Kulturë
Neki Lulaj: Poetit pejan
E diele, 29.11.2015, 11:15 AM
Neki Lulaj
Kjo valigje e ekspozuar ne oborrin tim ne Gjermani ka dhe bar e mall Kosove
EKZOD
Ata ikin zvarrë e zvarrë shpirtplagosur zemërvrarë
Buzëçarë e te gjakosur qerpikët e syve lotpathatë
Loti rrjedh në gurrave te shpirtit lot i zemrës së helmosur
Shkon eksod si hu shkulur, hanë furtunën e pasosur.
Pa adresë kërkojnë muranë,kulmet kallë e murët vale
Ikine harrojnë vatrat e shkreta, kanë ftohtë në tramundanë
Duçit varur maje stapit të ngarkuar në cep krahu
Shjkon karvan i gjata zemër tretur mall për pragun.
Ikin ikin, ballërrudhur, si krrupnajat hapngatërruar
Plot me ëndrra, plot me shpresa ditë e re pa u aguar.
Rreckat jete, vogëlushë kërthinj kanë ngarkuar nëpër kokë
Kah po tretën, ku do shkopjnë, gurin vallë ku do ngulmojnë?
I rreh era e shtrëngata i njom shiu dhe një stuhi
Ikanak në stinët e jetës, udhë me dhunë e pa dëshirë
Një valixhe ngarkuar, plot me ar e arna mbeturine
Dheun e varreve dy gurë pragu dhe pak ujë e bar lëndine
Në grykë të vullkanit trup padjegur shpirt në palcë I përveluar
Zemra fshehur në guaskë, thellë më thellë i drynuar
Si nje relike i paharruar në dy gurë oxhaku të përvëluar
I shoqëron një plis mbi kokë, i ndjek hija e zbardhuar
,nepër kufi tela me gjemba jeta bëhet arkivol i zi
E në pragje zemrash mbin myshku, ndryshku, boshësi
POETIT PEJAN
(Takim me mikun, Sejdi Berisha)
Në kafenenë buzë Lumbardhit gjarpëror kujtoj valët e Drinit
Në Rugovë takoj me mall Haxhi Zekën që mban një flamur
E pres mikun indigjen me jambin e vargut të Dugagjinit
Mos po më vjen nga krahu i djathtë në dalje të parkut mbi urë?
Çurçurit rinia pejane me fjalë e tinguj të ëmbla si filli i mbresës
E mua mysafirit në pritje më shoqëron kombëtarja ”Bota sot”
Shfletoj e kullos sytë mbi ngjarjet aktuale pa pikën e pendesës
Ne rubrikën e Kulturës siç fryma e vargut Berishian frymon
Ne këtë zheg të nxehtë vere dielli derdhë rreze përcelluese
E kjo pritja është si Gllaniku i ngrohtë që i ngjan një dallge
Se ç`më ngjizën në shpirt këto metafora e vargje indigjene
Poeti Sejdi Berisha ka shtruar sofrën me rima e vargje Migjeniane
Po vjen nga ura e parkut si mëngjes vere me buzën në gaz
E në çdo rrudhë balli ka nga një Enciklopedi plot metaforë
Çdo varg poetik është është diell, hije mani është ar e filigran
Ai është shumë i afërt, mik njerëzor dhe i tëri hyjnor
I qetë si lumi i Buës, si agimi, si qelqi i praruar
Me kulturë dhe trashëgimi të lashtë stërgjyshore
Fjalët e tij lëshojnë në skena e libra dritë shqiptarije
Idhull u ndritshëm në letërsinë tonë …!