E hene, 11.11.2024, 11:06 AM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Prof. Dr. Xhavit Ahmeti

E hene, 23.11.2015, 07:35 PM


Në përvjetorin e vdekjes :

 

Prof. Dr. Xhavit Ahmeti

 

Pyet Kosova e Fakulteti –

Ku na mbet Xhavit Ahmeti ?

A mos ra mbi te tërmeti,

A e rrëmbeu ndonjë valë deti ?!

 

Profesorit që e kem dashtë ,

Mu në vitin Nëntëdhjetë e Gjashtë ,

Ditë e zezë,  21 Nëntori –

Tragjikisht jetën ia mori !

 

N’ Beograd , n’ udhëtim zyrtarë ,

Për arsimin tonë kombëtarë  ,

N’ kërkim t’ hapjes s’ shkollave shqipe –

Humbi jetën n’ formë tragjike !

 

Njeri i madh , s’ kishte të ndalur –

Për Kosovë – shtet të pavarur !

T’ mbizotërojë arsimi shqiptarë –

Jo , regjimi serbo – barbarë !

 

Në çdo hap ishte fatbardhë ,

Njeri me ndikim të madh .

Angazhim  me përparësi –

Për liri e pavarësi !

 

Ishte i dashur, njeri i qetë ,

Shumë modest, burrë  i vërtetë ,

Profesionist me vlera t’ arta ,

Politikan me virtyte t’ larta !...

 

Për virtytet e tij besnike –

Kudo flisnin zemrat mike ,

Fjalët më të mira dhe fisnike ,

N’ shkallë të larta akademike !...

 

Këto virtyte për këtë njeri –

Për Gjilanin janë krenari !

Për vendlindjen që e ka rritë –

Përlepnicës i solli dritë  !

 

Angazhimet profesionale –

Mbeten shembull  në këto male !

Prej tyre, do t’ mësojnë të gjallët –

Se si  shteti të  ringjallet !...

 

Për Xhavitin që e mori amshimi –

N’ zemrat tona rron kujtimi !

Në agime e n’ orë të vona –

Vjen i freskët n’ mendjet tona !

 

Vepra e tij seç  lartësohet –

Si kolos pune  vlerësohet !

Angazhimet e Xhavit Ahmetit –

Për pavarësinë dhe bërjen e shtetit !

 

Ishte  i madh  intelektual ,

Politikan profesional ,

Profesionist , vizionar –

Intelektual largpamës shqiptar !...

 

Për figurën  impresive

Dhe  për veprat intensive –

Kemi veç  kujtime t’ mira ,

Pozitive dhe të dëlira !

 

Nga studimet  e deri në vdekje ,

Kontribuoi me shumë  përpjekje –

Për zgjerim  t’ arsimit shqip ,

Gjithë kah flitet bukë e krip !

 

Gjilani, Anamorava, Kosova

Dhe kudo shqiptarë kah ka –

Me respekt e  pietet

E nderojnë këtë personalitet !

 

E nderojnë me plot kujtim –

Vizionarin për arsim !

Liridashës,  atdhedashuri ,

Fanar drite për dituri  !

 

Xhavit Ahmeti , n’ amshim ka shkuar ,

Duke na lanë një rrugë të trasuar ,

Si t’ jetohet mbarë e mirë –

Që t’ mos rrojë populli n’ errësirë !

 

Prof. Dr. Xhavit Ahmeti –

Nderi i kombit për ne  mbeti !

 

Figurë e ndritshme  shqiptare –

N’ historinë  tonë kombëtare !

 

N’ mbarë Kosovë , n’ troje t’ Dardanit  ,

Posaçërisht në rreth t’ Gjilanit –

Përkrah Mulla Idrizit , Agim Ramadanit ,

Zija Shemsiut  e dëshmorëve t’ vatanit !...

 

Prof. Xhavit Ahmeti , ai vizionar trim –

Kontribut të madh ka dhanë në arsim !

Po në politikë, shkencë e në kulturë –

Kontributi i tij , nuk harrohet kurrë !

 

Ishte një njeri shumë i përkushtuar ,

Personalitet shumë i respektuar !

E kujtojnë Shkëlzeni, Bjeshkët e Rugovës –

Krenari e Gjilanit dhe e mbarë Kosovës !

 

Çdo institucion , çdo universitet ,

Do ta përkujtojnë këtë personalitet ,

Që na la zbrazësi n’ ndërtim të strategjisë –

Në rrugëtim të vendit n’ shtigje t’ ardhmërisë !

 

Emri i tij do t’ shkruhet me shkronja të arta ,

Qe  figurë kombëtare me vlera të larta !

Vlera  arsimore, kulturore , shkencore –

Në shërbim të vendit kudo  ishte prore !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 21.11.2015.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora