozicioni I një shqiptareje, po shkruan nga pozicioni I një amerikaneje sepse, vet natyra e punës që bëj, prej 10 vjetësh, më ka kufizuar komunikimin e jashtëm dmth ka qenë një ngulfatje e brendshme.

Po vërtetë sa pasaporta ke?

Momentalisht e kam vetëm një. Kolegët e mi nga USAID-I më thoshin: cka po të duhet kaq shumë pasaporta amerikane? E unë u thosha: Pasaporta amerikane më duhet për të kërkuar azil politik në Francë! (qeshet)

Në prag të 15 vjetorit të ekzodit 1999, ti kërkoje një medium, program të përshtatshëm që do ta emetonte 'zërin e mekur të Kosovës". Pra bëhej fjalë për një koncept –ide e krijimit të video-arkivit të të mbijetuarve të luftës së fundit në Kosovë, në modelin e projektit amerikan “Fortunoff Video”. Ku ka ngelur kjo ide?

Kjo ide ka ngelur në organizimin administrativ të punës. Kur fillova të punoj, mendova se krejt cka do të duhej është një kamerë dhe një rast që është I gatshëm për të folur! Por, duke komunikuar me ekspertët e historive gojore nga Holanda, kuptova se ka një sërë procedurash edhe një sërë kërkesash administrative që duhet të kryhen para se të fillojnë intervistat. Unë realizova disa intervista edhe mund të them që kanë qenë ndër ditët më të vlefshme të jetës sime, momentet kur unë personalisht jam ballafaquar me historitë e vrasjeve të personit që unë e kam njohur. Domethënë, është edhe faktori njerëzor kur, ti e njef viktimën dhe të dëgjosh verzione të ndryshme të anëtarëve, verzione në kuptimin perspektiva të anëtarëve të familjes, ka qenë dicka shumë e vlefshme për mua. Mendoj se, në të ardhmen, ky projekt duhet të zhvillohet në kuptim që të ketë donator s’pari. Donator I cili, nuk do të kërkonte nga kosovarët që ta ndërrojnë versionin e të vërtetës së tyre. Ky është edhe një prej problemeve që, ata që po sponzorojnë edhe po kërkojnë që të përcillen mesazhet e tyre e jo mesazhet e Kosovës të kalojnë të pafiltruara ashtu si janë! Edhe, për të arritur te numri ose volumi I informatës, që duhet të përcillet, do të duhej të angazhoheshin me qindra studentë. Jap përparësi studentëve të psikologjisë, atyre të historisë, studentëve të degëve shoqërore të cilët do të mund të marrin nga një kamerë dhe do të mund të kenë mjete për t’I realizuar udhëtimet dhe për t’I bërë regjistrimet. Është project gjigant por nuk është I pamundur.

Cka synon të arrish me këtë Ganka?

Krijimin e arkivës së dhimbjes së Kosovës.

Ti ke thënë në një rast se kjo do të ishte shumë me rëndësi për arritjen e Paqes në Kosovë!

Në fakt ai do ishte qëllimi final. Jo vetëm paqja në Kosovë por do të ishte edhe një shpalosje, një shthurrje e krejt dramës që ka ndodhur këtu. Në radhë të pare, do të kisha marrë guximin të them se, edhe Sërbija do të hynte në një fazë të faqes që do të ballafaqohej me një një të vërtetë që, jo se atë nuk e dinë por që, nuk duan ta dine!

A është vonë që të mblidhen kujtimet e të mbijetuarve nga lufta e 1999 në Kosovë?

Në bazë të shembullit të Dori Llaubit, kjo mund të bëhet. Ai I ka mbledhur dëshmitë në vitin 1975 e lufta e dytë botërore është kryer në vitin 1945! Normalisht, në ndërkohë, kanë shkuar shumë dëshmitarë të vlefshëm! Por, kujtime ka, edhe njerëz ka! Është shumë interesant të përmendet fakti se vetë Dori Llaub më ka treguar, se kur është bërë Lista e Shindlerit, filmi për mbijetesën e Holokaustit, Stiven Spilbergu ka përdorur 50.000 dëshmi! Dori Llaubi ka mbledhur për 5 vjet 4400 dëshmi. Është një volum I paparamendueshëm I punës!

