Kulturë
Ilir Muharremi: Për dashurinë e dyshimtë
E diele, 29.11.2015, 10:43 AM
Ilir Muharremi
Poezi
Për dashurinë e dyshimtë
I vuajturi shesh më shumë
Aty ka shumë të vërteta
Vuaj dhe vetëm vuaj derisa vdesë
Më lajmërohet dashuria, përnjëherë e cila më sfidon dhe qëndron përtej
Unë logjik disi përpiqem ta kontrolloj
Dështoj menjëherë
Pak mendjemadh në të këtu edhe më keq
Dridhem, ftohtë e kam, mërdhihem, e asgjësoj veten për dashurinë
Harroj mendime, aforizmat e mija për dashurinë
Jam një asgjë pranë dashurisë
I nënshtrohem shiut
Dergjem pranë jetës
Vdesë për dashurinë sepse e kuptoj
Nuk më valëvitë nga valët nëpër shkëmbinj
Si një lecke edhe pse jam tashmë momentalisht
Besoj në fjalët e dashurisë
Në nëntekstet ndoshta kanë prapavija unë besoj
Mendoj të nisem qindra kilometra për dashurinë
Nëse nuk ja vlen për logjiken për dashurinë po
Cilën ta zgjedhë?
Unë prapë pohoj për dashurinë.
Ndoshta gaboj, por ajo është mbi mua
Zemrën ma shkrin
Gjaku rrjedh më shpejtë
Asgjë për rreth s’ka rëndësi
Vetëm dashuri.
Nëse ec në drejtim të saj çka ka rëndësi?
Dashuria?
Kaq mundet te thuhet.
E egër për idiotet, për shfrytëzueset
Unë nuk i dua
I dua gratë e sinqerta që e duan veten dhe jetën
Ato tjerat as seksin nuk e duan.
Masturbojnë ndoshta me gishtërinjtë, por mendojnë për ne
Ëndrrat sa janë kontraste me atë që i thonë ato
S’ka rëndësi, kryesorja të derdhen për atë që mendojnë
Ajo flet buzëqeshur, shkrihet në çaste nga fjalët
Si t’i besoj përshtatjes?
Qëllimeve pas të cilave duhet të shkoj se jam i dashuruar
Ajo ndoshta përfiton
A ka rëndësi kjo për mua?
Unë shprehë dashurinë nga shpirti
Unë masturboj më mirë derdhem nga imazhet
Ndjejë pak dashuri
Gënjejë ndjejë diçka të vockël në mua
Njeriu identifikon dashurinë në përhumbjen e tij dhe vënien pas saj
Unë derdhem për veten dhe për të
Kjo është fantazi
I shkruaj ajo nuk përgjigjet
Më thërret vetëm në momente përfitimi
Kështu mendoj ndoshta nuk e qëlloj
Sepse e dashuroj
Por ajo a ndjen të njëjtën
A ka rëndësi kjo
Për logjiken time po
Logjika më mbron nga dashuria
Prapë mendoj për dashurinë
Të tjerët do të vrapojnë pas interesave të tyre
Ndoshta të ftohtë pranë dashurisë sime, nuk e di
Besoj se vetëm do kalojnë pranë pa u vërejtur
Kështu ajo më thotë flokëverdha kokë rrumbullake vetulla të gjatë sy të zinj
Kërkon të nisem pas saj dhe ajo pas meje
Kjo nisje rrugë plot fillime ecje zhvillime dhe mundime
Këtë e kam bërë edhe më herët asgjë nuk vlente
Asgjë si vetja
Isha humbës para dashurisë
Besoj në veten dhe e dua veten
Gënjej se e dua më shumë se dashurinë
Dashuria vazhdon me dyshime unë e dua, por ajo a më donë
Vetëm pas fjalëve bazohem e shkrij qenien time për të
Gaboj oh e mallkuara jetë
Ti më vure në këtë sprovë dhe unë vdesë për dashurinë
Në atë që dyshoj po sikur të ishte ë vërtetë
Nuk do shkruhej kjo poezi
Kjo dashuri nëse vazhdon me dyshime
Unë do të vazhdoj se e dua
Këtë e konstatoj me përhumbjen time në të dhe mungesën
Ajo edhe nëse e ka përfitim nga unë ja falë
Se e ndjej çastin e takimit
Buzëqeshjen e lehtë bindjen për të më pas për përftim biznesi
Sepse punon për biznes ajo
Unë nuk e shohë e as që e ndjejë ashtu
Unë e ndjejë dhe kërkoj të njëjtën nga ajo
Vazhdoj të mendoj kështu.....