Këta të mbijetuar, në rastin e Kosovës, a po I dëgjon kush, cila është përshtypja yte?

Nuk mendoj se I dëgjon kush sepse, mënyra e jetesës I ka automatizuar njerëzit drejt një mirëqenie personale. Mungon vetëdija e përgjithshme edhe mungon ndjenja e solidaritetit. Ku është fenomeni I shoqatës “Nënë Tereza” që ishte para luftës? Edhe sot kemi nevojë për atë fenomen por, nuk është kërkund! Ai solidaritet, dhe krejt ajo cka ne mbajmë në mend në vitet e 90-ta, në vitet e një mbijetese po aq të vlefshme sa edhe vet lufta, unë mendoj se të mbijetuarit nuk janë duke u dëgjuar sa duhet.

Këtë përshtypje kam dhe unë Ganka! Ata të mbijetuar sikur kërkojnë një vesh që t’I dëgjojë por nuk po e gjejnë atë!

Janë metodat e ndryshme të përballimit të traumës që ekzistojnë në botë duke filluar nga metodat perëndimore e deri te metodat e aborigjinëve por që duhet përkthyer. Që të gjitha janë përvoja njerëzore dhe që të gjitha flasin për një nevojë të madhe të ballafaqimit me të kaluarën dicka që, ne nuk e kemi bërë! Dicka që, ne tentojmë që ta përdorim si bisedë ditore por që në fakt nuk I futemi thellë, ajo është një kapitull në vete.

Me cilat thënie nga libri do të përshëndetemi me lexuesin?

Qe, një temë që është shumë aktuale në bisedat e përditshme, mes njerëzve, në raporte njerëzore, sa herë që bëhet një ballafaqim nëpër statuse ku njerëzit nuk pajtohen me njëritjetrin fillojnë pastaj kualifikimet:qytetar-katundar! Ja një thënje: “Qytetaria është status I mendjes e jo I rastësisë gjeografike”. Dua të kthehem prësëri te tema e të mbijetuarve, të një kategorie shumë të vecantë të këtyre të mbijetuarve, është fjala për dhunimin: “Dhunimi si akt fizik, megjithë intenzitetin e tmerrit, është një akt I paramenduar brenda një kornize kohore. Në anën tjetër pasojat e dhunimit dhe dhuna psiqike janë një agoni e pafund. Është një aggression në afat shumë të gjatë kohor dhe, derisa të mos  identifikohen dhe ballafaqohen forcat e keqpërdorimit dhe burimet që I ushqejnë ato forca, dhuna nuk do të ndalet dot.”

Kam përzgjedhur edhe një thënie që lidhet me një brengë tonën me të cilën jetojmë dhe të cilën e shpesh herë e shtypim në vete. Autorja, Maja Angelov, thotë: “Nuk ka agoni më të madhe se mbajtja e një historie të parrëfyer brenda jush”

Faleminderit Ganimete për këtë bashkëbisedim!

Faleminderit shumë Florë! Kjo është një situatë ku I jepet hapësirë shkrimtarit të shfaq pak më shumë nga bota e brendshme se sa vetëm ato që janë në vargje të shkruara. Ëndërroj për një ditë kur bashkëbisedimi me autorin do të jetë një praktikë më e përhapur, ku të rinjët e universiteteve do të mund të komunikojnë drejtëpërdrejtë, ku ata do të kuptojnë se ata vet janë bartësit e përgjegjësisë të shkrimeve në të ardhmen edhe që do të vijë një ditë që të rinjtë t’I kushtohen shkrimit pak më shumë se momentalisht.

Libri “78 thënie” komunikon lehtë me lexuesin, është libër I kohës, me mesazhe të shkurtëra. Janë thënie meditative nga tema të ndryshme sidomos ato që na preokupojnë të gjithëve por ka edhe thënie filozofike. Prandaj, ju ftoj ta lexoni!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx